By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin
July 23, 2025
Arrestohet indiani pasi hapi disa ambasada të rreme dhe drejtoi makinën me targa diplomatike
July 23, 2025
Amerikanja pretendon se zonja e parë e Francës është burrë, Macron e padit
July 23, 2025
Gruaja e zhdukur pranë Milanos, gjendet e vdekur 11 ditë më vonë. Rasti është plot me detaje të çuditshme
July 23, 2025
Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
July 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Rusia dhe Irani, drejt partneritetit të plotë ushtarak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA: Rusia dhe Irani, drejt partneritetit të plotë ushtarak
Lajme

ShBA: Rusia dhe Irani, drejt partneritetit të plotë ushtarak

Kosova Times
Last updated: 2022/12/10 at 5:09 PM
Kosova Times Published December 10, 2022
Share
SHARE

Administrata e presidentit të ShBA-së, Joe Biden, e ka akuzuar Rusinë se po e mbështet Iranin me ndihma ushtarake – përfshirë këtu furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, helikopterë dhe avionë luftarakë.

Kjo thuhet të jetë pjesë e një bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë mes dy vendeve, pasi që Teherani e mbështet pushtimin e Ukrainës nga Rusia përmes furnizimit të ushtrisë ruse me dronë.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të premten se, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Rusia po i ofronte Iranit “mbështetje të paprecedentë ushtarake dhe teknike që po e transferon marrëdhënien e tyre në një partneritet të plotë të mbrojtjes”.

Kirby tha se Rusia dhe Irani po e shqyrtonin mundësinë e ndërtimit të një linje montimi të dronëve në Rusi, ndërsa Rusia po ushtron pilotë iranianë për avionin luftarak Sukhoi Su-35, me të cilin mund të furnizohet Irani brenda vitit.

“Këta avionë luftarakë do ta përforcojnë dukshëm forcën ajrore të Iranit në krahasim me fqinjët e tyre regjional”, tha Kirby.

Kirby shtoi se ky transferim i armëve shkel rezolutat e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe se ShBA-ja do të “përdorë mjetet që ka në dispozicion për t’i ekspozuar dhe ndalur këto aktivitete.”

Shqetësimet lidhur me përforcimin e partneritetit mes Rusisë dhe Iranit vijnë pasi administrata e Bidenit e ka akuzuar vazhdimisht Iranin se po i ndihmon Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

ShBA-ja thotë se Irani i kishte shitur qindra dronë luftarak Rusisë gjatë verës. Të premten, Kirby i ritheksoi qëndrimet e administratës amerikane se Irani po e shqyrton mundësinë t’ia shesë Rusisë qindra raketa balistike, por shtoi se SHBA-ja nuk ka “pamje të qartë prapa mendimeve të Iranit” se pse marrëveshja nuk është arritur dhe zbatuar ende.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në OKB, Barbara Woodward, të premten e akuzoi Rusinë se po tenton të sigurojë më shumë armatim nga Irani, përfshirë këtu qindra raketa balistike, në këmbim të një “mbështetjeje të nivelit të paprecedentë ushtarak dhe teknik”.

“Ne shqetësohemi se Rusia planifikon ta furnizojë Iranin me komponentë më të avancuar ushtarak, që do t’ia mundësojë Iranit të përforcojë aftësitë ushtarake”, tha ajo. “Kështu që është e domosdoshme të ekspozohet e vërteta lidhur me furnizimet e Iranit për Rusinë dhe të hetohet sa më shpejt që të jetë e mundur nga OKB-ja”.

Në një takim të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, të thirrur nga Rusia për vlerësimin e ndikimit të mbështetjes ushtarake që shtetet perëndimore i kanë ofruar Ukrainës, ambasadori rus, Vassily Nebenzia, sërish e mohoi pretendimin se Irani po e furnizon me armë.

“Kompleksi industrial ushtarak në Rusi mund të funksionojë në mënyrë të përsosur dhe nuk ka nevojë për ndihmën e askujt, ndërsa industria ushtarake e Ukrainës në thelb as nuk ekziston dhe po ndihmohet nga industria perëndimore dhe kompanitë perëndimore”, tha ai.

Shtëpia e Bardhe thotë se Rusia është drejtuar edhe te Koreja e Veriut për artileri, tani që janë bërë nëntë muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Koreja e Veriut e ka mohuar këtë.

You Might Also Like

Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri

KDI: Kërkesa e presidentes pak para skadimit të afatit, ngre dilema

Osmani kujton Manajn: Drejtësia për të gjithë të vrarët, zotim i përhershëm

Masat e MSH-së, inspektorët në terren për zbatim të këtyre

Kosova Times December 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Kosova Times Kosova Times May 3, 2024
Ambasada e Italisë u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të dy viktimave në Pejë
Suedezi Svante Paabo fiton Çmimin Nobel për Mjekësi
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja
Sportistja iraniane thotë se garoi “pa dashje” pa hixhab
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?