By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një vajzë 12-vjeçare mes të vdekurve, spitali është goditur nga Rusia
September 28, 2025
Nuk keni provuar kurrë patate të pjekura si këto: Mbushja është diçka e veçantë dhe është e lehtë për t’u përgatitur
September 28, 2025
Shija që ju bën të udhëtoni për në Hungari: Përgatiteni në shtëpi pa asnjë problem
September 28, 2025
BBC: Turizmi masiv pothuajse shkatërroi ‘perlën e Adriatikut’. Ata po kundërpërgjigjen me këto lëvizje
September 28, 2025
Në sofrën poetike të Matit: Kur poetët bëhen një frymë
September 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin
Rajon / Botë

Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 11:49 AM
Kosova Times Published December 4, 2022
Share
SHARE

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar katër persona të dielën, të cilët akuzoheshin se kanë punuar për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, Mossad, tha media shtetërore IRNA. Ndërkaq, tre persona të tjerë janë dënuar me dënime të gjata me burg.

IRNA tha se Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar për arrestimin e një rrjeti njerëzish, që pretendon se janë të lidhur me agjencinë izraelite. Kjo gardë tha se anëtarët e këtij rrjeti kishin të kaluar kriminale dhe kishin tentuar që të prishnin sigurinë e shtetit.

Izraeli dhe Irani janë armiq rajonalë dhe Irani vazhdimisht njofton për ndalimin e njerëzve që thotë se spiunojnë për shtete të huaja, përshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Irani nuk e njeh Izraelin dhe mbështet grupet e armatosura anti-izraelite në mbarë rajonin, sikurse Hezbollah dhe Hamas.

Anëtarët e rrjetit vodhën dhe shkatërruan pronë publike dhe private dhe rrëmbyen qytetarë dhe i morën në pyetje, raportoi IRNA. Kjo media tha se këta persona kanë spiunuar dhe kanë marrë paga nga Mossadi në formë të kriptovalutave. Autoritetet iraniane nuk kanë paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime.

IRNA identifikoi të burgosurit e ekzekutuar si Hossein Ordoukhanzadeh, Shahin Imani Mahmoudabadi, Milad Ashrafi dhe Manouchehr Shahbandi. Ndërkaq, tre anëtarët e tjerë të grupit u dënuan nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, tha agjencia e lajmeve iraniane.

Personat e ekzekutuar ishin arrestuar dhe dënuar me vdekje në qershor, nën akuzat për “bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin”.

Gjykata Revolucionare e Iranit vazhdimisht shqipton dënime me vdekje, edhe pse mbetet e paqartë se cila gjykatë kishte ngritur aktakuzë për këta persona në qershor.

Gjykata Revolucionare e Iranit u themelua pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe njihet për shqiptimin e dënimeve të ashpra për ata që kundërshtojnë udhëheqjen klerike të Iranit.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 persona më 2021, apo më shumë se gjysmën e numrit të ekzekutimeve të regjistruara në mbarë Lindjen e Mesme po të njëjtin vit.

Irani dhe Izraeli për një kohë të gjatë e akuzojnë njëri-tjetrin për spiunim. Izraeli e sheh Iranin si kërcënimin më të madh dhe vazhdimisht ka kërcënuar me veprime ushtarake për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore. Irani mohon se synon që të ketë armë bërthamore dhe është zotuar për përgjigje të ashpër ndaj çdo agresioni izraelit.

You Might Also Like

Një vajzë 12-vjeçare mes të vdekurve, spitali është goditur nga Rusia

Anije e lidhur me paraushtarakët rusë pranë Kopenhagenit pas incidentit me dron

Moldavia mban sot zgjedhje vendimtare

VIDEO Rusia sulmoi Kievin me bombardues të rëndë, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times December 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kurti nderon profesor Hisashi Owada për kontributin në pavarësinë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 18, 2025
Protestojnë punëtorët teknikë të Kuvendit, kërkojnë rritjen e pagës në 500 euro
Mali i Zi në qorrsokak, thonë Uashingtoni, Londra dhe Berlini
Kurti: Rritja e të hyrave nga tatimet për shkak të inspektimeve të ATK-së
Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?