By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
June 7, 2025
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Papunësia, brenga e përbashkët e shqiptarëve dhe e serbëve të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Papunësia, brenga e përbashkët e shqiptarëve dhe e serbëve të Kosovës
Lajme

Papunësia, brenga e përbashkët e shqiptarëve dhe e serbëve të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 4:47 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Për serbët dhe shqiptarët në Kosovë, kërcënimet kryesore për paqen dhe sigurinë përfshijnë papunësinë si dhe gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Kështu u tha në anketën e publikuar sot nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI), ku morën pjesë 1200 persona në mbarë Kosovën mbi perceptimet e qytetarëve për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë.

Papunësia dhe mungesa e vendeve të punës janë shqetësimet kryesore për shqiptarët e Kosovës (51%) si dhe serbët e Kosovës (46%), pasuar nga sistemi i dobët shëndetësor dhe korrupsioni në institucionet publike.

Për shqiptarët e Kosovës tre kërcënimet kryesore për paqen dhe sigurinë në komunitetin e tyre janë: papunësia (30%), mungesa e pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (21%) dhe korrupsioni (16%).

Ngjashëm për serbët e Kosovës, papunësia konsiderohet si kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë (29%), e ndjekur nga gjendja e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë (19%) dhe së treti dhuna politike dhe ekstremizmi politik (14%).

“Kur bëhet fjalë për sigurinë, 84% e shqiptarëve të Kosovës deklaruan se ndjehen të sigurt si anëtarë të grupit të tyre etnik, krahasuar me 44% të serbëve të Kosovës që ndihen të sigurt dhe 39% prej tyre që nuk ndihen të sigurt. Kjo tregon se përkatësia etnike perceptohet si një rrezik më i madh për sigurinë tek serbët e Kosovës sesa shqiptarët e Kosovës. Një rezultat i madh shqetësues nga anketa ka të bëjë me njohuritë e qytetarëve për mekanizmat komunalë të dedikuar për adresimin e shqetësimeve të sigurisë”, thotë QKSS-ja në njoftimin për media.

Nga kjo anketë ka rezultuar se 79% e shqiptarëve të Kosovës dhe 52% e serbëve të Kosovës nuk janë të familjarizuar me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e tyre.

Sa i përket perceptimeve të qytetarëve për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, rezultatet tregojnë se qytetarët kosovarë që kanë një pikëpamje mjaft optimiste janë në shumicë në krahasim me ata që kanë një pikëpamje më pesimiste.

“Megjithatë, për shkak se anketa është kryer gjatë tetorit të vitit 2022, rezultatet mund të jenë të ndryshme në kontekstin aktual, duke marrë parasysh tensionet e rritura në veri të Kosovës”, thekson kjo organizatë.

Në anketë rezultoi se shqiptarët e Kosovës janë më optimistë për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në përgjithësi në Kosovë, krahasuar me serbët e Kosovës.

“Sipas rezultateve, 44% e shqiptarëve të Kosovës mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë të mira dhe 6% mendojnë se janë të shkëlqyera, gjë që sugjeron se shumica (50%) e shqiptarëve të Kosovës kanë një pikëpamje pozitive në krahasim me 41% që e shohin gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosova si jo të mirë. Në mesin e serbëve të Kosovës rezultatet tregojnë se 30% mendojnë se gjendja e marrëdhënieve ndëretnike është e mirë dhe 45% e shohin atë si deri diku mirë dhe 14% si të keqe. Kur u pyetën për pikëpamjen e tyre për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në nivel komuniteti, rezultatet janë më pozitive, me 58% të shqiptarëve të Kosovës që thonë se janë të mira në krahasim me 42% në mesin e serbëve të Kosovës. Gjithashtu, përqindja e atyre që e shohin gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike si të keqe në komunitetin e tyre është më e ulët në krahasim me rezultatet e përgjithshme për vendin: 6% te shqiptarët e Kosovës dhe 11% te serbët e Kosovës”, u tha në anketën e QKSS-së.

Shpat Balaj, koordinator i projektit FIERC, tha se rezultatet janë çuditërisht pozitive. Sipas Balajt, rezultatet mbi perceptimet e qytetarëve për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë “tregojnë se komuniteti në Kosovë mund të jetë më rezilient ndaj diskursit radikal politik në vija etnike, sesa që besohet në mënyrë konvencionale”.

Sa i përket bashkëpunimit ndëretnik, rezultatet janë më pesimiste.

Jovana Radosavleviq, drejtore ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale (NSI), theksoi se “marrëdhëniet ndëretnike përmirësojnë narrativën politike dhe veprimet që mund ta mundësojnë ose ta përkeqësojnë atë”.

“Shoqëria civile dhe media nuk duhet të jenë mundësues të veprimeve të qeverisë dhe zmadhues të retorikës së qeverisë në rastet kur këto veprime janë polarizuese dhe nxitëse. Ata që janë në qendër të këtyre proceseve si qytetarët, iniciativat me bazë në komunitet, udhëheqësit e komuniteteve, inciativat politike që janë konstruktive dhe shoqëria civile, duhet të fuqizohen në përpjekjet e tyre për të nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin ndëretnik. Niveli i demokracisë së një shoqërie matet nga mënyra se si ajo trajton grupet e saj më të cenueshme, veçanërisht komunitetet jo-shumicë”, citohet të ketë thënë Radosavleviq.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ishte i pranishëm në prezantimin e gjetjeve të kësaj ankete. Ai u shpreh i lumtur që kuptoi se shumica e shqiptarëve dhe e serbëve të Kosovës e vlerësojnë bashkëpunimin ndëretnik dhe zhvillimin ekonomik si shumë të rëndësishëm për marrëdhënie më të mira ndëretnike.

“Plus: Shumica e respodentëve konsiderojnë dhe duan që Kosova të jetë shoqëri multietnike dhe janë po ashtu optimistë për marrëdhënie më të mira ndëretnike në të ardhmen. Ata po ashtu presin nga liderët politikë që të luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e tensioneve ndëretnike. Edhe unë”, u shpreh Rohde.

Anketa është realizuar në kuadër të projektit FIERC financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.

Anketa u implementua nga 28 tetori deri më 2 nëntor nga një ekip multietnik hulumtuesish dhe mbuloi rajonet kryesore të Kosovës, duke përfshirë komunat multietnike, zonat rurale dhe urbane, dhe për këtë arsye ofron një pasqyrë shumë të besueshme dhe gjithëpërfshirëse të asaj që qytetarët mendojnë për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe si mund të përmirësohen tutje ato.

You Might Also Like

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Kurti takon kryetarin e VATRA-s: Zë i fuqishëm për çështjen shqiptare

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Garë miqësore shahu mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Lituani ka vdekur viktima e 61-të e zjarrit në diskotekën e Koçanit

Kosova Times Kosova Times April 7, 2025
“Frika nga lufta është një armë me të cilën Rusia forcon kolonën e saj të pestë në Moldavi”
Ukrainës pothuajse i mbarojnë dronët sulmues Bayraktar
Situatë e qetë në Zveçan
Vdes motoçiklisti nga aksidenti me dy automjete në Komoran
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?