By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tifozja shqiptare në ndeshjen Zvicër-Serbi: Nuk u frikësova, isha e gatshme të vdisja duke e bërë shqiponjën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Tifozja shqiptare në ndeshjen Zvicër-Serbi: Nuk u frikësova, isha e gatshme të vdisja duke e bërë shqiponjën
Sport

Tifozja shqiptare në ndeshjen Zvicër-Serbi: Nuk u frikësova, isha e gatshme të vdisja duke e bërë shqiponjën

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 11:48 PM
Kosova Times Published December 4, 2022
Share
SHARE

Tifozja më e përfolur në ndeshjen Zvicër – Serbi, Anila Mahalla, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka treguar detajet kur ajo e bëri shqiponjën në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes.

Ajo tha se në hyrje të stadiumit nuk lejohej flamuri i Kosovës e as ai i Shqipërisë, e siç tha ajo, me vete i kishte të dy.

“Me vete i kisha të dy. Të Shqipërisë e panë dhe ma morën, por të Kosovës e kisha fshehur në krah të jaknës dhe nuk arritën ta shohin”.

“Në momentin që kam hyrë ka qenë ora 22 (koha lokale në Katar, +2 orë nga koha lokale në Kosovë), jam ulur dhe kam nisur ta shoh ndeshjen dhe ai ka qenë momenti kur Shaqiri e shënoi golin e parë dhe e nxora flamurin dhe s’kisha zë për të festuar, isha shumë e lumtur”, është shprehur Mahalla në “Botërori Special” në Klan Kosova.

Mahalla tutje tha se kur pa anash saj, e kuptoi se ishte në mesin e fansave serbë të cilët, tha ajo, e ofenduan atë, por shtoi se festën nuk e ndali për asnjë moment.

“Ata e thirrën sigurimin për të ma marrë flamurin, atyre iu thash që nuk ka shanse që ta merrni flamurin. Ata nuk u ndalshin (duke kërkuar) prej meje që unë të largohem prej pjesës ku isha”, është shprehur Mahalla, njofton Klankosova.tv.

Ajo më tej tha se nuk është ndier e frikësuar për asnjë moment. Bile ajo tha se “pa menduar dy herë kisha vdekur duke e bërë shqiponjën, por me u frikësu, asnjëherë”.

“Erdhi goli i dytë dhe unë po e nxjerr flamurin dhe po festoj, dhe ata erdhën dhe më larguan pasi sipas tyre krijoja situata tensioni në stadium. Unë iu thash që flamurin s’mund ta merrni”, tha Mahalla.

Tifozja e flaktë tha se në këtë moment vendosi të largohej nga ajo pjesë, ku tha se ka pritur që të sulmohet nga tifozët serbë.

“Vendosa të largohesha nga ajo pjesë. Në atë moment kam pritur që dikush të vijë të më sulmoj, por jam çuar dhe kam vazhduar ta bëj rrugën time dhe ta bëj shqiponjën”, tha Mahalla, njofton Klankosova.tv.

Tifozja më e famshme në këtë ndeshje, tha se ka marrë shumë mesazhe ofenduese pas lojës, teksa tregoi se ajo është rritur nga një familje patriotike në qytetin e Ferizajt.

“Jetoj në Katar që tri vite, jam nga Ferizaj. Unë jam rritë në një familje patriotike, ku gjyshi im ka qenë ish i burgosur politik në Jugosllavi dhe jam rritë në frymën e flamurit”, deklaroi Anila Mahalla.

You Might Also Like

5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund

Nderohet jeta dhe vepra e ish-boksierit legjendar, Nazif Gashi

Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi

Osmani viziton Dritën, e përgëzon për suksesin në Evropë

Kosova Times December 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hiqen shkronjat cirilike të simbolit të qytetit në Mitrovicën e Veriut

Kosova Times Kosova Times October 2, 2025
Arrestohet analisti i sigurisë, Fatmir Sheholli
Studentët e Universitetit të Prishtinës shfaqin vizionin e tyre për të ardhmen e medias në Kosovë
Britania do të vazhdojë angazhimin për fuqizimin e sistemit prokurorial
Abdixhiku: Programi i LDK-së, u bë nacional e shtyllë e luftës çlirimtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?