By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush po e “rrëzon euron?!” Deficiti i Bilancit të Pagesave u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kush po e “rrëzon euron?!” Deficiti i Bilancit të Pagesave u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë
Financa

Kush po e “rrëzon euron?!” Deficiti i Bilancit të Pagesave u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/14 at 9:57 AM
Kosova Times Published December 14, 2022
Share
SHARE

Deficiti i llogarisë korente, që mat transaksionet e mallrave dhe shërbimeve me jashtë, u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente për tremujorin e tretë arriti në 166 milionë euro, në rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin kryesor në përkeqësimin e bilancit të llogarisë korente për tremujorin III e ka dhënë rritja e deficitit tregtar në mallra dhe thellimi i deficitit në zërin e të ardhurave korente parësore, i lidhur sidomos me të ardhurat nga investimet (fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri).

Rritja në tremujorin e tretë e përkeqësoi gjendjen e deficitit progresiv vjetor, që arriti në 621 milionë euro, me një rënie të lehtë prej 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, por duke ngelur gjithsesi në nivelet më të ulëta të katër viteve të fundit.

 

 

Deficiti i llogarisë korrente të ekonomisë shqiptare përcaktohet në masën dërrmuese nga varësia prej importeve dhe pozicioni negativ në tregtinë e mallrave.

Deficiti tregtar në mallra u rrit me 22% në tremujorin e tretë, ndërsa për të gjithë periudhën 9-mujore deficiti tregtar në mallra ka arritur në mbi tre miliardë euro, 16% më shumë krahasuar me një vit më parë. Këtë vit, bilanci tregtar mallra është goditur ndjeshëm nga importet e mëdha të energjisë elektrike, për shkak të situatës së pafavorshme hidrike dhe rritjes së çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Efekt negativ ka dhënë edhe rritja e deficitit në të ardhurat parësore, për shkak të rritjes së fitimeve të investitorëve të huaj. Metodika e Bilancit të Pagesave parashikon që edhe fitimet e riinvestuara të paraqiten si zëra negativë në llogarinë e të ardhurave parësore, megjithëse në një masë të madhe në vitet e fundit këto fitime nuk po transferohen jashtë, por po riinvestohen.

Megjithatë, teknikisht, deficiti në të ardhurat nga investimet është thelluar ndjeshëm në tremujorin III, duke qenë përcaktues në përkeqësimin e deficitit të llogarisë korrente. Ky deficit u rrit me 50% në tremujorin III dhe me 44% për të gjithë 9-mujorin.

Pjesërisht, deficiti që sjell tregtia e mallrave dhe zëri i të ardhurave parësore mbulohet nga bilanci pozitiv në tregtinë e shërbimeve. Për tremujorin e tretë, suficiti në shërbime u rrit me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për të gjithë 9-mujorin rritja ka arritur në 35%.

Suficiti në shërbimeve vjen kryesisht falë ndikimit pozitiv që sjell sektori i turizmit, ai i fasonerisë dhe i degëve të tjera që bazohen në koston më të ulët krahut të punës, si sektori call center, outsourcing i shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit, etj. Në veçanti sektori i turizmit po jep kontribut në rritje dhe bilanci neto I të ardhurave arriti për 9-mujorin vlerën rekord prej 843 milionë eurosh, në rritje vjetore me 25%.

Një zë tjetër që kontribuon ndjeshëm në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente është edhe ai i të ardhurave dytësore, që përbëhet në pjesën më të madhe nga dërgesat e emigrantëve. Vala e re e emigracionit ka sjellë një cikël të ri rritjes së remitancave. Për 9-mujorin, remitancat arritën në 592 milionë euro, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përfundimisht, deri në fund të 9-mujorit deficiti i llogarisë korrente ka një përmirësim shumë të vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky përmirësim i vetëm nuk do të justifikonte mbiçmimin rekord të Lekut të kursin e këmibmit valutor.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë argumenton se në ecurinë e kursit duhen konsideruar edhe flukset në rritje nga investimet e huaja direkte, që këtë vit janë rritur me 35%.

Vlera e investimeve të huaja direkte prej 984 milionë eurosh është, në fakt, 58% më e lartë se deficiti i llogarisë korrente për 9-mujorin. Por, nga ana tjetër, këtu duhet pasur parasysh se në pjesën më të madhe (rreth 54%) investimet e huaja direkte janë fitime të riinvestuara dhe jo flukse të reja valutore nga jashtë. /balkanweb

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times December 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA do të vendosë raketa me rreze të mesme veprimi në Japoni

Kosova Times Kosova Times September 10, 2024
Një minierë në Rusi është përmbytur -minatoret mbi nje jave te bllokuar
Price: Kurti e Vuçiq të bëjnë lëshime, mos të rrezikohet paqja
Nju Delhi është qyteti më i ndotur në botë këtë mëngjes: Shikoni si duken rrugët e qytetit
Kriza në Detin e Kuq pritet t’i rrisë disa çmime në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?