By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeprokurori i GjPN-së kundër krijimit të gjykatës speciale për krimet në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeprokurori i GjPN-së kundër krijimit të gjykatës speciale për krimet në Ukrainë
Rajon / Botë

Kryeprokurori i GjPN-së kundër krijimit të gjykatës speciale për krimet në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/05 at 8:13 PM
Kosova Times Published December 5, 2022
Share
SHARE

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjPN) kundërshtoi një propozim të Bashkimit Evropian për të krijuar një gjykatë speciale, të mbështetur nga OKB-ja, për të ndjekur penalisht krimet në Ukrainë. Ai tha se GjPN-ja është e aftë që të trajtojë në mënyrë efektive krimet e kryera atje.

Kryeprokurori Karim Khan kundërshtoi planin për të cilin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi javën e kaluar. Zyrtarja evropiane tha se duhet të krijohet një gjykatë speciale për të ndjekur penalisht pushtimin rus të Ukrainës.

“BE-ja e ka keqinterpretuar ligjin”, u tha Khan gazetarëve, teksa shtoi se institucioni ku ai punon është i aftë që të ndjekë penalisht figura të larta politike.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, me seli në Hagë, ka nisur një hetim lidhur me krimet e luftës në Ukrainë, por ky institucion nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – akti i pushtimit të një shteti tjetër – sepse Federata Ruse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës, një traktat që ka krijuar këtë gjykatë.

Në njoftimin e saj, von der Leyen tha se është thelbësore që të merret miratimi nga Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të shmangen problemet e imunitetit. Krerët shtetërorë, sikurse ai rus Vladimir Putin, në përgjithësi konsiderohen se janë imunë nga ndjekja penale për aq kohë sa janë në pozita shtetërore.

Von der Leyen tha se BE-ja do të punonte me partnerët ndërkombëtarë “për të marrë mbështetje sa më të madhe ndërkombëtare” për tribunalin, dhe po ashtu do të vazhdojë mbështetjen për GjPN-në.

Khan e pranoi se GjPN-ja nuk mund të ndjekë penalisht Putinin për krim të agresionit, por figurat e nivelit të lartë mund të ndiqen penalisht për krime lufte apo gjenocid.

“Ne duhet të shmangim fragmentimin dhe në vend të kësaj të përqendrohemi në punën e konsolidimit”, tha Khan gjatë adresimit para një trupi mbikëqyrës të gjykatës.

Që kur Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për shkelje, duke filluar nga vrasjet në Buça e deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj ndërtesave civile, përfshirë edhe bombardimin e teatrit në Mariupol më 16 mars, sulm në të cilin, sipas një hulumtimi të Associated Press, janë vrarë afër 600 persona.

You Might Also Like

Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Terminal nafte i goditur në Rusi. Ka viktima.

Kosova Times December 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Plehrat politike serbe po i ringjallin vitet e 90-ta të luftës!

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Tentoi të përdhunonte një 75-vjeçare, arrestohet 62-vjeçari në Ersekë
Gjenden trupat e tetë personave që u mbytën gjatë një turneu në ujerat nëntokësorë te lumit Neglinka. Dy të dyshuar për organizimin e turneut u arrestuan
Gjeneralmajori amerikan viziton KFOR-in, njoftohet me situatën e sigurisë
Pacolli: Haxhi Thaçi u përball me sfida të padrejta për lirinë dhe shtetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?