By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FSK përgatitë personelin ushtarak për kujdes urgjent në fushëbetejë
February 2, 2026
ATK paralajmëron inspektime: Regjistrimi i aktivitetit është obligim ligjor
February 2, 2026
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti diskutoi për anëtarësimin e Kosovës në BE me deputetë të Parlamentit Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti diskutoi për anëtarësimin e Kosovës në BE me deputetë të Parlamentit Evropian
Lajme

Kryeministri Kurti diskutoi për anëtarësimin e Kosovës në BE me deputetë të Parlamentit Evropian

Kosova Times
Last updated: 2022/12/12 at 10:33 PM
Kosova Times Published December 12, 2022
Share
SHARE

Me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një lidhje direkte iu adresua deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët po merrnin pjesë në diskutimin e organizuar nga deputeti Mandl me temë “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Si do të jetë një sukses për të gjithë Evropën”.

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që aplikon për anëtarësim, u shpreh kryeministri Kurti, para se të rendiste disa nga arsyet kryesore të aplikimit e të cilat përputhen edhe me vet titullin e diskutimit.

Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri.

Së dyti, shtoi më tej kryeministri, aplikimi përmbush dhe synon që ta realizojë premtimin e BE-së gati 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut, dhe tash së fundmi në Samitin e Tiranës për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit.

Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon, tha kryeministri Kurti.

Ai falënderoi deputetin e Parlamentit Evropian, Mandl për ftesën dhe mundësinë e dhënë, dhe në të njëjtën kohë falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si në rastin e liberalizimit të vizave edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu Këshillin e Evropës.

Në këtë diskutim pjesëmarrës ishin edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haki Abazi, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon dhe nënkryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Zeljana Zovko. /Kosovatimes/

You Might Also Like

FSK përgatitë personelin ushtarak për kujdes urgjent në fushëbetejë

ATK paralajmëron inspektime: Regjistrimi i aktivitetit është obligim ligjor

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Kosova Times December 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Porositë serioze dhe provokuese nga Aleksandër Vuçiqi për një luftë të re në Ballkan

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin shtetin palestinez
Bloomberg: BE planifikon sanksione kundër 150 cisternave të ‘Flotës në Hije’
Raketat ruse godasin impiantet energjetike të Ukrainës
Lyon transferon futbollistin algjerian nga West Ham
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?