By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parisi i ofron mbështetje Kosovës për BE, i kërkon vazhdimin e reformave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Parisi i ofron mbështetje Kosovës për BE, i kërkon vazhdimin e reformave
Lajme

Parisi i ofron mbështetje Kosovës për BE, i kërkon vazhdimin e reformave

Kosova Times
Last updated: 2022/12/17 at 7:08 PM
Kosova Times Published December 17, 2022
Share
SHARE

Franca mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa bën thirrje që vendi të vazhdojë me reforma.

“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, ashtu sikurse edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ministrja e Jashtme e Francës.

Franca i bëri thirrje Kosovës “që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj evropian, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet në këtë drejtim”.

Më tej, në komunikatën e MPJ-së franceze, i kërkohet Kosovës, sikurse edhe Serbisë, që të angazhohen “me përgjegjësi dhe konstruktivitet në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ky, thotë Franca, “është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kurti ka thënë më pas se sikur pesëshja e mosnjohëse e BE-së ta ndryshonte qëndrimin, do të ndihmonte në procesin e anëtarësimit të Kosovës në familjen evropiane.

Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE e kanë mbështetur edhe vende tjera evropiane.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times December 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lavrov vendos ne nje paralele serbet e Kosoves me Donbasin!

Kosova Times Kosova Times April 25, 2023
Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Vrasësi i trefishtë Alen Rizvanović, i cili aksidentoi këmbësorët në Graz kreu vetëvrasje
Edicioni i ri, Ademi me thirrje për futboll të bukur e të ndershëm
Sot luhet ndeshja e dytë çerekfinale Bashkimi-Trepça
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?