By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria ukrainase: Forcat ruse po sulmojnë në lindje dhe kanë forcuar pozicionet në jug
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria ukrainase: Forcat ruse po sulmojnë në lindje dhe kanë forcuar pozicionet në jug
Rajon / Botë

Ushtria ukrainase: Forcat ruse po sulmojnë në lindje dhe kanë forcuar pozicionet në jug

Kosova Times
Last updated: 2022/12/01 at 4:48 PM
Kosova Times Published December 1, 2022
Share
SHARE

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat shtetërore janë duke vazhduar luftimet në rajonin lindor Donjeck, derisa në jug, trupat ruse kanë forcuar pozicionet e tyre dhe kanë bombarduar Hersonin.

Forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e Hersonit muajin e kaluar.

Në pjesën më të madhe të Ukrainës, punëtorët teknikë janë duke punuar për të rikthyer furnizimet me energji, pas dëmeve të mëdha në rrjet që kanë shkaktuar bombardimet ruse.

Për pasojë, miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa temperaturat sa shkojnë e ulen.

Sipas ushtrisë ukrainase, Donjecku mbetet zona ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.

Sipas saj, trupat ushtarake ruse janë duke krijuar linja të mbrojtjes në drejtim të qytezës së Limanit, dhe se ato janë duke u përforcuar me personel, municion dhe naftë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është duke marrë hapa shtesë për të luftuar veprimet e ushtrisë ruse, por pa dhënë më shumë hollësi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë janë zotuar për më shumë ndihmë financiare dhe dërgim të pajisjeve ushtarake në Ukrainë, për të rritur kapacitetet e Kievit për luftë.

Ata i kanë bërë të ditura këto qëndrime pas një takimi që kanë zhvilluar ministrat e Jashtëm të NATO-s në Bukuresht.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë në fund të takimit në Bukuresht se strategjia e Rusisë për shënjestrim të infrastrukturës ukrainase të energjisë nuk do të përçajë mbështetësit e Ukrainës.

Lufta në këtë shtet ka nisur më 24 shkurt të këtij viti.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata

Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze

Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit

Rrufeja godet tubimin pro-Bolsonaro në Brazil, dhjetëra të plagosur

Ish-senatori francez i fut MDMA-në në shampanjën e kolegut të tij

Kosova Times December 1, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Francezja Annie Ernaux fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
Pa marrë Serbia përgjegjësinë dhe pa pranuar fajin për të gjitha veprimet kundër Kosovës, vazhdimi i dialogut është tërësisht i pakuptimtë
Rubio: A ia vlen që SHBA të jetë ndërmjetëse në negociatat mes Moskës dhe Kievit?
Kritiku i Kremlinit dënohet me 25 vjet burgim
Pse hesht Rusia në frontin ballkanik?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?