By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”
November 20, 2025
Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së
November 20, 2025
Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`
November 20, 2025
Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës
November 20, 2025
Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RFE/RL dënon ndërprerjen e transmetimit të Radios Evropa e Lirë në 13 qytete afgane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > RFE/RL dënon ndërprerjen e transmetimit të Radios Evropa e Lirë në 13 qytete afgane
Rajon / Botë

RFE/RL dënon ndërprerjen e transmetimit të Radios Evropa e Lirë në 13 qytete afgane

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 8:42 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

Radio Evropa e Lirë dënoi vendimin e Qeverisë afgane, e cila udhëhiqet nga talibanët, për ndërprerjen e transmetimit të saj në 13 qytete afgane.

REL-i tha se do të vazhdojë transmetimit nga jashtë vendit, pavarësisht vendimit afgan, thuhet në njoftimin për media të 1 dhjetorit.

Në këtë njoftim thuhet se transmetimet e Radio Azadit – shërbim i Radios Evropa e Lirë në Afganistan – kanë qenë element kryesor i jetës së përditshme në Afganistan, dhe se programet e radios janë dëgjuar në mjedise publike, nga tregjet deri te taksitë.

“Radio Evropa e Lirë nuk do të ndryshojë përmbajtjen e saj për t’iu përshtatur talibanëve”, tha presidenti i REL-it, Jamie Fly, i cili shtoi se tani do të gjinden opsione përmes platformave tjera për të arritur tek audienca në Afganistan.

“Ne e dimë nga përvoja se audienca jonë bën përpjekje të mëdha për të na gjetur”, tha ai. “E vërteta nuk mund të shtypet plotësisht”.

Abdul Haq Hammad, një zyrtar në ministrinë e Informacionit në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët, shkroi në Twitter më 1 dhjetor, se transmetimet në radio do të ndërpriten për të gjitha mediat e financuara nga ShBA-ja.

Zëri i Amerikës tha gjithashtu se u hoq nga transmetimi.

Hammad tha se ka “mospërputhje me parimet gazetareske dhe transmetime të njëanshme” nga ana e mediave të pavarura të financuara nga ShBA-ja.

Në përgjigje të ndalimit të transmetimit nga talibanët për të gjitha mediat që financohen nga Qeveria amerikane, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM), Amanda Bennett, tha se kjo është përpjekje e talibanëve për të kufizuar qasjen e qytetarëve afganë më informacionet e pa-censuruara.

“Populli i Afganistanit ka të drejtë të dijë të gjitha faktet, përfshirë informacionin që talibanët shpresojnë të censurojnë, në këtë sulm flagrant ndaj lirisë së shtypit”.

“Qeveritë represive në mbarë botën, si kjo, e kuptojnë qartë fuqinë e mediave të pavarura – prandaj shpenzojnë kaq shumë kohë dhe përpjekje për t’i luftuar ato”, shtoi ajo.

Një hulumtim i fundit i bërë nga Agjencia Amerikane për Media Globale, agjenci e pavarur federale që ka për mandat promovimin e lajmeve të paanshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë jashtë SHBA-së, thotë se mbi gjysma e të anketuarve afganë, të moshës së rritur, kanë dëgjuar çdo javë përmbajtjen e Radio Azadit.

Kjo agjenci mbikëqyr Radion Evropa e Lirë, Radion Azia e Lirë, Zërin e Amerikës, dhe transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë të financuar nga ShBA-ja.

Pavarësisht presionit të konsiderueshëm nga talibanët, REL-i ka vazhduar të ofrojë mbulim të historive të shtypura nga mediat shtetërore afgane, në temat si ekstremizmi i dhunshëm, trajtimi i grave dhe vajzave, dhe komuniteti LGBT, thuhet në njoftimin për media.

Radio Azadi dhe Zëri i Amerikës në Afganistan prej disa vitesh transmetojnë 24 orë në frekuencat FM, në disa qytete të mëdha.

Sipas grupeve që mbrojnë median e lirë, që kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021, Qeveria ka ushtruar presion mbi media.

Shumë gazetarë janë sulmuar ose burgosur, dhe punonjëseve gra nëpër media u është ndaluar të punojnë.

Për shkak të këtyre presioneve dhe problemeve ekonomike, dhjetëra televizione private, radio dhe media të shkruara kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre në Afganistan, duke lënë pa punë qindra gazetarë dhe punonjës të medias.

You Might Also Like

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi

Rusia ka filluar të shesë rezervat e saj të arit për herë të parë për të financuar buxhetin ushtarak të Putinit

Erdogan refuzoi të lejonte një aeroplan rus me 600 pasagjerë të hynte në Stamboll, pasi një trageti turk iu ndalua të hynte në Soçi

Të paktën 190 jetimë ushtarakë rusë vdiqën në luftën me Ukrainën

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq për CNN: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Kosova asnjë

Kosova Times Kosova Times May 31, 2023
Gjykata e Illinois e ndalon Trump të kandidojë në zgjedhjet paraprake
Një dron u rrëzua në rajonin e Moskës. 100 fluturime të vonuara në aeroporte
Në Gjermani, një vendas nga Siria u dënua me burgim të përjetshëm për sulme me thikë
BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Bjellorusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?