By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ACG fitues i 28 Nëntorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > ACG fitues i 28 Nëntorit
Sport

ACG fitues i 28 Nëntorit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 10:46 AM
Kosova Times Published December 3, 2022
Share
SHARE

Sikurse në të gjitha shtetet evro-perëndimore, edhe në Itali mërgimtarët organizuan aktivitete të larmishme për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përderisa shoqata dhe organizata të ndryshme organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një grup i të rinjve kosovarë nga Provinca e Trevisos, më datat 26 dhe 27 Nëntor 2022 në One di Fonte (TV-Itali) organizuan një Turnir madhështorë në Futboll të Vogël.

Ngjarje e madhe sportive

Për dy ditë rresht në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe në turnirin tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.

Turniri fillojë me intonimin e himnit kombëtar, ndërsa më pas, organizatori Bajram Jupaj i përshëndeti të gjithë të pranishmit në Sallën e Sporteve duke i falënderuar për pjesëmarrjen, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të mira në këtë turnir.

Ndeshja inauguruese e këtij turniri ishte mes ekipeve STOLLIQT-AZ COSTRUZIONI, për të vazhduar me ndeshjet vijuese sipas shortit të hedhur paraprakisht.

Ditën e parë, më 26 Nëntor u zhvillua faza e parë e ndeshjeve mes ekipeve të ndara në grupe, për të vazhduar të dielën më 27 Nëntor me ndeshjet e fazës finale (8 ekipe), me kualifikime të drejtpërdrejta.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve ACG dhe STOLLIQT ishte një finale e papërsëritshme.

Koha e rregullt e ndeshjes finale përfundojë me rezultatin baras, 5 me 5. Mirëpo edhe pas lojës shtesë të dyja ekipet e shënuan edhe nga një gol, dhe përsëri ndeshja përfundoj baras, 6 me 6, për çka ekipin fitues e përcaktuan penaltitë.

Sipas dakordimit të dy ekipeve me referin e ndeshjes Girardi Nereo, u ekzekutuan nga dy penalti, nga të cilat më i suksesshëm dhe me fat u tregua ekipi ACG, edhe pse me vetëm një gol të shënuar, me meritë e rrëmbeu vendin e parë në turnirin tradicional të “28 Nëntorit”.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan Flamurin Kombëtar dhe madhështuan festën e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turnirët e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siç ishte ky i fundit në One di Fonte, ku përveq 20 ekipeve me nga 10 lojtarë (200 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), për dy ditë rresht, ndeshjet i përcjellën edhe mbi 400 shikues, që i bie se numri i përgjithshëm i pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në këtë turnir ishte rreth 700, numër ky i paarritshëm në çdo aktivitet tjetër të mërgatës në Itali.

Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Bajram Jupaj në emër të Këshillit Organizativ filloj me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët dhe më meritorët e këtij turniri.

Ndarja e mirënjohjeve filloj me sponsorët e këtij turniri, të atyre që kontribuuan për mbulimin e shpenzimeve të këtij aktiviteti sportiv; “Capital Group”, “Gashi”, “Edil Shala”, “SHEF Idraulica”, “Ecocoperture”, “Diar”, “Redil”, “Shani Vilson”, “Fll. Bekteshi”, “Gashi Team” dhe Petrit Gashi.

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;

-Golashënuesi i parë: Adonis Krasniqi (13 gola të shënuar) nga ekipi “Costruzioni Shani”.

-Lojtari më i mirë: Fejza Kastrati (nga ekipi ACG),

-Portieri më i mirë: Ismet Kodra (nga ekipi T.F.U Reggio Emiglia), i cili me nder dhe krenari e trashëgon emrin e babait të tij, i rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

Organizatori me mirënjohje e nderoi edhe veteranin e futbollit, portierin më të vjetër të këtij turniri, z. Xhemajli Hajdaraj, për të ardhur kështu edhe tek momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, të nderimit me nga një kupë, mjete financiare dhe medalje për tre vendet e para:

-Vendi i tretë, mjete materiale, kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit “Costruzioni Shani”,

-Vendi i dytë, mjete materiale, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit “Stolliqt”,

-Vendi i parë, mjete materiale, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit “ACG”.

Kur jemi në këtë segment, duhet falënderuar referët profesionist: Ivan Alburnio dhe Girardi Nereo të cilët janë më meritorët për mbarëvajtjen e të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.

Vlen për të përshëndetur edhe kontributin e DJ-it, vëllezërve Faton dhe Jeton Jashari, të cilët mundësuan zërimin dhe na dhuruan momente të këndshme festive, me këngë e valle patriotike nga trevat e ndryshme të trojeve etnike.

Ky shkrim do të mbetej i mangët pa i përmendur emrat e të gjitha 20 ekipeve pjesëmarrëse:

1)    Shala Coperture,

2)    Zëri i Atdheut,

3)    Rinia e Kosovës,

4)    Stolliqt,

5)    AZ Costruzioni,

6)    Thaqi Srl,

7)    2 Korriku,

8)    ACG,

9)    Vendlindja,

10)  Edil Shala,

11)  Rinia e Bashkuar

12)  Edil Sinani,

13)  Vllaznia,

14)  Edil Buçaj,

15)  Kuq e Zi,

16)  FC Fadil Guraziu,

17)  FC Ballkani,

18)  Vilson Shani,

19)  T.F.U Reggio Emiglia,

20)  Pavarësia

Turniri në Futboll të Vogël për nder të kremtes më të madhe kombëtare, e dëshmoi katërçipërisht se, për shqiptarët nuk ka vlerë asnjë ideologji fetare apo partiake, ka vlerë kombi ynë, ka vlerë ndjenja jonë shpirtërore, ka vlerë qëllimi ynë fisnik i bashkimit të trojeve tona etnike.

Krejt në fund ia vlen për të theksuar se, kësaj radhe, në këtë turnir dhe për herë të parë në Itali, prezent ishte edhe Televizioni Diaspora, i cili i përcjelli nga afër ndeshjet përmes korrespondentit të rregullt në shtetin italian.

Florim ZEQA

You Might Also Like

FSHF vjen me një tjetër njoftim për biletat Shqipëri-Serbi

Shqipëri-Serbi, arrestohen 3 persona për shkak të biletave

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para miqësores me Armeninë

Gjyqtarët shqiptare do të ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë-Armeni

Vendoset e gurthemeli i pishinës gjysmë olimpike në Obiliq

Kosova Times December 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut priten nga presidentja Osmani
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
WSJ: Irani ndihmoi Hamasin të përgatiste sulmin ndaj Izraelit
Bizneset ftohen të aplikojnë për Tregun Veror në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?