By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’
January 5, 2026
Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro
January 5, 2026
Muzika italiane dominon listat e vitit 2025, me Olly-n në krye të listave për albume dhe këngë
January 5, 2026
Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime
January 5, 2026
Me rënien e Maduros, Kina mund të humbasë miliarda
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Organizata Trump shpallet fajtore për manipulime tatimore, akuza dhe për konspiracion dhe falsifikim të dhënash
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Organizata Trump shpallet fajtore për manipulime tatimore, akuza dhe për konspiracion dhe falsifikim të dhënash
Rajon / Botë

Organizata Trump shpallet fajtore për manipulime tatimore, akuza dhe për konspiracion dhe falsifikim të dhënash

Kosova Times
Last updated: 2022/12/07 at 9:08 AM
Kosova Times Published December 7, 2022
Share
SHARE

Kompania e zotit Donald Trump është gjetur fajtore për mashtrime tatimore në një çështje të hapur nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit. Një gjetje që bie në kundërshtim me praktikat financiare të biznesit të ish-presidentit.

Të martën një juri shpalli fajtore dy entitete të Organizatës Trump lidhur me 17 akuzat e ngritura, përfshirë akuzat për konspiracion dhe falsifikim të dhënash.

Vendimi u mor pas dy ditë diskutimesh nga ana e jurisë. Organizata Trump u akuzua si bashkëpunëtore në një skemë nga drejtuesit kryesorë për të shmangur taksat individuale që rezultojnë nga përfitimet e punëdhënësit si apartamente pa qira dhe makina luksoze.

Prokurorët kanë tre vjet që hetojnë ish-presidentin dhe bizneset e tij, megjithëse nuk pritet që dënimet të jenë aq të rënda sa të rrezikojnë të ardhmen e kompanisë së zotit Trump.

 

Organizata Trump mund të gjobitet deri në 1.6 milion dollarë, një shumë relativisht e vogël për nga përmasat e kompanisë, por një dënim që mund t’i komplikojë disa nga marrëveshjes e saj në të ardhmen.

 

Zoti Trump, i cili njoftoi së fundmi se do të kandidonte përsëri për president, ka thënë se çështja kundër kompanisë së tij ishte pjesë e një “gjuetie shtrigash” me prapaskena politike dhe e orkestruar nga demokratët që duan të hakmerren.

Vetë zoti Trump nuk ishte në gjyq, por prokurorët pretenduan se ai “e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte” me skemën, megjithëse ai dhe avokatët e kompanisë e kanë mohuar akuzën.

Akuzat ndaj kompanisë u bazuan tek dëshmia e ish-shefit të financave të Organizatës Trump, Allen Weisselberg, i cili më herët u deklarua fajtor nën akuzat se ai manipuloi rregjistrat financiarë të kompanisë dhe paketën e përfitimeve të tij për të ulur në mënyrë të paligjshme tatimet e tij vjetore.

Zoti Weisselberg kaloi në rolin e dëshmitarit në këmbim të premtimit për një dënim me pesë muaj burg. Megjithëse ai u bë dëshmitar për prokurorinë, zoti Weisselberg gjithashtu u përpoq të merrte përgjegjësinë, duke thënë se askush në familjen Trump nuk e dinte se çfarë po bënte ai.

“Ishte lakmia ime personale që çoi në këtë pikë,” dëshmoi zoti Weisselberg.

You Might Also Like

Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro

Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime

Kryediplomati italian: Ndërhyrja e SHBA-ve në Venezuelë është e ligjshme

Dhjetë persona shpallen fajtorë për ngacmimin e Brigitte Macron!

Francë: Një person i panjohur qëllon me thikë pasagjerët e trenit në periferi të Parisit

Kosova Times December 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Republika e demokracise digjitale

Kosova Times Kosova Times November 24, 2025
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
Tanke mbi barrierat që ndajnë Izraelin dhe Gazën, zëdhënësi tronditi gazetarët – “Militantët mund të hyjnë ende…”
KQZ me vendim mbylljen e tri Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike
Aksioni “Brezovica” – Sekuestrimet gjatë aksionit të sotëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?