By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për vrasjet e grave nga partnerët: Janë kulmim i dhunës së mëhershme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për vrasjet e grave nga partnerët: Janë kulmim i dhunës së mëhershme
Lajme

Kurti për vrasjet e grave nga partnerët: Janë kulmim i dhunës së mëhershme

Kosova Times
Last updated: 2022/12/10 at 11:08 PM
Kosova Times Published December 10, 2022
Share
SHARE

Në shënim të 74-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut e në ditën e fundit të “16 ditëve të aktivizmit Kundër dhunës në baza gjinore”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi se me angazhimin e pashoq, të palodhshëm e të pakursyer të Ministrisë së Drejtësisë, e cila e ka përcaktuar parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore si një nga 5 objektivat strategjike të saj, Qeveria ka prioritizuar luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Fjalën e tij, kryeministri Kurti e kishte filluar duke numëruar emrat e grave dhe vajzave që janë vrarë nga partnerët e tyre. Ai u shpreh se dhuna kundër grave e vajzave nuk është dukuri vetëm në shoqërinë tonë dhe se për fat të keq, secilin vit, në secilin shtet, ku më shumë e ku më pak, gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave të frustruar e të dhunshëm.

Studimet tregojnë që në botë një në tri gra përjeton dhunë fizike ose seksuale, kryesisht nga partneri i saj. Ajo ua pamundëson atyre pjesëmarrjen e plotë në shoqëri, i prekë familjet e tyre, komunitetin e përbashkët por edhe shtetin në tërësi, theksoi më tej kryeministri.

“Andaj duhet adresuar së bashku. Vetëm me punë e aktivizëm të përbashkët mund të ndryshojmë mentalitetin shoqëror. Për këtë na nevojitet solidaritet kombëtarë e solidaritet ndërkombëtarë”, tha ai.

Para shumë të pranishmëve, kryeministri Kurti gjithashtu u shpreh se mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore janë themeluar dhe tani po funksionojnë, por se krahas përgjegjësisë profesionale në institucionet tona, duhet rritur përpjekjet e veprimet e përbashkëta në luftë kundër dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore.

“Si shoqëri me vetëdije, si institucione me përgjegjësi, si qytetarë të ndërgjegjshëm, këtë dukuri duhet ta luftojmë në mënyrë efikase tërë kohën, nga të gjithë, nga secili, kudo. Që të mos lejojmë të kemi as edhe një viktimë më shumë”, tha në fund kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times December 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërkohet zgjidhje për problemin e mbledhjes së mbeturinave në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Kurti për 28 dhjetorin: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë
ShBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku
Osmani: Ambasadori Abbott, për ne ju jeni më shumë se një përfaqësues diplomatik
Osmani: Stabilitet institucional dhe partneritet i palëkundur me Gjermaninë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?