By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehaj: Kosova angazhoet per ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mehaj: Kosova angazhoet per ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon
Lajme

Mehaj: Kosova angazhoet per ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon

Kosova Times
Last updated: 2022/12/02 at 3:39 PM
Kosova Times Published December 2, 2022
Share
SHARE

“Republika e Kosovës si gjithmonë angazhohet maksimalisht për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global”. Ky ishte mesazhi kryesor i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë fjalimit të tij në Forumin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC+WB) të mbajtur në Vjenë para homologëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj theksoi se forumi përkatës ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndajmë interesat dhe qëllimet tona duke qenë së bashku në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin për Bashkëpunim të Evropës Qendrore në fushën e mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar homologen, njëherit nikoqiren e forumit, ministren e Mbrojtjes të Republikës së Austrisë, Klaudia Tanner.

Me këtë rast, Ministrja Tanner shprehu vlerësimet e saj në lidhje me avancimet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, qëndrimin proevropian sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes, përmes trajnimeve të përbashkëta ndërmjet forcave të dyja shteteve.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj falënderoi për ftesën si dhe për pjesëmarrjen e autoriteteve austriake në konferencën “FSK dhe partnerët”, për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, si dhe i kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale, në NATO dhe BE.

Gjithashtu në margjinat e këtij forumi, Ministri Mehaj takoi edhe ministrin kroat të mbrojtjes, Mario Banozic.

Me këtë rast, Ministri Mehaj ritheksoi se miqësia me shtetin kroat daton qysh herët.

“Si dy shtete që kemi një të kaluar të ngjashme, kuptojmë shumë mirë seriozitetin e situatës aktuale gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit të shteteve të Evropës në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor, aty ku vërehen haptazi tendencat e ndikimit rus” tha ai.

Në vazhdim dy ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes dhe forcave të të dyja shteteve, që do të avancoj edhe me nënshkrimin sa më parë të marrëveshjes SOFA, që do thelloj dhe konkretizoj edhe më shumë bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime në shërbim të paqes në rajon, por edhe më gjerë.

Në vazhdim, Ministri Mehaj rikujtoi se e kaluara është mësim që nuk përsëritet më, andaj qëllimet tona janë të qarta, e ardhmja jonë është pranë familjes së madhe të Bashkimit Evropian dhe aleancës së NATO-s.

Në fund, ai ritheksoi se në rrugëtimin tonë kemi aleat Kroacinë, ashtu si edhe shumë shtete të tjera partnere që vlerësojnë pozicionimin proevropian të Republikës së Kosovës dhe të shtetasve tanë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times December 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Lepenci ngufatet nga mbeturinat

Kosova Times Kosova Times August 25, 2024
Putin e viziton Krimenë në përvjetorin e aneksimit
“Dënime të buta”: Mbi 230 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve
Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK
Një nga aleatët më të afërt të Ukrainës po financon në të vërtetë luftën e Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?