By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Argjentina në gjysmëfinale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Argjentina në gjysmëfinale
Sport

Argjentina në gjysmëfinale

Kosova Times
Last updated: 2022/12/10 at 12:01 AM
Kosova Times Published December 9, 2022
Share
SHARE

Argjentina ka arritur të mposht Holandën pas gjuajtjeve të penalltive, pasi loja e rregullt u mbyll 2-2, në një ndeshje të bukur dhe dramatike.  

Pas një fillimi jo të fortë dhe me raste, pas minutës së 30-të ndeshja u hap me raste.

Fillimisht provoi Rodrigo de Paul në minutën e 33-të, me një gjuajtje nga distanca, por Andries Noppert ishte në vend.

Pas dy minutash u zhbllokua ndeshja, kur Lionel Messi asistoi bukur te Nehuel Molina, i cili i vetëm me portierin shënoi për 1-0.

Goli sërish zhbllokoi ndeshjen, pasi pjesa e parë nuk solli raste të tjera, edhe pse holandezët kishin posedimin.

Në fillimin e pjesës së dytë, sërish holandezët kishin më shumë nga loja, por rastet mungonin.

Messi tentoi me një goditje dënimi në minutën e 63-të, por topi shkoi pak mbi portë.

Zhvillohej minuta e 71-të, kur Denzel Dumfries penoi në zonë Marcos Acunan dhe gjyqtari Antonio Mateu Lahoz tregoi te pika e bardhë.

Nga penalltia i saktë ishte Leo Messi që shënoi për 2-0. Ky është goli i katërt i argjentinasit në këtë kampionat botëror.

Holanda nuk kishte më se çfarë të humbiste dhe shtoi forcat në sulm dhe kjo doli e qëlluar.

Në minutën e 83-të, erdhi goli që e hapi ndeshjen, kur Steven Berghuis harkoi në zonë, duke e gjetur Wout Weghorst që me kokë shënoi për 2-1.

Pas tre minutash tulipanët kanë mundur të barazojnë, por gjuajtja e fuqishme e Berghuis, shkoi ngjitur me shtyllën.

Minutat e fundi u karakterizuan me lojë të fortë dhe shpesh edhe me tollovi.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në minutën e 11-të shtesë, Weghorst sërish shënoi pas një aksioni të bukur të holandezëve për 2-2.

Në vazhdime Argjentina shtoi presionin dhe krijoi më shumë për të shënuar.

Lautaro Martinez kishte rast të mirë për të shënuar në minutën e 115-të, por goditja e tij që shkonte në portë u ndal nga Van Dijk.

Vetëm pas një minute Enzo Fernandez gjuajti bukur nga jashtë zonës dhe topi u devijua nga mbrojtja, duke përfunduar për pak në rrjetë.

Pas tij provuan edhe German Pezzella dhe Lautaro Martinez, por sërish rezultati nuk ndryshoi.

Në minutën e parë të kohës shtesë të vazhdimit të dytë Enzo Fernandez me një gjuajtje të fortë qëlloi shtyllën.

Ndeshja u vendos në penallti, kur më të saktë ishin argjentinasit që luajnë në gjysmëfinale ndaj Kroacisë.

You Might Also Like

Ndahet nga jeta Davide Tizzano, KOK: Ishte mik i çmuar i Kosovës

Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore ndaj Prishtinës

FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025

Kosova Times December 9, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Digjet një depo ndërtimore në dalje të Prishtinës, nuk ka të lënduar

Kosova Times Kosova Times July 30, 2025
Daciq nga Londra tha se nuk do te kete asnjë bashkëpunim në shkëmbim i të dhënave operative me Kosove
Policia parandalon kontrabandimin me mallra në Han të Elezit
AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës
Dhuna në luftë ndaj femrave, ka pasoja edhe për brezat që vijnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?