By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak pas takimit: Po punojmë për takimin brenda javësh Kurti- Vuçiq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak pas takimit: Po punojmë për takimin brenda javësh Kurti- Vuçiq
Lajme

Lajçak pas takimit: Po punojmë për takimin brenda javësh Kurti- Vuçiq

Kosova Times
Last updated: 2022/12/06 at 12:17 PM
Kosova Times Published December 6, 2022
Share
SHARE

(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha para gazetarëve se janë duke punuar që takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të mbahet brenda javësh.

“Nuk ka më afate, nuk ka më kriza dhe ne mund të diskutojmë substance. Pikërisht për këtë arsye jam këtu për të rikthyer diskutimet tona në normalizim dhe për të diskutuar mbi procesin në hapat e ardhshëm, për t’u siguruar që takimi të jetë i përgatitur mirë dhe ne vërtet besojmë se nuk ka kohë për të humbur”, deklaroi Lajçak.

Ai tutje tha se në takimin me kryeministrin Kurti ka diskutuar  mbi situatën në veri të Kosovës dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale, si dhe për çështjen e energjisë që është ende e pazbatuar dhe që sipas tij, po punohet zbatohet, por edhe për persona të zhdukur.

“Pra, tani kemi situatë normale dhe është pozitive dhe duam të kthehemi për të diskutuar për e normalizimin e marrëdhënieve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetari lidhur me kthimi e serbëve në institucionet e Kosovës dhe po ashtu për marrëveshjen që duhet arritur në mars të vitit të ardhshëm, Lajçak tha se për këtë çështje, pra për kthimin e serbëve në institucionet shtetërore në Kosovë,  kam bisedar me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje në Beograd, si dhe tani me kryeministrin Kurti këtu në Prishtinë dhe ajo që mund te hem është se kemi një vakum serioz institucional që nuk është mirë as për njerëzit e as për askënd dhe ne duam që ata të kthehen në vendet e tyre të punës, këtë dua të dëgjoj nga të dyja palët dhe ne si BE do të  jemi të kënaqur nëse mund të ndihmojmë  në përmirësimin e gjendjes në terren.

Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Zyrtari i lartë i BE-së po qëndron në Prishtinë, më 6 dhjetor, një ditë pasi në Beograd takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak tha se me Vuçiqin diskutoi për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, presidenti serb tha se me të dërguarin e bllokut foli për dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja, por edhe për problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

Në nëntor, serbët në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës (institucionet e drejtësisë, policia, niveli lokal, por edhe nga Qeveria dhe Kuvendi) në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targave serbe.

Por, ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për çështjen e targave, por jo edhe për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Vizita e Lajçakut në Kosovë po zhvillohet disa ditë pas Beogradi kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit Kurti, i cili emëroi udhëheqësin e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Serbia tha se ky vendim përbën shkelje dhe se Rashiq nuk përfaqëson serbët e Kosovës.

Më herët, postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete e mbante Goran Rakiq, lider i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Por, ai është në mesin e zyrtarëve serbë, të cilët u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës për shkak të çështjes së targave.

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times December 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të ShBA-së, për të na mashtruar

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Raketat ruse godasin Kievin për herë të tretë në katër ditë
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Dragash, e goditi me pasqyrë anësore policin
Radev dyshon për manovra prapa skenave rreth Lukoil. Borisov thotë se një menaxher i posaçëm është zgjedhur tashmë
Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?