By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Këtë javë aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Këtë javë aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE
Lajme

Kurti: Këtë javë aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

Kosova Times
Last updated: 2022/12/13 at 1:25 PM
Kosova Times Published December 13, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ka ardhur koha që statusin potencial të kandidatit, që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në një status kandidatë, duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në.

“Para një vitit në takimin vjetor të këshillit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit në BE, bëmë të ditur se këtë vit do të aplikojmë për status kandidat në BE dhe do ta bëjmë këtë javë”, tha Kurti.

Tutje ka thënë ai, se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor, që po aplikon për Bashkimin Evropian, edhe pse është vendi i parë në këtë rajon për nivelin e sundimit të ligjit, lirisë dhe demokracisë.

“Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve tanë të cilët besojnë thellë se e ardhmja e jonë është brenda Bashkimit Evropian, krahas shteteve demokratike me të cilat ndajmë vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, barazisë dhe të sundimit të ligjit”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërkaq, Kurti me këtë rast tha se aplikimi i Kosovës është përgjigje ndaj Samitit të Selanikut të vitit 2003 dhe thirrjes nga Samiti i fundit në Tiranë për anëtarësim të përshpejtuar.

“Para një jave në Samitin e Tiranës në deklaratën e përbashkët, BE bëri thirrje për proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Andaj aplikimi ynë është përgjigje ndaj premtimit që BE-ja i ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, por edhe për përgjigje direkte ndaj thirrjes në Samitin e Tiranës”, tha ai.

Me këtë rast Kurti tha se Kosova natyrshëm e ka vendin në BE dhe se krahasuar me shtetet e tjera kur kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitur.

“Kosova e ka vendin natyrshëm në BE si vend paqedashës e demokratik”, tha  Kurti.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës ku po shqyrtohen 29 pika.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa për ndarje buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë.

Në një fjalë rasti, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se është pjesë e qeverisë për të ndërtuar ura dhe ka përvojë në këtë punë.

“Unë do të lusja që secili të ketë mirëkuptim ndaj meje kur kërkoj takime me të gjithë ju. Më vjen mirë që në thelb mund ta bëjmë dallimin. Në këto takime, i pari do të jetë Murati. Jam këtu që të tentojmë të bëjmë ura, nuk jam i ri në këtë punë, 17 përvojë flet diçka për mua”, tha ai.

“Unë e di që do të kemi shumë bashkëpunim dhe sfida, por unë jam i gatshëm në çdo mënyrë të kontribuoj personalisht”, tha Rashiq.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje për përballje me inflacionin.

Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.

Po ashtu, Qeveria themeloi edhe Këshillin shtetëror organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria, po ashtu, procedoi në Kuvend dhënien e ivenstitorit strategjik kompanisë “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C”.

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Kosova Times December 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Indi, numri i goditjeve fatale të rrufesë është rritur në mënyrë alarmante, paralajmërojnë shkencëtarët

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Sekuestrohen dy armë zjarri në Mazgit të Obiliqit
A do të veprojë prokuroria pas dëshmisë së inspektorit Dushan Mitiq dhe çfarë lidh Bratislava Gashiqin dhe Predrag Koluvijen?
Gjykata e Shkupit e ndërpret gjykimin për rastin “afera e përgjimeve”
Shefi i NATO-s uron Trumpin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?