By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot shpallet aktgjykimi për Salih Mustafën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sot shpallet aktgjykimi për Salih Mustafën
Lajme

Sot shpallet aktgjykimi për Salih Mustafën

Kosova Times
Last updated: 2022/12/16 at 9:15 AM
Kosova Times Published December 16, 2022
Share
SHARE

“Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 16 dhjetor 2022 në orën 9:00”, njoftojnë  Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Prokurori i Specializuar e akuzon Salih Mustafën për përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në rajonin Gollak të Kosovës.

Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash dhe qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e specifikuara si në vijim: Akuzat janë si më poshtë: Katër akuza për krime lufte: Ndalim arbitrar,   trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 28 shtator 2020, bëri paraqitjen e parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e mëtejshme më 28 tetor 2020, z. Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat e paraqitura në aktakuzë.

Palët, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Mbrojtja dorëzuan (në mënyrë konfidenciale) versionet më të fundit të dosjeve paraprake, përkatësisht më 22 shkurt dhe 6 maj 2021. Më 7 maj 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues.

Tetë viktima morën pjesë në procesin gjyqësor si një grup i vetëm dhe u përfaqësuan në sallën e gjyqit nga mbrojtësja e viktimave.

Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtëses së viktimave. ZPS-ja thirri 14 dëshmitarë dhe më 4 shkurt 2022 mbylli paraqitjen e provave të veta.

Më 23 shkurt 2022, Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarit në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së.

Më 21 mars paraqiti prova mbrojtësja e viktimave, kur një nga viktimat pjesëmarrëse në çështjen gjyqësore i shprehu pikëpamjet dhe shqetësimet Trupit Gjykues.

Më 22 mars 2022, Mbrojtja filloi paraqitjen e provave të veta dhe thirri 15 dëshmitarë për të dhënë dëshmi. Më 22 maj 2022 Mbrojtja njoftoi mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave të veta.

Më 1 qershor 2022, ZPS-ja paraqiti kundër prova, ku thirri një dëshmitar dhe paraqiti prova shkresore shtesë.

Më 3 qershor 2022, Trupi Gjykues kërkoi prova shtesë në bazë të rregullës 132 të Rregullores, konkretisht dy aktekspertiza lidhur me vlerësimin mjekësor të disa prej viktimave të pranuara në këtë çështje gjyqësore.

Më 20 qershor 2022 u mbyll procedura e paraqitjes së provave në këtë çështje gjyqësore. Palët dorëzuan dosjet gjyqësore përfundimtare përkatësisht më 21 dhe 22 korrik 2022.

Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së, mbrojtëses së viktimave dhe Mbrojtjes u mbajtën më 13 deri më 15 shtator 2022.

 

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times December 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Durov: Telegram do të transferojë adresat IP me kërkesë të autoriteteve

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Kurti reagon pas tragjedisë në Greqi: Kosova qëndron me popullin grek
Krasniqi: Thirrjet ‘vdekje për shqiptarët’ janë të papranueshme
Digjet një veturë në Emshir, disa banorë kërkuan ndihmë mjekësore
Tepiq: Radoiçiq e kontrollin Vuçiqin dhe jo anasjelltas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?