By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë
June 9, 2023
Haradinaj: Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur, kjo është thirrja ime e fundit për të
June 9, 2023
ShBA me pako të ndihmës ushtarake mbi dy miliardë dollarëshe për Ukrainën
June 9, 2023
Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?
June 9, 2023
Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri
June 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vritet lideri i IS-it
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Vritet lideri i IS-it
Rajon / Botë

Vritet lideri i IS-it

Kosova Times
Last updated: 2022/11/30 at 8:59 PM
Kosova Times Published November 30, 2022
Share
SHARE

Lideri i grupit militant Shteti Islamik (IS), Abu al-Hassan al-Hashimi al-Qurayshi, është vrarë në një betejë, tha zëdhënësi i grupit, duke mos dhënë më shumë detaje.

Al-Qurayshi është lideri i dytë i IS-it që është vrarë gjatë këtij viti, në kohën kur ky grup ekstremist po tenton që të ngrihet sërish, duke tentuar që të aktivizojë celulat e saj për të kryer sulme vdekjeprurëse në Irak dhe Siri.

Pak dihet për al-Qurayshi, i cili mori udhëheqjen e grupit pas vdekjes së paraardhësit të tij, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, i cili u vra gjatë një aksioni të Shteteve të Bashkuara të kryer në shkurt në veriperëndim të Sirisë.

Vrasja e Al-Qurayshi është një goditje ndaj grupit militant i cili u mposht në Irak më 2017 dhe dy vjet më vonë në Siri. Njoftimi i zëdhënësit të IS-it, Abu Omar al-Muhajer, vjen në kohën kur IS-i po tenton të kryejë sulme vdekjeprurëse në disa pjesë të Sirisë dhe Irakut, ku ekstremistët më herët e kishin shpallur një kalifat.

“Ai vdiq duke luftuar armiqtë e Zotit, duke vrarë disa prej tyre para se të vritej si një burrë në fushëbetejë”, tha al-Muhajer.

Zëdhënësi tha se Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurayshi është emëruar udhëheqës i ri i grupit militant.

Uashingtoni është pyetur për vrasjen e al-Qurayshit dhe zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby tha: “Ne mirëpresim lajmin për vdekjen e një tjetër lideri të IS-it. Nuk kam detaje të tjera tani për tani për këtë ngjarje”.

Al-Qurayshi është lideri i tretë i vrarë që kur themeluesi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra nga amerikanët në tetor të vitit 2019.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit të IS-it.

You Might Also Like

Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë

ShBA me pako të ndihmës ushtarake mbi dy miliardë dollarëshe për Ukrainën

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

Premtimet zgjedhore në Mal të Zi: Prej turshive deri te banesat dhe rritja e pagave

Kosova Times November 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Një javë në Bahmut, ku Rusia po përpiqet t’i thyejë ukrainasit

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Çfarë i shkaktoi protestat në Iran?
Londra mban një minutë heshtje në prag të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II
Vitia: Sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë
Trepça ’89 dhe Gjilani ndajnë pikët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?