By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votohet buxheti për vitin 2023
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Votohet buxheti për vitin 2023
Lajme

Votohet buxheti për vitin 2023

Kosova Times
Last updated: 2022/12/15 at 10:56 PM
Kosova Times Published December 15, 2022
Share
SHARE

Pas një dite të gjatë, në seancë plenare, parlamentarët e kanë votuar Ligjin për Buxhetin e Republikës për vitin 2023.

Votë për nuk morën amendamentet opozitare, në vazhdimin e seancës për buxhetin, sikurse që votë për nuk pati as për amendamente të propozuara nga Komisionet Parlamentare.

Në kohën kur u votua buxheti, në sallë nuk ishin deputetët e LDK-së e të paktë ishin deputetët nga PDK-ja e AAK-ja, të cilët nuk morën pjesë fare në votim.

Shqyrtimi i Ligjit për Ndarjet Buxhetore vazhdoi pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ku u votua që me procedura të përshpejtuara të shqyrtohen javën e ardhshme dy projektligje, ai për Paga dhe për Zyrtarët Publikë. Seanca për buxhetin kishte nisur paradite, por ishte ndërprerë për të vazhduar në orët e pasdites.

Votohet në parim plotësim ndryshimi i Kodit Penal

Pas votimit të Buxhetit të Kosovës, deputetët kanë votuar në parim edhe plotësim ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës për të cilin kishin përfunduar diskutimet në seancën e kaluar. Ndryshimi i Kodit Penal në parim mori 65 vota të deputetëve.

Ndërkohë, në fund të seancës kryeparlamentari Konjufca i ka njoftuar deputetët e Kuvendit për një propozim të Qeverisë për amendamentim të Kushtetutës së Kosovës.

“Ju njoftoj se Qeveria me 15 dhjetor ka propozuar amendament në Kushtetutën e Republikës, amendamenti numër 27 në kushtetutë. Në nenin 22, pas paragrafit 9, shtohet paragrafi 10, përfshirja e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”, ka njoftuar kreu i Kuvendit.

Ai tha se amendamenti 27 i plotëson kushtet sipas nenit 144 të Kushtetutës për fillimin e procedurës për amendamentimin e Kushtetutës dhe se i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar paraprakisht që ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në kapitullin 2 të Kushtetutës.

Punimet e Kuvendit janë mbyllur derisa kryeparlamentari tha se për vazhdimin e seancave të mbetura deputetët do të njoftohen me kohë.

Projektligji i Pagave e ai për Zyrtarët Publikë në seancë më 22 dhjetor

Të dyja projektligjet, ai për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë do të shqyrtohen më 22 dhjetor, me procedura të përshpejtuara në Kuvendin e Kosovës. Kështu kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare, ndonëse këtë formë e kundërshtuan deputetët opozitarë.

Të enjten e javës që vjen, dy projektligje do të jenë në shqyrtim, për të cilat u votua për shmangie nga afatet procedurale.

Kështu, Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë do të shqyrtohen të enjten e 22 dhjetorit në seancë plenare, vetëm dy javë pasi morën miratimin në leximin e parë.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka treguar arsyet se pse kanë zgjedhur këtë formë shqyrtimi duke shmangur procedurat kuvendare.

Duke ditur rëndësinë që këto Projektligje kanë në rregullimin e marrëdhënies mes të punësuarve dhe shtetit dhe mundësinë e procesimit të pagave sipas kërkesave të vazhdueshme të punëtorëve në sektorin publikë dhe t’i jepet mundësia Thesarit që të përgatitet për realizimin e pagave sipas koeficientëve të rinj për shkurt të vitit 2023, ne si deputet të LVV-së kërkojmë këtë seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar e miratuar kërkesën për shmangie nga afatet procedurale”, ka sqaruar kërkesën drejtuesja e grupit të deputetëve në pushtet.

Por, kundërshtim të ashpër kishte nga deputetët opozitar.

Bekim Haxhiu nga PDK-ja i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që të ruhet autoriteti i institucionit të Kuvendit duke thënë se nuk duhet të keqpërdoren, sipas tij, numrat në këtë formë.

“Debatin publikë edhe ashtu të vonuar nuk mund ta shuani në vend të vonesës suaj, mosdijes, mashtrimit. Nuk mund kështu të veproni nëse dëshironi ligj të mirë për paga. Nëse doni që të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese mund ta kaloni në propozimin aktual”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ndërkaq tha se propozimi i LVV-së është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe ua mohon deputetëve të drejtën për të paraqitur amendamente.

“Është komplet në kundërshtim me nenin 76 që flet për shqyrtimin e Projektligjit, sidomos në Komisione. Nuk e dimë pse është kjo nguti, kur javën e kaluar, ka kaluar në procedurë të rregullt e tash kërkohet në aspektin e jashtëzakonshëm të hyhet me procedurë tjetër”, tha ai.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar që Projektligji për Zyrtarët Publikë t’i nënshtrohet një debati të thellë publikë.

“Sa i përket projektligjit për Zyrtarët Publikë, ne jemi kundër, do të votojmë kundër dhe kërkojmë që i njëjti t’i nënshtrohet një debati të thellë të diskutimit publik, sepse e dëmton në esencë mandatin e zyrtarëve të lartë publikë”, tha ai.

Pavarësisht kundërshtimeve, propozimet për shmangie nga procedurat kaluan me shumicën e votave të deputetëve dhe të njëjtit do të trajtohen në lexim të dytë, të enjten e javës që vjen.

 

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Kosova Times December 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Atiq: Dy vjet qeverisje, Mitrovica e Veriut më e lirë dhe pa banda

Kosova Times Kosova Times April 23, 2025
Rënia e Asadit solli ndryshime edhe në futboll, kombëtarja siriane ndryshoi ngjyra
Presidentja ende nuk ka pranuar letër nga Kuvendi për seancën e sotme
25 vjet nga rënia e Agim Ramadanit – ‘Katana’
Aktivistit kundër luftës i lejohet hyrja në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?