By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës
January 1, 2026
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e shtetndërtimit
January 1, 2026
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Qëllimi final i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Qëllimi final i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian
Lajme

Bislimi: Qëllimi final i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian

Kosova Times
Last updated: 2022/12/05 at 6:04 PM
Kosova Times Published December 5, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Punë Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Leonidas Rokanas, i shoqëruar edhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, znj. Heleni Vakali.

Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë ambasadorit Rokanas, i cili tha se u mahnit nga pasuritë natyrore të Kosovës dhe siç ai e përkufizoi “erës evropiane që frynë në Kosovë”.

Palët biseduan mbi bashkëpunimin dhe miqësinë mes Kosovës dhe Greqisë. Z. Rokanas tha se vendet tona duhet të intensifikojnë punën dhe angazhimin me njëra-tjetrën. Objektivi final për Kosovën duhet të jetë integrimi në Bashkimin Evropian, perspektivë kjo e nisur në Selanik në vitin 2003 për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që të ecin së bashku në harmoni dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se qëllimi final i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, e tashmë po ndërmerret hapi i parë, që është ai i aplikimit për anëtarësim. Në ndërkohë, vendi po ecën përpara me ritëm të shpejtë në avancimin e agjendës evropiane dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, ku dallohet puna e bërë nga Qeveria në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, demokratizimin e shumë fusha të tjera. “Ne jemi të gatshëm, që përmes përkushtimit tonë, ta përshpejtojmë progresin në këto fusha dhe rrjedhimisht rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi.

Është e rëndësishme që vendet tona të vazhdojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të zgjerojnë hapësirat e ndërveprimit, veçanërisht në sferat sociale, kulturore, por edhe në përballimin e sfidave të përbashkëta si kriza energjetike dhe tranzicioni drejt energjisë së gjelbër. Ky bashkëpunim i ngushtë do të kontribuonte në krijimin e urave mes vendeve dhe njerëzve tanë.

Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi, ritheksoi angazhimin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, mbështetjen e fuqishme të qytetarëve ndaj integrimit në BE, përkushtimin e Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës

Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e shtetndërtimit

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

Kosova Times December 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lufta e Rusisë me Ukrainën po bëhet më “teknologjike” përmes përdorimit të dronëve FPV. Kjo nuk ndihmon asnjërën palë të arrijë një përparim, thonë analistët ushtarakë që kanë vizituar frontin

Kosova Times Kosova Times November 22, 2023
Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone
Haxhiu: Deputetët që nuk po votojnë po shkelin Aktgjykimin e Kushtetueses
Kina do të jetë e gatshme të marrë Tajvanin deri në vitin 2027
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prizren, ekstradohet nga Britania
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?