By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i tmerrshëm në një tunel në Austri, zjarrfikësit publikojnë fotot. Kroat i vrarë
January 15, 2026
Bloomberg: Amerika po tërhiqet nga sulmi ndaj Iranit pas premtimeve
January 15, 2026
Një burrë afgan përdhunoi një grua në Suedi, e hodhi në një pus. Atij iu dha e drejta për të “dalë në qytet”
January 15, 2026
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit serb në Kosovë
January 15, 2026
Gërvalla: Reçaku mbetet kujtim dhe zotim për drejtësi
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO
Rajon / Botë

Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO

Kosova Times
Last updated: 2022/11/30 at 7:22 PM
Kosova Times Published November 30, 2022
Share
SHARE

Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha ministri i Jashtëm Nicu Popescu, duke shtuar se neutraliteti i shtetit të tij është pjesë e Kushtetutës së vendit.

Por, Popescu, që foli me gazetarët në margjinat e samitit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht më 30 nëntor, tha se neutraliteti i Moldavisë nuk nënkupton vetëizolim, çmilitarizim ose indiferencë ndaj çështjeve botërore.

Ministrat e NATO-s gjatë takimit dyditor u zotuan se do t’i ofrojnë “mbështetje më të fortë” Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, shtete këto që sipas sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg, “po përballen me presion nga Rusia” pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Moldavia, një prej shteteve më të varfra të Evropës, ka pranuar qindra mijëra refugjatë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës dhe po ashtu është prekur nga reduktimet e energjisë për shkak të sulmeve të Moskës ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase.

Popescu tha se hapësira ajrore e Moldavisë është shkelur nga raketat ruse që kanë pasur për cak Ukrainën dhe se raketat ruse madje kanë rënë në territorin moldav.

“Ne jetojmë në një rajon të vështirë, të prekur nga agresioni brutal i Rusisë kundër Ukrainës, një fakt që ka pasoja dramatike për shtetin tonë”, tha Popescu.

Moldavia, që kufizohet me Ukrainën dhe me anëtaren e NATO-s, Rumaninë, javën e kaluar paralajmëroi qytetarët që të bëhen gati për një dimër të ashpër, pasi tha se po përballet me “krizë akute” të energjisë, krizë që rrezikon të rrisë pakënaqësinë qytetare.

Në fund të takimit të ministrave të NATO-s, Stoltenberg në konferencën për media tha se aleanca do të rrisë mbështetjen për këto tri shtete, pa ofruar detaje të tjera.

“Mësimi që kemi nxjerr nga Ukraina është se ne duhet t’i mbështesim këto shtete tani”, tha Stoltenberg.

“Këto shtete preken nga ndikimi rus në shumë mënyra, por është më mirë që këto shtete të mbështeten tani sesa më vonë të shohim zhvillime që absolutisht shkojnë në drejtim të gabuar, ashtu siç pamë me pushtimin e Ukrainës më herët gjatë këtij viti”, shtoi ai.

Frika se konflikti në Ukrainë mund të përhapet ka vazhduar të mbretërojë që nga nisja e pushtimit rus, pasi ka shqetësime se Moska mund të tentojë të krijojë një korridor tokësor përmes Ukrainës jugore për në rajonin e shkëputur të Transnjestërit në Moldavi.

Në këtë rajon të shkëputur, Rusia ka vendosur afër 1.500 ushtarë të cilët thuhet se ruajnë në depo të madhe të armëve që ishte ndërtuar në kohën sovjetike.

Përveç këtyre trupave pranë kësaj depoje, Rusia po ashtu ka edhe 400-500 ushtarë të tjerë në rajon, që thuhet se janë trupa paqeruajtëse. Këto trupa janë në këtë rajon që nga përfundimi i luftës më 1992 mes Moldavisë dhe Transnjestërit. Konflikti përfundoi pas një armëpushimi, të cilin e mbikëqyrin trupat ruse.

You Might Also Like

Aksident i tmerrshëm në një tunel në Austri, zjarrfikësit publikojnë fotot. Kroat i vrarë

Bloomberg: Amerika po tërhiqet nga sulmi ndaj Iranit pas premtimeve

Një burrë afgan përdhunoi një grua në Suedi, e hodhi në një pus. Atij iu dha e drejta për të “dalë në qytet”

Ish-zëvendësministri rus gjendet i vdekur. Media: Një armë gjendet pranë trupit

Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi

Kosova Times November 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Supremacioni fals!

Kosova Times Kosova Times September 18, 2024
Rekord i ri i inflacionit në Eurozonë
Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave
Amazon ofron trajnime falas për përdorimin e inteligjencës artificiale
Zjarr në malin e Tomorrit, avioni rumun nis ndërhyrjen nga ajri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?