By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ju politikanë zuzarë, mos abuzoni me Mitrovicën e ndarë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ju politikanë zuzarë, mos abuzoni me Mitrovicën e ndarë!
Opinion

Ju politikanë zuzarë, mos abuzoni me Mitrovicën e ndarë!

Kosova Times
Last updated: 2022/12/08 at 12:14 PM
Kosova Times Published December 8, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Mitrovica ishte krenaria jonë kombëtare rreth së cilës u bashkua e tërë Kosova pa dallim rajonal, fetar apo ideologjik. Kështu vazhdojë të jetë për një dekadë rresht, deri në përfundimin e luftës më 12 qershor 1999, kur edhe fillojë një epokë e re historike për Kosovën.

Mitrovica, dikur krenaria, sot plaga e Kosovës

Në fund të viteve të 80-ta, Minatorët e Trepçës më grevën tetëditëshe, më e madhja në historinë e minierave në mbarë Evropën, dridhen themelet e ish Jugosllavisë. Kjo grevë kishte bërë që zëri i Kosovës të dëgjohej në të gjitha kancelaritë euro-perëndimore.

Greva e Minatorëve të Trepçës në shkurtin e 1989-s, ishte rezistencë e përmasave vetëflijuese për mbrojtjen e integritetit territorial e kushtetues të Kosovës.

Rezistenca e “heronjve të nëntokës” siç quheshin asokohe minatorët e Trepçës, prodhojë efekte pozitive në unifikimin e solidarizimin e mbarë popullatës dhe faktorëve politik në Kosovën e atëhershme.

Epoka e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës që ngjalli shpresat e shqiptarëve të robëruar për jetë të dinjitetshme në vendin e tyre, nuk erdhi njëjtë edhe për gjysmën Mitrovicasve të cilët mbetën nën hijen e errësirës së okupimit serb.

Narje fatkeqe dhe e planifikuar

Ndarja që i erdhi qytetit të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës në përgjithësi pas 12 qershorit 1999, është një padrejtësi historike e radhës e ndërkombëtarëve, e cila edhe pas 23 viteve, jo vetëm që është akoma e tillë, por vazhdon të mbetët një “enigmë” e pa zgjidhur dhe pa sqaruar deri më sot nga asnjë politikan apo ushtarak i kohës sonë!

Mbetën të pa sqaruara rrethanat të cilat çuan në ndarjen e qytetit dhe pjesës veriore mbi Urën e lumit Ibër!

Ishte ky plan apo rastësi vendosja e forcave “paqeruajtëse” ruso-franceze mbi Urë më 12 qershor 1999!?

Ishte e rastësishme apo e obligueshme mos-shtrirja e trupave të UÇK-së në pjesën veriore pas çlirimit!?

Ishte ndarja pjesës veriore produkt i ndonjë marrëveshje të fshehtë apo e rastësishme!?

Janë këto pyetje, të cilat mbeten pa përgjigje tani e 23 vjet më parë, ashtu siç mbeti i ndarë veriu i vendit dhe qyteti i Mitrovicës në veçanti!

Mirëfilli dihet se për afro një javë pas çlirimit, pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës ka qenë e zbrazur tërësisht nga serbët lokal!

Përderisa në të njëjtën kohë “çlirimtarët” e Kosovës vraponin pas zënies së banesave dhe uzurpimit të pronave në kryeqytet e pjesë tjera të Kosovës, pjesa veriore mbeti e harruar nga të gjithë, nga ish politikanët e kohës dhe ish komandantët e luftës çlirimtare!

Ura simbol i ndarjes

Deri më 17 shkurt 2008, faji për ndarje (jo pa të drejtë) gjithnjë i vihej bashkësisë ndërkombëtare, por pas kësaj date e tutje, përgjegjësia nuk është më vetëm e ndërkombëtarëve, për më tepër është e ‘Qeverive të Kosovës’, të cilat janë përgjegjëse për mos-shtrirjen e sovranitetit të shtetit në tërë territorin e vendit.

Aksionet sporadike të qeverive, për më tepër ngjasonin në SHOW medial sesa në ndonjë përpjekjeje serioze për shtrirje të sovranitetit!

Tërheqja e qeverive tona nga veriu, nganjëherë edhe më pasoja tragjike, prodhojë efekte tejet negative për Kosovën. Përveç fuqizimit të serbëve, çojë në barrikadimin e plotë të pjesës veriore nga strukturat paramilitare dhe bandave kriminale serbe në veri të vendit.

Qasja e qeverive të Kosovës ndaj veriut në mënyrë sporadike e jo permanente, i ka sjellë dëme të pariparueshme veriut të vendit.

Pas çdo aksioni të paplanifikuar mirë dhe të pakoordinuar me partnerët ndërkombëtar, ka ndodhur një avancim i ri i serbëve në atë pjesë, qoftë me ndërrimin e formës së barrikadave apo të vendosjes së shtatores së Car Lazarit në afërsi të Urës së lumit Ibër!

Përderisa në të kaluarën, Ura mbi lumin Ibër ishte sinonim i bashkimit të qytetit, tani është kthyer në një pikë të dhimbshme të ndarjes. Me ose pa barrikada, Ura është shndërruar në pikë të pa legjitimuar kufitare mes pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës!

Ura është shndërruar në një simbol turpi të ndërkombëtarëve dhe qeveritarëve të Kosovës, të cilët nuk janë në gjendje që ta sigurojnë lirinë e lëvizjes së lirë të njerëzve në të dy anët e qytetit si e drejtë universale, kur në të njëjtën kohë e gënjejnë popullin më frazat utopike për integrime euro-atlantike, për bashkim kombëtarë, pa qenë në gjendje ta bashkojnë qytetin e ndarë!

Përderisa vazhdon të jetë kjo gjendje në veriun e vendit, nuk ka arsye të mburret me lëvdata askush nga politikanët dhe as nga “patriotët”, për të marrë meritat e çlirimtarëve dhe shpëtimtarëve të vendit. Për më tepër se kaq, kush do që e thotë se vendi e ka fituar lirinë dhe pavarësinë e plotë, është një fyerje e rëndë për të gjithë banorët e pjesës veriore që tani e 23 vite jetojnë larg shtëpive të tyre si refugjat në Kosovën e “pavarur”!

Ju politikanë zuzarë, mos abuzoni me Mitrovicën e ndarë!

You Might Also Like

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Kosova Times December 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Trupat britanike të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times October 6, 2023
Kreu i OSBE në takim me kreun e Policisë së Kosovës shprehë mbështetjen dhe bashkëpunim
Aeroplanë të Forcave Ajrore Rumune në qiell mbi BiH
Kurti për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc: U gjeten emblema që dëshmojnë përfshirjen e grupeve terroriste serbo-ruse
Qelaj: Të drejtat e njeriut në Kosovë nuk janë sipas standardeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?