By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rëndësia e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Tema > Rëndësia e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë
Tema

Rëndësia e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/06 at 9:33 AM
Kosova Times Published December 6, 2022
Share
SHARE

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen me homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i ZI, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 6 dhjetor.

Takimi është i rëndësishëm për një arsye të madhe: kjo është hera e parë që një samit i madh mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet jashtë bllokut evropian.

Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bruksel kanë thënë se ekzistojnë dy synime për këtë samit: mbajtja e një fronti të bashkuar dhe shmangia e devijimeve.

Kjo pasi në 12 muajt e fundit janë regjistruar disa precedentë të këqij në këtë drejtim.

Samiti i fundit, i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, në vjeshtën e vitit 2021, është dominuar nga mospajtimet nëse deklarata finale duhet të përfshijë fjalën “zgjerim”, pasi disa vende anëtare të BE-së kanë dyshuar atëbotë në idenë e zgjerimit të klubit.

Megjithatë, ajo atmosferë as nuk krahasohet me situatën e krijuar në një takim jozyrtar që është mbajtur mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 23 qershor.

Ndonëse takimi i fundit është konsideruar historik pasi Ukraina dhe Moldavia kanë fituar statusin e vendeve kandidate për anëtarësim, Bosnje – Hercegovina nuk ka fituar status të tillë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë arritur të nisin bisedimet për anëtarësim, për shkak të çështjeve të pazgjidhura mes Shkupit dhe Sofjes.

Ka indikacione që samiti në Tiranë do të shkojë pak më mirë.

Së pari, takimi do të mbahet vetëm gjysmë dite, çka nënkupton më pak kohë për mospajtime.

Së dyti, draft-dokumenti që ka parë Radio Evropa e Lirë , në të cilin kanë punuar 27 vendet anëtare në javët e fundit, është optimist dhe jo shumë kritik për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, vendet skeptike sikurse Franca dhe Holanda kanë nisur të përkrahin idenë që anëtarësimi i shteteve joanëtare në bllok nuk është ide edhe aq e keqe.’

Përgjatë verës është zhbllokuar nyja në mospajtimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe tani, sipas draft-dokumentit, zyrtarët evropianë pritet të konfirmojnë se “BE-ja është plotësisht e përkushtuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor rreth anëtarësimit në BE, dhe pritet të bëhet thirrje për përshpejtim të procesit të zgjerimit”.

Në këtë dokument përfshihet edhe fjala “zgjerim”.

Për më shumë, në këtë samit pritet të shmangen temat që shkaktojnë ndasi.

Ndër më kryesoret – refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Deri më tani, kjo politikë ka pasur pak pasoja për Beogradin dhe deklarata as që e veçon Serbinë në këtë drejtim.

Çka tjetër pritet të diskutohet?

Nga samiti pritet të ketë edhe lajme të mira.

Në deklaratën e përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, operatorët telefonikë do të nënshkruajnë marrëveshje që hap rrugën për zvogëlim të çmimeve të romingut mes bllokut evropian dhe Ballkanit Perëndimor më 2023, me mundësinë e heqjes së tërësishme të kostove më pas.

Raportimet e fundit për rritje të numrit të migrantëve që hyjnë në BE përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, kanë shqetësuar disa kryeqytete brenda BE-së.

Prandaj në këtë samit pritet të këtë thirrje për luftim të kontrabandës dhe trafikimit me qenie njerëzore.

BE-ja së fundi është zotuar për ndarjen e 40 milionë eurove për të forcuar menaxhimin e kufijve në rajon dhe pritet që të ndahen edhe 30 milionë euro shtesë për luftim të kontrabandës dhe trafikimit.

Disa çështje tjera më delikate pritet të diskutohen më vonë gjatë dhjetorit.

Njëra prej tyre është nëse Bosnje-Hercegovina do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim këtë vit.

Ka shumë indikacione që vendet e bllokut evropian do të pajtohen për këtë gjë kur të takohen ministrat e tyre në Bruksel më 13 dhjetor, pasi në draftin aktual për zgjerim, që ka parë Radio Evropa e Lirë, nuk ka lëvizje në këtë drejtim.

Disa diplomatë evropianë, që kanë folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se besojnë që Bosnja do të fitojë statusin e vendit kandidat por me kushte – skenar i ngjashëm me mënyrën si e kanë fituar Ukraina dhe Moldavia këtë status verën që lamë pas.

Liderët e BE-së mund ta marrin këtë vendim në një samit që mban BE-ja disa ditë më vonë, përkatësisht 15-16 dhjetor.

Megjithatë, ministrat evropianë edhe mund të mos pajtohen rreth konkluzioneve për zgjerim.

Diçka e tillë ka ndodhur më parë, dhe ka indikacione që mund të ndodhë sërish, pasi tema e Bosnjës mund të mos jetë e vetmja që duhet zgjidhur.

Bullgaria dëshiron të çojë përpara synimet e saj sa u përket mospajtimeve për çështjen e gjuhës, dhe disa vende anëtare kërkojnë tekst më ambicioz për Ukrainën.

You Might Also Like

Pse regjimit të Putinit i duhej të ringjallte psikiatrinë ndëshkuese?

Shënohet 10 vjetori i themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Parti e “Çajit Rus” para dhe gjatë luftës

Me sy nga Kosova: Jeta në fshatin Borje të Shqipërisë

Cilat janë rreziqet e luftës ne Ukrainë dhe Izrael?

Kosova Times December 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Për kë votuan rusët në vendet e Ballkanit Perëndimor?

Kosova Times Kosova Times March 20, 2024
Gjysma e botës në rrugë drejt mbipeshës: Si të parandalohet?
Osmani shpërndan video në përvjetorin e Policisë së Kosovës
Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 143 njerëzve në Kongo
Një tjetër gjeneral i rangut të lartë u zhduk pas rebelimit të Prigozhinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?