Shkruan: Sahudin M.Hysenaj, astronom
Astronomia na jep nje perkufizim të qartë mbi universin përkatësisht mbi “botën e madhe” por megjithatë shumë qka per neve edhe ne ditet e sotme mbetet enigmë …
Sumë libra , artikuj profesional dhe shkencor pohojnë dhe mohojnë ekzistencën e Perendisë , por ku qendron e verteta ? A ka zot ? A mund të ekezistojë universi pa ndihmen e krijuesit të tij?
Një kategori librash dhe artikujsh flasin se shkenca tashmë e ka mohuar ekzistencën e Zotit. Ne dimë shumë për Universin dhe autorët shpjegojnë se Zoti është i panevojshëm. Ata thonë se mund ta shpjegojnë se si funksionon Universi pa ndihmen e krijuesit të tij …
Pergjigjen gjithsesi e gjejmë në shkencën e astronomisë së jashtëzakonshme e cila na edukon dhe meson për botën e gjallë dhe universin por fatkeqësisht nuk na mëson se cfarë i parapriu bing-bangut që të krijohet universi respektivisht nga erdhi materja në kosmos?
Këtë na e mëson vetë këndveshtrimi i besimit sepse bing-bangut që të krijohet universi i parapriu një forcë mbi natyrore (super e fuqishme)-forca e zotit e cila në castin fillestar të gjitha forcat të cilat i hasim dhe veprojnë sot në gjithësi në atë kohë ishin te mbledhura në një forcë të vetme në forcen e zotit e cila e kishte aftësinë dhe mundësinë e nisjes së kohës si dhe clirimin e energjisë dhe materies. Që nga fillimi i shpërthimit ,nga koha zero deri ne 10-43s e ashtuquajtura koha e Plankut katër bashkëveprimet themelore të natyrës (forcat) ishin të bashkuara. Si rezultat i prishjes se simetrisë së këtyre forcave, në castin 10-43s u nda forca e parë ajo gravitacionale e cila perjetësisht vendos rregull në gjithësi dhe jo rrallë nga shkenctaret quhet edhe vetë perendia.
Qe nga koha zero e deri ne ditet e sotme materien dhe evoluimin e sajë e kemi nen kontroll falë ligjeve te fizikës por saktësisht asnjëherë nuk kemi dhënë pergjigje të argumentuar shkenctarisht nga erdhi kjo materie në univers ? Cfare na bene të besojmë në zotin e madh si i plotefuqishem dhe vete krijuesi i kesaj materie.
Në duart e Perenedisë është parafillimi dhe përtej fundi i botës ! Në duart e astronomisë është fillimi dhe fundi i botës!
Asnjë shkencë nuk mund të zhvillohet pa u mbeshtetur në historinë e sajë , por astronomia është shumë më e veqantë. Fillet e sajë datojnë qysh para 14 milardë vite më parë, qysh atëherë kurë e tërë materia e sotshme e gjithësisë- materia e zotit, në formë lende , fushe dhe energjie ka qënë e koncentruar në një vellim ekuivalent me atë të protonit dhe me një densitetet pambarimisht të madh, (për rrjedhojë tempëratura ishte e rendit 1030K) përderisa rrezatimi jashtëzakonisht i madh aty në brendi ka shkaktuar një eksplodim supër të fuqishëm e njohur si teoria e eksplodimit të madh (big-bang ; angl. shpërthim i madh). Si rezultat i kësaj bërthama e gjithësisë ka filluar të ftohët, janë formuar grimcat elementare e krahas tyre edhe antigrimcat , bërthamat atomike , retë e gazit dhe të pluhurit dhe dalëngadalë deri të objektet qiellore si Hëna ,Toka ,Dielli ,Yjet … Roli i astronomisë para big-bangut pushon se vepruari sepse nuk e dimë fizikën e kushteve të asaj gjendje dhe kjo medoemos na e forcon besimin në perendinë.
Pse çdo gjë për të cilën ne kemi nevojë për të ekzistuar, ekziston? Si është e gjitha kjo e mundur pa ndonjë forcë të jashtme të fshehtë për ti orkestruar me saktësi qoftë edhe grimcat me elementare të domosdoshme për ta shkaktuar jeten e gjallë në të gjitha format? Astronomia është shkencë deri në amshim dhe pafundësi. Në duart e perendisë është astronomia duke shkaktuar përbërjen e gjithësisë në strukturen e të ciles mbizotron forca tërheqëse (gravitacionale, e rendeses) përkatësisht forca tërheqëse midis objekteve qiellore e cila është aktuale kudo në gjithësi. Edhe sistemi ynë planetar është i koordinuar nepermes kësaj force të madherishme , është i koordinuar nepermes forcave tërheqese përkatësisht qëndërsynuese dhe qënderikse ,ndërmjet objekteve qiellore dhe definitivisht falë kësaj dukurie cdo gje është e koordinuar dhe e baraspeshuar me saktësi.
Gjithësia nuk ka egzistuar përjetësisht dhe zhvillohet në kohë .Tingëllon cuditshmë, por është e mundshme që gjithësia në të cilën jetojmë të mos jetë e vetmja por gjithsesi te gjitha janë të shkaktuara nga materia e zotit, d.m.thënë të gjitha universet janë unikate dhe përbëhen prej elementeve te njejta kimike ne brendinë e të cilave ligjet e fizikes involvohen njejtë absolutisht pa perjashtim. Nga këndveshtrimi bashkëkohor qysh nga eksplodimi supër i fuqishëm para 14 milardë viteve, është shkaktuar fillimi i gjithësisë së vrojtuar dhe ligjeve të fizikës . Qysh atëherë , Gjithësia zgjerohet dhe është e mundshme të zgjerohet deri në pafundësi .Ky zgjerim sikurse edhe oshetima e dobët elektromagnetike nga shpërthimi i madh vrojtohet edhe tani .
Faktikisht, pjesa më e madhe nga masa e përgjithshmë e gjithësisë nuk mund të vrojtohet drejtëpërdrejtë qoftë edhe më aparaturën më moderne të kohës . Këtë pjesë të gjithësië e quajmë masë e fshehtë ose materia e zezë , të dy nga termat janë aktualë për shkak të mos mundësisë së vrojtimit të sajë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Për momentin nga kendveshtrimi shkencor nuk është e qartë se për cfarë tipi të materies bëhët fjalë! Për momëntin nga kendveshtrimi i krijuesit të kësaj materie është fjala për materien e zotit !
Përveq materies së zezë në gjithësi, në vakumin kozmik fshihet edhe pjesa tjeter kolosale e gjithësisë e mistershmja energjia e zezë e cila nuk ka qasje me pjesën tjeter të materies dhe shfaqet si forcë antigravitacionale e cila i kundervihet forcës gravitacionale. Madje ¾ e gjithësisë përbëhet nga energjia e zezë e cila e detyron gjithësinë të zgjerohet dhe është aktualisht veti të hapësira boshe . Pjesa e mbetur kryesisht është materia e zezë , përbërja e të ciles ende nuk është e njohur dhe vetem një pjesë e vogël paraqitet si materie e “dukshme” me mundësi të vrojtimit të drejtëpërdrejtë të cilën e
përbëjnë planetet , yjet dhe sistemet gjigante të yjeve dhe materies ndëryjore të cilat janë të lidhura në mes vete me forcat gravitacionale ,përkatësisht galakikat. Gjithësia astronomike quhet edhe Metagalaktikë .
Gjithësia përbën vetem 4% të materies së “dukshme” (atome dhe grimca elementare),23% nga masa e fshehtë përkatësisht materia e zezë dhe krejtë 73% e gjithësisë përbëhët nga e mistershmja energjia e zezë .
Graviteti vepron në të gjitha format e materies ndersa antigraviteti i involvuar në energjinë e zezë vepron vetem në shkallë
jashtëzakonisht të madhe. Energjia e zezë prej 73% ku veprojnë forcat antigravitacionle ,ndaj masës së fshehtë (materies së zezë) prej 23% ku veprojnë forcat gravitacioanle. Kjo e detyron gjithësinë që të zgjerohet me përshpejtim dhe kjo dukuri e zgjerimit do të ishtë e pamundur sikur do të dominonte vetem forca gravitacionale . Varësisht nga kjo përqindje dikur gjithësia do te ndalet së zgjeruari dhe gradualisht kthehet në gjendjen cfarë e kishte para shpërthimit të madh . Cfarë për shkencen prapë se prapë është enigmë sublimimi i materies se zotit por gjithsesi krijuesi i sajë është i praueshëm dhe i vetem d.m.thene egziston vetem nje zot i plotëfuqishëm të cilit i perkulemi pa dallim si ne tokësoret ashtu edhe jashtëtokësoret e shumtë anë e kend katër përqindeshit të gjithsësisë.
Njerëzit, jashtëtokësorët dhe yjet jaë të lidhur rrënjësisht në mes vete. Paraprakisht të gjitha analizat na cojnë në faktin se ne jemi të krijuar nga “hiri” i yjeve(supernovat). Kur lidi gjithësia aty ka pasur vetëm hidrogjen dhe helium kështu që elementet e domosdoshme për jetë si karboni , oksigjeni dhe azoti formohen në vrullin e bërthamës te yjet e vjeter. Më pastaj kometat janë ato që në hapësirën nderplanetare i kanë marrë molekulat e mjaftueshme dhe të nevojshme që të krijohet njeriu ashtu edhe jashtëtokësorët me një fjalë kështu është shkaktuar jeta në tokë dhe në miliarda e miliarda planete të tjerë anë e kënd universit papërjashtim të gjithë kemi një perendi dhe nga kjo logjikë feja është e panevojshme, thjeshtë është kulturë , asnjera nga ato nuk ka ndoje përparësi ndaj tjetres … ne shqiptaret jemi me fat nuk identifikohemi me fe por me komb e atdhe .