By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 qershor
June 2, 2025
Rubio i shprehu ngushëllimet e tij Lavrovit për viktimat civile në rajonet Bryansk dhe Kursk
June 1, 2025
Ju politikanë mos harroni që shteti ndërtohet përditë dhe pandalshëm
June 1, 2025
Moti për pesë ditët e ardhshme
June 1, 2025
Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja dhe Suedia dhurojnë pajisje për mbrojtjen e pyjeve të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > BE-ja dhe Suedia dhurojnë pajisje për mbrojtjen e pyjeve të Kosovës
Bujqësi

BE-ja dhe Suedia dhurojnë pajisje për mbrojtjen e pyjeve të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/30 at 4:04 PM
Kosova Times Published November 30, 2022
Share
SHARE

Për të mbështetur luftimin e prerjeve ilegale në Kosovë, programi i pylltarisë i FAO-s, i bashkëfinancuar nga BE-ja dhe Suedia, i dorëzoi Agjencisë Pyjore të Kosovës pajisje të ndryshme terreni.

Gjashtë automjete pick-up me kamera dhe pajisje GPS të integruara për inspektime në pyje, pajisje GPS për mbledhjen e të dhënave në terren, kamera kurth dhe dylbi nate për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme pyjore iu dorëzuan Agjencisë në një ceremoni të organizuar në vendgjuetinë me rëndësi të veçantë “Blinaja”.

Në fjalimin e tij në këtë ceremoni, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, falënderoi Zyrën e BE-së në Kosovë, Ambasadën e Suedisë në Prishtinë dhe FAO-n për mbështetjen e Agjencisë Pyjore të Kosovës në adresimin e mangësive në kapacitetet njerëzore dhe teknike për luftimin e aktiviteteve ilegale në pyje.

“Paralelisht me avancimin e politikave dhe legjislacionit, rëndësi të veçantë ka sigurimi i mekanizmave logjistikë që ndihmojnë menaxhimin më të mirë të sektorit të pylltarisë. Pyjet mbulojnë mbi 40 për qind të territorit të Kosovës, prandaj janë pasuri kombëtare dhe duhet t’i mbrojmë, ndërsa vetë duhet të ndihemi vetëm si shfrytëzues të përkohshëm të këtyre pyjeve”, tha ministri Peci.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, përsëriti se mbrojtja e mjedisit, duke përfshirë menaxhimin dhe mbrojtjen e burimeve natyrore, duhet të jetë prioritet më i lartë i Qeverisë.

“Suedia e ka mbështetur sektorin e pylltarisë në Kosovë për shumë vite, mirëpo nuk kemi parë aq përparim, përkundër mbështetjes përmbajtësore nga Suedia, por edhe nga zyra e BE-së në Kosovë. Miratimi i ligjit të ri për pyjet dhe të strategjisë është parakusht për zbatimin me sukses të këtij Programi dhe për të arritur përparim në këtë sektor. Ne presim rezultate në këtë fushë, që është e një rëndësie vendimtare për menaxhimin në mënyrë të qëndrueshme të burimeve pyjore dhe për mbrojtjen e biodiversitetit”, tha ambasadori Westerlund.

Zëvendësshefi i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, gjithashtu u bëri thirrje të gjithë partnerëve që të organizohen dhe të mobilizohen, për të marrë përsipër përgjegjësitë dhe për t’u angazhuar plotësisht për mbrojtjen dhe shfrytëzimin më të mirë të pyjeve në mënyrë të qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

“Kosovarët duhet të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë kolektive për të ardhmen e pyjeve, që të raportojnë shfrytëzimin e paligjshëm të lëndës drusore me saktësi dhe transparencë më të lartë”, tha z. Biancardi.

Programi “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, i bashkëfinancuar nga BE-ja dhe Suedia, po i ndihmon autoritetet në Kosovë që të qeverisin më mirë dhe të sigurojnë shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve. Në veçanti, programi do të adresojë mungesat në kapacitetet njerëzore dhe teknike në Agjencinë Pyjore të Kosovës për të luftuar prerjet ilegale dhe veprimtaritë e parregullta në pyje.

Udhëheqësi i ekipit vendor të FAO-s për Programin e Pylltarisë, Naser Krasniqi, theksoi se programi është në proces të identifikimit të kontigjentit të radhës të pajisjeve që do të përdoren për zbulimin dhe luftimin e prerjeve, transportit dhe tregtimit ilegal në pylltari, si dhe të zjarreve pyjore.

“Ne jemi të bindur se këto pajisje do të përdoren me efikasitet të lartë nga APK-ja dhe do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të menaxhimit të qëndrueshëm dhe të mbrojtjes së pyjeve”, shtoi z. Krasniqi.

Pas dorëzimit të automjeteve dhe pajisjeve, programi për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve do të organizojë aktivitete të ngritjes së kapaciteteve të personelit të Agjencisë Pyjore të Kosovës për përdorimin e duhur të këtyre pajisjeve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Bujqësia nuk është e së shkuarës, por e ardhmja ekonomike e Kosovës

Hapet edicioni i 25-të i panairit `AGROKOS & Agroturizëm 2025`

Shala pohon nisjen e hetimit mbi dyshimet në fabrikën e mbetjeve shtazore

OVK promovon librin për historinë e veterinarisë shqiptare të autorit Dr. Ymer Elezi

Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade

Kosova Times November 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Franz-Lothar Altmann për Demostat: Është e paqartë se si është kryer një sulm i tillë i organizuar pa mbështetjen e fuqishme të autoriteteve apo organizatave nga Serbia

Kosova Times Kosova Times September 28, 2023
44 vjet nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë
Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Autori i idesë për të shkëputur Rusinë nga SWIFT mund të drejtojë Departamentin e Shtetit nën Trump
Arrestohet në Kosovë shtetasja e Shqipërisë që po kërkohej ndërkombëtarisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?