By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK nuk merr pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK nuk merr pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes
Lajme

PDK nuk merr pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 11:07 AM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të Presidentes Osmani, sepse konsideron se është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.

 

Kjo pasi që, Grupi Parlamentar i PDK-së konsideron se organizimi i sotëm i fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, para deputetëve të Kuvendit, është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes.

“Gjuha jo unifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipik të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, shembujt për këtë janë të shumtë, përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mosmbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë.

Grupi Parlamentar i PDK-së po ashtu vlerëson se po të mos ishte prirja joparimore e këtij pushteti për të prodhuar performanca të tilla neveritëse mbase këtë ngjarje ky pushtet ka qenë e udhës ta organizojë në zyrat e  Vetëvendosjes përballë aktivistëve të kësaj partie, e jo para të deputetëve të Republikës.

Sipas PDK-së, për një vit, e para e shtetit ka qenë në shërbim të të parëve dhe kundër deputetëve të Republikës së Kosovës, dhe jo vetëm.

“Kujtojmë vetëm disa nga veprimet e Presidentes Osmani kundër institucioneve të pavarura të Republikës: Shkarkimi znj. Daka, ka heshtur dhe mbrojtur rastet më skandaloze korruptive si ai i Martin Berishaj, ajo nuk ka qenë transparente as gjatë deklarimit të pasurisë së saj, nuk ka mbrojtur interesat e sindikatave dhe qytetarëve, nuk ka bërë as të vetmen përpjekje për të instaluar dialogun social dhe institucional në Kosovë. Me miq ndërkombëtarë është sjellë me arrogancë dhe nuk e ka as edhe një vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtarisht. Në nivelin kombëtar, me Shqipërinë është sjellë si grindavece partiake duke dështuar kështu në përfaqësimin vëllazëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Znj. Osmani, përkundër faktit që vet është një grua, nuk ka bërë as të vetmin hap drejt fuqizimit të lidershipit të grave në Kosovë, përkundrazi në mesin e tyre ka shkaktuar përçarje, duke avancuar vetëm gratë e pushtetit dhe partisë së saj fantome GUXO”, vlerëson PDK-ja.

Presidentja, sipas PDK-së, asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.

“Në kompetencat e saj që i takojnë, ajo nuk ka vepruar për sigurinë. Për Veriun dhe qytetarët atje nuk gjeti kohë për vizitë, përpos sa ishte në fushatë për LVV, etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera të njohura për qytetarët, PDK refuzon të marrë pjesë në këtë seancë. Qëllimi ynë është ruajtja e integritetit të institucionit të Presidencës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Kosova Times Kosova Times October 29, 2025
Irani i kërkoi Rusisë teknologji bërthamore në këmbim të dronëve dhe raketave
Bashkohuni sepse asnjë emër personal nuk qëndron mbi emrin shqiptar
Qeveria e Kosovës konfirmon pjesëmarrjen e Bislimit në takimin në Bruksel
Kina lanson sondë për të mbledhur mostra nga Hëna
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?