By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin
January 29, 2026
Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në
January 29, 2026
Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle
January 29, 2026
Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan
January 29, 2026
Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MBPZhR mbajti konferencën me donatorë për sektorin e bujqësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > MBPZhR mbajti konferencën me donatorë për sektorin e bujqësisë
Bujqësi

MBPZhR mbajti konferencën me donatorë për sektorin e bujqësisë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/02 at 7:38 PM
Kosova Times Published December 2, 2022
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci organizoi konferencën me donatorët e sektorit të bujqësisë me titull “Orientimet strategjike për zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural” në të cilën morën pjesë përfaqësues nga organizata të shumta botërore, siç janë: Komisioni Evropian, Banka Botërore, USAID, GIZ, FAO, JICA, UNDP, etj.; të cilat ndër vite e kanë mbështetur sektorin e bujqësisë kosovare përmes projekteve të shumta.

Në hapjen e kësaj konference, fjalën e tij kryesore përshëndetëse e pati Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i cili para të pranishmëve potencoi sukseset e arritura në aktivitetet për të përmbushur prioritetet dhe obligimet e saj në përmirësimin e politikave, avancimin e legjislacionit, rritjen e transparencës, si dhe sfidat me të cilat përballet MBPZhR-ja në kryerjen e obligimeve, e që në disa prej këtyre rasteve nevojitet përkrahje e partnerëve ndërkombëtar nga sektori të cilin Ministri Peci e drejton.

“Përmes përkrahjes së partnerëve tanë, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencitë në vartësi të saj deri më tani kanë përfituar projekte përmes së cilave janë ngritur kapacitetet si ato njerëzore ashtu edhe ato të hartimit të politikave. Kemi arritur që me buxhet vetanak, të rrisim mbështetjen financiare për bujqit deri në 70 milionë Euro, ndërsa synojmë që kjo shifër të arrijë 100 milionë”, tha në fjalimin e tij hyrës Ministri Peci. Ai gjithashtu shtoi se prania e korit diplomatik sot në këtë takim është tregues i qartë i vullnetit për të qenë bashkëshoqërues dhe bashkë-kontribuues i përpjekjeve tona drejt avancimit të sektorëve që portfolio i MBPZhR-së mbulon.

Në këtë konferencë, nga Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani para të pranishmëve paraqiti dy prezantime, njëra me titull “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, në të cilin u prezantuan objektivat strategjike dhe specifike të Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028 dhe objektivi i përgjithshëm i Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030. Përmes prezantimit të dytë me titull “Projektet potenciale për zhvillim të Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, Sekretari Hasani paraqiti disa prej projekteve potenciale të identifikuara në bazë të sektorëve potencialë, siç është sektori i bujqësisë, pylltarisë dhe sigurisë ushqimore.

Nga kjo tryezë mjaft e rëndësishme në të cilën morën pjesë përfaqësues të organizatave të shumta ndërkombëtare morëm konfirmimin e partnerëve ndërkombëtar se do të vazhdojnë përkrahjen për avancimin e sektorit të bujqësisë aspektin e zhvillimit të resurseve të brendshme humane, qasje në financa dhe financim të projekteve kapitale. Gjithashtu, pjesë e konkluzioneve për të cilat palët pjesëmarrëse u dakorduan për realizim të tyre ishte se konferenca të tilla duhet të organizohen më shpesh dhe ato duhet të jenë të koordinuara mes donatorëve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Kosova Times December 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE: Nuk ka vend mes nesh për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Struga fiton ndeshjen e parë kundër Pyunik Yerevan
Gjenden dhjetë trupa të mbytur pas fundosjes së anijes në Drinë
KQZ: 5,571 shtetas janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës
Haradinaj takon Gjeneralin amerikan, i falemnderon ushtarakët e ShBA-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?