By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës
July 4, 2025
Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive
July 4, 2025
Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës
July 4, 2025
Osmani takon kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha
July 4, 2025
OEK i bën thirrje pezullimit të vendimit të ZRRE-së për të gjitha bizneset
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë është roboti ChatGPT dhe pse përdoret?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Çfarë është roboti ChatGPT dhe pse përdoret?
Teknologji

Çfarë është roboti ChatGPT dhe pse përdoret?

Kosova Times
Last updated: 2022/12/18 at 8:59 PM
Kosova Times Published December 18, 2022
Share
SHARE

REUTERS

Përdorimi i inteligjencës artificiale në teknologji sa vjen e avancohet.

Kompania me bazë në San Francisko, OpenAI, e ka prezantuar së fundi robotin më të ri, ChatGPT.

Ky robot – një aplikacion softuerik – është i dizajnuar për të imituar bisedat që zhvillohen mes njerëzve, varësisht prej kërkesave të tyre.

Udhëheqësi i kompanisë OpenAI, ka thënë se që në javën e parë të publikimit, mbi një milion përdorues kanë tentuar që të bisedojnë me këtë robot.

Në pronësi të kujt është OpenAI dhe pse është i përfshirë Elon Musk?

OpenAI është një kompani për kërkim dhe zhvillim, e cila është themeluar si organizatë joqeveritare më 2015 nga investitori Sam Altman dhe miliarderi Elon Musk.

Kompania, ndërkohë, ka siguruar fonde nga shumë pasanikë të tjerë, përfshirë Peter Thiel.

Më 2019, ky grup ka krijuar një entitet profitabil për të tërhequr investimet e jashtme.

Musk, i cili vazhdon të jetë i përfshirë në kaosin që ka përfshirë platformën Twitter – tani në pronësinë e tij – është larguar nga bordi i kompanisë OpenAI më 2018, mirëpo krijimet që janë bërë aty i ka konsideruar “frikshëm të mira”.

Musk ka thënë më vonë se do të pauzojë qasjen e OpenAI në databazën e Twitter-it, pasi ka kuptuar se kompania është duke u përdorur për të “trajnuar” robotin.

Si funksionon OpenAI?

OpenAI ka thënë se modeli ChatGPT i robotit, i trajnuar për të përdorur teknikën e mësimit të makinës, mund të simulojë bashkëbisedimet, t’iu përgjigjet pyetjeve përcjellëse, t’i pranojë gabimet, të sfidojë qëndrimet jokorrekte dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme.

Në fazat e para të zhvillimit, trajnerë të inteligjencës artificiale i kanë ofruar robotit disa modele bashkëbisedimi.

Në versionin final, që është prezantuar për testim të publikut, roboti tenton të kuptojë pyetjet e përdoruesve dhe të komunikojë me ta përmes përgjigjeve që ngjasojnë me tekstin e shkruar nga njeriu në format bisedor.

Për çka mund të përdoret?

Një robot, sikurse ChatGPT, mund të përdoret për aplikacionet e jetës reale sikurse marketingu digjital, për krijim të përmbajtjes online, për përgjigje të kërkesave të konsumatorëve, e madje edhe për t’iu ndihmuar përdoruesve për korrigjim të kodeve kompjuterike.

Roboti mund t’iu përgjigjet llojeve të ndryshme të pyetjeve dhe atë duke imituar stile të ndryshme të të folurës së njeriut.

A është problematik?

Sikur edhe shumë inovacione tjera, edhe ChatGPT e ka anën tjetër të medaljes.

OpenAI e ka pranuar tendencën e pajisjes për t’u përgjigjur me raste “me tonin e duhur, por me formulime të palogjikshme”, dhe ka thënë se është duke punuar në përmirësim.

Teknologjia e lidhur me inteligjencë artificiale mund të imitojë paragjykimet shoqërore lidhur me racën, gjininë dhe kulturën.

Gjigantët teknologjisë, përfshirë Google dhe Amazon e kanë pranuar më parë se disa prej projekteve të tyre – ku ka qenë e përfshirë inteligjenca artificiale – nuk kanë qenë “të sakta në aspektin etik” dhe kanë pasur limitet e tyre.

Në dhjetëra kompani tjera, njerëzit është dashur të intervenojnë për të rregulluar kaosin e krijuar nga inteligjenca artificiale.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, kërkimet në sektorin e inteligjencës artificiale mbesin atraktive.

Investimet në operacione dhe zhvillim të inteligjencës artificiale kanë arritur në gati 13 miliardë dollarë.

Vetëm në tetor të këtij viti buxhetit i janë shtuar edhe 6 miliardë dollarë, sipas të dhënave të kompanisë PitchBook.

You Might Also Like

Google sjell në Itali inteligjencën artificiale që gjeneron video nga teksti, një logo për t’i dalluar ato

Syzet inteligjente të Google: Përkthim dhe navigim në kohë reale për udhëtarët

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova Times December 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takon delegacionin nga Mali i Zi, bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kosova Times Kosova Times May 24, 2023
Kallaba: Fluturimi për ta ndihmuar Kosovën, gjëja më e mrekullueshme
Kievi pësoi sulmin më të fuqishëm me dron në muajt e fundit
Bajrami: Qytetarët duhet të dinë kush është Taulanti dhe skandalet që lidhen me të
Çeku pret Orav, flasin për partneritetet për kulturë e sport
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?