By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!
May 15, 2025
Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!
May 15, 2025
“Shpëtim” për gazin rus apo një investim i mirë. A do ta shesë Bullgaria pjesën e saj të “Rrjedhës Turke”?
May 15, 2025
The New York Times për falsifikimin e një dokumenti për Shtabin e Përgjithshëm: Reagoi edhe kompania e Kushnerit
May 15, 2025
Interfax: Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë centrale bërthamore me fuqi të ulët dhe të lartë
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria zotohet për adresim të rekomandimeve të IKD-së mbi transparencën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria zotohet për adresim të rekomandimeve të IKD-së mbi transparencën
Lajme

Qeveria zotohet për adresim të rekomandimeve të IKD-së mbi transparencën

Kosova Times
Last updated: 2022/12/06 at 5:39 PM
Kosova Times Published December 6, 2022
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD),  të martën në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, ka organizuar tryezë të rrumbullakët, ku janë prezantuar raportet me tituj “(Mos) Transparenca në qeverisje” dhe “(Mos) Transparenca e Ndërmarrjeve Publike”.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, shoqërisë civile dhe përfaqësues nga akterët ndërkombëtarë në Kosovë.

Sa i përket raportit hulumtues për “(Mos) Transparencën në Qeverisje)”, hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka thënë se vetëm Zyra e Kryeministrit i ka publikuar të gjitha vendimet në faqen e saj zyrtare, ndërkaq sipas tij, janë shtatë dikastere qeveritare, shtatë ministri të cilat nuk e kanë publikuar asnjë vendim, sipas tij janë edhe disa ministri të tjera që kanë publikuar një numër të vogël të vendimeve në raport me vendimet që janë nxjerrë.

Tutje, sa i përket Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shala tha se vlerësimi është bërë në të gjitha dikasteret qeveritare, përjashtimisht Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në të cilën ministri sipas tij nuk ka pasur çfarë të vlerësohet, sepse siç tha ai nuk ka pasur fare faqe zyrtare kjo ministri dhe për këtë arsye e njëjta nuk ka asnjë dritare online ku qytetarët mund të shohin të dhëna mbi këtë ministri.

Shala tha se në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës janë të publikuara të dhënat bazë në lidhje me këtë institucion si dhe janë të publikuara të dhënat në lidhje me Presidenten dhe Kabinetin e saj. Por, sipas tij në këtë faqe, nuk janë të publikuara të dhënat lidhur me zyrtarin për qasje në dokumente publike. Po ashtu, ai tha se sa i përket qasjes në dokumente publike, në 10 raste, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje brenda afatit të përcaktuar me ligj. Ndërsa, në 10 raste të tjera, qasja në dokumente publike është mundësuar vetëm pas nxjerrjes së vendimit të AIP.

Ndërsa, lidhur me gjetjet e IKD mbi raportin hulumtues “(Mos) Transparenca e Ndërmarrjeve Publike”, Shala tha se ndërmarrjet publike funksionojnë në mungesë të plotë të transparencës në raport me publikun. Sipas tij, në faqet zyrtare të këtyre institucioneve, në shumicën e rasteve, mungojnë të dhënat bazë.

Ai ka shtuar se nga 17 ndërmarrje publike të cilat janë objekt i këtij raporti, në vetëm tri faqe zyrtare ka të dhëna në lidhje me zyrtarët për komunikim me publikun. Ai tutje tha se, janë gjithsej 14 ndërmarrje publike në faqet e së cilave qytetarët nuk kanë të dhëna mbi zyrtarin për komunikim me publikun e kjo qasje sipas tij qartazi paraqet mungesë të theksuar të transparencës së këtyre ndërmarrjeve.

Sipas gjetjeve të IKD-së, Shala tha se 17 ndërmarrje publike, kanë publikuar gjithsej vetëm 15 vendime e që janë gjithsej 12 ndërmarrje publike, në faqet e të cilave nuk është i publikuar asnjë vendim.

Tutje, pjesë e panelit diskutues lidhur me prezantimin e këtyre raporteve ishte edhe Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se Zyra e Kryeministrit (ZKM) është në dijeni për mangësinë e transparencës nga ana e institucioneve, sipas tij të njëjtit e respektojnë në përpikëri çështjen e publikimit të dokumenteve, edhe ato në gjuhën serbe.

Ndërkaq, lidhur me mospublikimin e dokumenteve nga institucionet tjera, Kryeziu ka thënë se tashmë ZKM ka ndërmarrë hapat e parë, për adresimin e shqetësimeve sa i përket përkthimit të dokumenteve.

Sipas Kryeziut, ZKM tashmë ka ndërmarrë hapat e parë për themelimin e njësisë se përkthimit e cila në fund të muajit të kaluar ka mbajt edhe takimin e parë të grupit punues, e që kryesohet nga komisionari Slaviša Mladenović dhe së shpejti do ta ketë edhe takimin e radhës ashtu që sa më shpejtë të procedohet kjo si nismë, e që sipas tij ka për qëllim pikërisht adresimin e këtyre shqetësimeve sa i përket përkthimit në njërën anë, po në të njëjtën kohë edhe realitetin e përkthimit të dokumenteve zyrtare.

Tutje, ai  tha se në Zyrën e Kryeministrit nga janari i këtij viti e deri më sot kanë pranuar 91 kërkesa për qasje në dokumente publike, nga të cilat sipas tij 86 kërkesa kanë marrë përgjigje, 2 janë refuzuar dhe 3 kërkesa sipas tij janë në proces.

Po ashtu, në lidhje me transparencën e Qeverisë, zëvendës sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë, Leonita Shabani –Mullarama tha se kjo ministri e ka publikuar vetëm një vendim. E njëjta ka përmendur një rast kur ministria nuk ka pasur mundësi të përgjigjet në kërkesë për qasje në informacion nga një medium lidhur me subvencionet e ndërmarrjes publike KEK, mirëpo, ajo konsideroi se KEK-u ka përgjegjësi të njëjtë sikurse Ministra e Ekonomisë dhe të gjitha ndërmarrjet publike.

Tutje, Shabani –Mullarama ka theksuar se në aspektin buxhetor kanë një numër të kërkesave që i pranojnë nga Ndërmarrjet Publike për subvencionimin qoftë të shpenzimeve operative apo investimeve kapitale dhe të gjitha këto kërkesa buxhetore, sipas saj, diskutohen në disa nivele.

Ndryshe, gjatë kësaj tryeze Shabani- Mullarama dhe Kryeziu janë pajtuar me gjetjet e raporteve të publikuara nga IKD, dhe të njëjtit kanë premtuar publikisht se do të ndërmarrin veprime të nevojshme për adresimin e këtyre gjetjeve të IKD-së.

Java Kundër Korrupsion organizohet nga Koalicioni i OJQ-ve, ku pjesë e këtij koalicioni janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

Motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

“Evropa e re në një botë të re…”, Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sot përpjekja e 16-të për konstituimin e Legjislaturës së 9-të të Kuvendit

Mot me diell, por pjesërisht i vranët

Kosova Times December 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Edhe opozita po premton si pozita dikur

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë
ASK: Vetëm edhe sot mund të merrni pjesë në lojën shpërblyese
Ambasada e Gjermanisë i kthen në realitet komentuesit serbë
MPJD: Tri familje nga Kosova dhe ekipi i mundjes ishin në zonën e tërmetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?