By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni pamjet e sulmit të Iranit ndaj Izraelit
June 13, 2025
Kuvendarët po veprojnë të çorganizuar sikur të ishin nën ndikimin e madh të alkoolit?!
June 13, 2025
Ai erdhi në Indi për të përmbushur dëshirën e fundit të gruas së tij. Ai vdiq gjatë rrugës për te vajzat e tij
June 13, 2025
(Video)Alarm në të gjithë Izraelin, shpërthime në Tel Aviv. Iran: Hakmarrja ka filluar
June 13, 2025
Putin dënon sulmin izraelit ndaj Iranit: Kjo mund të zgjidhet diplomatikisht
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RrGK-ja mban Kuvendin e 20, Resmije Rrahmani nderohet me çmimin “Sevdije Ahmeti”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RrGK-ja mban Kuvendin e 20, Resmije Rrahmani nderohet me çmimin “Sevdije Ahmeti”
Lajme

RrGK-ja mban Kuvendin e 20, Resmije Rrahmani nderohet me çmimin “Sevdije Ahmeti”

Kosova Times
Last updated: 2022/12/17 at 7:46 PM
Kosova Times Published December 17, 2022
Share
SHARE

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot ka mbajtur Kuvendin e 20-të Vjetor të Anëtarësisë, ku të pranishëm ishin mbi 120 pjesëmarrës nga organizatat anëtare, partnerët, miqtë e përkrahësit e rrugëtimit të RrGK-së.

Kuvendin zyrtarisht e hapi Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit të RrGK-së, e cila çmoi punën e organizatës përgjatë viteve duke thënë se ndihet e nderuar me pjesëmarrjen e saj në këtë Kuvend.

“Rrjeti ka dëshmuar punën e shkëlqyer dhe ka qenë transparent në punë, që është e nevojshme për ata që i përkrahin dhe i përkrah Rrjeti. Përveç misionit për avokim në emër të grave dhe vajzave rrjeti ka arritur të përfaqësojë tashmë 194 organizatat e saj anëtare në ngritjen e kapaciteteve të veta”, tha ajo duke vlerësuar edhe kontributin e anëtarëve të bordit.

Ndërkaq, në fjalën përshëndetëse u veçua edhe aktivistja e shquar për çrrënjosjen e analfabetizmit, Naxhije Buçinca, e cila ishte edhe kryetarja e bordit të parë të RrGK-së.

“Kur shkollojmë një vajzë shkollojmë një familje, një shoqëri. 1000 gra të shkolluara kanë rezultuar me Fondacionin Buçinca. Kam dëshirë t’i shkollojmë vajzat në nivel universitar. Ne para 20 vjetësh bashkë me Igballe Rogovën e kemi filluar këtë punë, vazhdojeni ju dhe mos u ndalni”.

Anëtarët e Bordit ndër vite, Delina Fico, Besim Kajtazi, Flora Macula, Vjosa Dobruna dhe Argjentina Grazhdani gjatë panelit shpalosën kujtime e historitë e tyre lidhur me punën e RrGK-së duke e vlerësuar lart kontributin e Rrjetit në fuqizimin e grave dhe vajzave në Kosovë.

Këtë vit, për të pestën herë me radhë u bë ndarja e çmimit “Sevdije Ahmeti” si kujtim për aktivisten feministe dhe humaniste Sevdije Ahmeti (1944-2016).

Ky çmim iu nda Resmije Rahmanit (Biba), mobilizuese e grave me aftësi të kufizuara në Organizatën e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës (OPDMK). Çmimit i parapriu një poezi dedikuar Bibës, interpretuar nga aktorja dhe aktivistja Safete Rogova, e cila emocionoi të gjithë të pranishmit.

Tutje, Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova, çmoi kontributin e secilës organizatë anëtare përgjatë viteve duke bërë që objektivat e RrGK-së për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në politikë, ekonomi dhe fushave të tjera programatike të Strategjisë së Rrjetit të arrihet pothuajse tërësisht.

“Falënderoj secilin veç e veç për gjithë punën. Ka qenë energjia e 194 organizatave anëtare, bordit, stafit, partnerëve e përkrahësve tanë, bashkë me mediat që kanë qenë zëri ynë, e që falë kësaj fuqie kemi arritur ta zbatojmë strategjinë tonë katër vjeçare”, deklaroi Rogova.

RrGK-ja publikoi edhe të dhënat për punën e bërë gjatë katër viteve të fundit, duke konstatuar se numri i grave deputete është rritur nga 32,5% në 35,8%, ndërsa gjatë kësaj periudhe, 2,058 gra kanë marrë pjesë në proceset vendimmarrëse.

Përgjatë katër viteve të fundit, 24 politika publike (ligje, strategji, të tjera) janë amendamentuar, duke integruar komentet e RrGK-së.

“50 hapa u ndërmorën nga përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe të BE-së në adresimin e çështjeve të ngritura nga gratë”, tha kjo organizatë.

Po ashtu në këtë periudhë, sipas RrGK-së, 150 gra që kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore kanë marrë ndihmë ligjore, duke theksuar se ngritja e vetëdijes për dhunën me bazë gjinore është përmirësuar.

RrGK-ja thotë se ekzistojnë 19 politika për adresimin e ngacmimit seksual, kurse konstatohet se më shumë se 30 iniciativa kanë përkrahur gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.

“20,000 gra dhe burra janë informuar për të drejtat e tyre në punë; 680 raste janë ndihmuar juridikisht lidhur me diskriminimin me bazë gjinore në punësim; 329 gra kërkuan të drejtën e tyre për trashëgimi ose të drejtat pronësore. Gjithashtu që nga viti 2012, RrGK përmes Fondit të Grave të Kosovës ka dhënë 252 grante për 149 organizata. 4,368 gra tashmë kanë qasje në kujdes shëndetësor”, thanë në RrGK. /Kosovatimes/

You Might Also Like

PDK: ZRRE në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve

Gërvalla në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

Aktakuzë ndaj deputetit Sllavko Simiq për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne

Kosova Times December 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kusari-Lila: Kuvendi të enjten vazhdon me pikat nga seancat e kaluara

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
​Komisioni për Ekonomi miraton masat e përkohshme për produktet bazë
Ngjarjet e datës 15 nëntor
Aksidenti me 5 shqiptarë të vdekur në Greqi, identifikohen kush janë viktimat
Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policor në Mitrovicë veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?