By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet
January 23, 2026
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi i drejtohet Qeverisë: Për vrasjen e gruas shtatzënë, pranoni fajin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi i drejtohet Qeverisë: Për vrasjen e gruas shtatzënë, pranoni fajin
Lajme

Krasniqi i drejtohet Qeverisë: Për vrasjen e gruas shtatzënë, pranoni fajin

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 7:40 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

Pranim të fajësisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë, kërkon kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kreu i partisë opozitare deklaron se ky është hapi i parë që duhet të ndërmarrë Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti.

“Hapi i parë për të rregulluar diçka është ta pranoni fajin”, shkroi  Krasniqi në Facebook.

“Ju vazhdoni të shfajësoheni, duke bërë të gjithë fajtorë, opozitën, shoqërinë, mësuesit, policinë, gjykatësit, mjekët, por asnjëherë, ama asnjëherë, veten dhe ministrat e tu”, deklaroi Krasniqi, duke iu drejtuar Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se nuk pret dorëheqje as llogaridhënie nga askush nga Qeveria. “Për të dhënë dorëheqje, duhet të kesh integritet, moral dhe etikë, të jesh i përgjegjshëm e profesional. Ju nuk keni këso profile në kabinetin tuaj. Keq, shumë keq!”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka kritikuar Kryeministrin Kurti për reagimet lidhur me këtë rast.

“Prej skandalit në skandal! Pas një reagimi jodinjitoz e fyes mbrëmë, Kryeministri sot paska fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje”, u shpreh kryetari i PDK-së.

“Po thotë se kemi pak policë e shumë familje. E para, 18 prej atyre policëve, Kryeministër, i mban vetëm ti personalisht për mbrojtjen tënde, nuk e di se prej kujt po mbrohesh?”.

Kryetari i PDK-së ka shkruar se me këtë lloj qeverisje dhe me këtë trend të ikjes së të rinjve gjatë mandatit të Kurtit, shumë shpejtë Kosova do të ketë përgjysmë më pak familje e përgjysmë më pak  policë.

Mes tjerash, ai ka rikujtuar se sot janë bërë 101 ditë pa ministër të Shëndetësisë, duke shtuar se  dorasi i dyshuar është ende në arrati. “Ku është reagimi shtetëror? Kush do të merret me të, edhe nëse arrini që ta kapni?”.

Ndërkohë, pas vrasjes së gruas shtatzënë, akt që dyshohet se është kryer nga ish bashkëshorti i saj, edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në reagimin e tij, kërkoi dorëheqje të menjëhershme të ministrit të Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Arsyetimi i pandershëm i kryeministrit Kurti, shefit të Xhelalit dhe Albulenës, ku fajtorët sipas tij janë qielli i pistë dhe familjet e Kosovës, paraqet vetëm shmangie nga përgjegjësit e vërtetë, gjeneralizim të problemit dhe justifikim i dështimit hiearkik polici – drejtësi”, deklaroi Lushtaku.

Sipas tij, dështimet e njëpasnjëshme në ofrimin e sigurisë kolektive kanë përgjegjës, kanë emër dhe mbiemër. “Me në krye kryepërgjegjësin – kryefajtorin Kryeminstrin Kurti”.

Një grua shtatzënë është vrarë të mërkurën në mbrëmje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Ajo priste që të enjten të kryente lindjen, por u vra nga një person, që dyshohet se është ish bashkëshorti i saj me të cilin ishin të ndarë.

You Might Also Like

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një person në Vushtrri, i dehur shtiu me armë zjarri në një lokal

Kosova Times Kosova Times February 12, 2025
Fjalimi i fundit i Modric në Bernabeu. “Për të përfunduar, do të them një frazë që më pëlqen shumë”
Rama e D`Alema takohen me Osmanin
Kryeministri Kurti udhëton për në Paris të Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes
Kungull i njomë Bolognese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?