By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë
May 14, 2025
Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mes nevojës për ngrohje dhe ajër të pastër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Tema > Mes nevojës për ngrohje dhe ajër të pastër
Tema

Mes nevojës për ngrohje dhe ajër të pastër

Kosova Times
Last updated: 2022/12/19 at 11:40 AM
Kosova Times Published December 19, 2022
Share
SHARE

Në oborrin që ka nisur të baltoset nga moti i lagësht, Naser Abazi ka rregulluar një strehë të improvizuar për ta ruajtur qymyrin, që e përdor për ta ngrohur shtëpinë.

I lindur dhe rritur në Obiliq, rreth 11 kilometra larg Prishtinës, 56-vjeçari thotë se është i mësuar me erën e rëndë që e lëshon djegia e qymyrit.

Shtëpia e tij njëkatëshe gjendet disa metra larg termocentralit Kosova B – njërit prej dy termocentraleve që ka Kosova për prodhim të rrymës.

Këto termocentrale funksionojnë duke djegur qymyr – për çka konsiderohen edhe si ndotës të mëdhenj të ajrit në Kosovë.

Gjatë stinës së dimrit, sidomos, ndotja arrin nivele të larta, pasi edhe një numër qytetarësh përdor njësoj qymyr, apo dru e pelet për ngrohje.Përdorimi i këtyre lëndëve pritet të rritet këtë sezon, për shkak të pasigurisë energjetike.

Qeveria e Kosovës, ka muaj, që u bën thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën dhe të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Abazi thotë se ka bërë disa përgatitje për këtë dimër.

“E kam marrë një kamion të vogël me qymyr dhe nuk e di nëse do të mund ta kaloj dimrin. Ndodh që duhet ta marr edhe një kamion [tjetër] të vogël”, thotë ai, duke treguar se kjo sasi i ka kushtuar 100 euro.

Përveç qymyrit, Abazi thotë se ka blerë edhe 10 metra dru.

Si pasojë e krizës energjetike që ka përfshirë Evropën, autoritetet e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë garanci se do të ketë furnizim të rregullt me rrymë gjatë dimrit.

Kjo, si për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme të prodhimit, ashtu edhe për shkak të çmimeve të larta të importit.

Abazi shprehet i shqetësuar se rritja e përdorimit të qymyrit mund t’i kushtojë familjes së tij me shëndet.

“Na pengon boll [era e qymyrit], thonë se është kancerogjen. Unë po e shoh vetë që po më pengon, ose fëmijët e vegjël [nipërit e mbesat] po i pengon. Mjegulla kur bëhet këtu, nga një javë nuk hiqet”, thotë Abazi.

Shitësi, i cili nuk deshi të identifikohej me emër, është punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Ai thotë se bashkë me djemtë e tij merren me shitjen e qymyrit tash e 20 vjet.

“[Qymyri po shitet më shumë] shkaku i druve që janë më shtrenjtë dhe rrymës”, thotë shitësi.
Një metër dru aktualisht kushton 70 deri në 80 euro, krahasuar me 40 euro sa ka qenë vitin e kaluar.Në kohën e mbrëmjes, sidomos në net më të ftohta, në disa pjesë të Prishtinës vërehet tym i dendur nga oxhaqet.

Banorë nëpër disa lagje të kryeqytetit, si Vranjevci e Kolovica, thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër për ngrohje, përveç druve dhe qymyrit.Hazir Canolli, banor i Kolovicës, thotë se familja e tij është ngrohur me dru gjithmonë.“Përafërsisht harxhoj 15 metra dru në vit. Na pengon ajri i ndotur, por këtu në periferi më pak”, thotë ai.

Dhe, pasojat pritet t’i ketë cilësia e ajrit, që rrjedhimisht ndikon edhe në shëndetin e njerëzve, sidomos tek ata me sëmundje në sistemin e frymëmarrjes.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili mat cilësinë e ajrit, në raportin e vitit 2021 ka bërë të ditur se tejkalimet më të shpeshta të parametrave të lejuar të ndotësve në ajër, janë shënuar në zonën e Prishtinës dhe të Obiliqit.

Këto tejkalime, sipas raportit, janë shënuar kryesisht gjatë muajve: janar, shkurt, mars, nëntor dhe dhjetor.

Përveç termocentraleve dhe ngrohjes nga amvisëria, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës thotë se ndotje në ajër shkaktojnë edhe makinat, sidomos ato më të vjetra që shpenzojnë më shumë naftë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, nga dhjetori i vitit 2021, në Kosovë janë të regjistruara gjithsej 395.840 vetura. Prej tyre, vetëm 74 janë 100 për qind elektrike, që nënkupton se kanë ndotje zero ndaj ambientit.

Nga Komuna e Prishtinës thonë për Radion Evropa e Lirë se këtë vit kanë planifikuar që në ditët kur ka rrezik për ndotje më të madhe të ajrit – për shkak të temperaturave të ulëta dhe përdorimit më të madh të ngrohjes – ta organizojnë falas transportin ndër-urban publik.

“Trafikun urban në zonat urbane dhe rurale ta shpeshtojmë dhe transporti të jetë falas”, thuhet në deklaratën e tyre me shkrim.

Ata thonë se kjo është masë afatshkurtër, ndërsa si masë afatgjate planifikojnë krijimin e zonave me emetim të ulët të gazrave, përkatësisht “kufizimin e qarkullimit të automjeteve të vjetruara në zona të caktuara”.

Vlera Krasniqi, inxhiniere e ambientit që ligjëron në Universitetin e Prishtinës, thotë se masat e veçanta që prekin vetëm disa lloje të ndotësve, nuk janë zgjidhje afatgjate për ndotjen e ajrit.

“Në asnjë mënyrë nuk mund t’i trajtojmë problemet si komponentë të veçuar. Qasja për t’i zgjidhur problemet mjedisore duhet të jetë sistematike. Çfarëdo që vendoset të bëhet, duhet të bëhet paralelisht në të gjithë sektorët. Ne kemi pasur zgjidhje të shumta, i kemi ndalur veturat për një ditë ose dy ditë. Fatkeqësisht janë zgjidhje që bëhen vetëm për raste emergjente. Nuk janë zgjidhje të qëndrueshme”, thotë Krasniqi.

Sipas saj, ndër format më të mira për të ndihmuar në uljen e ndotjes së ajrit është investimi në prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme, si dhe motivimi financiar i bizneseve dhe qytetarëve në drejtim të përdorimit të energjisë së ripërtërishme.

“Ne nuk mund t’u themi njerëzve mos e përdorni qymyrin apo drurin për ngrohje, pa u ofruar një alternativë”, thotë ajo.

Rreth 94 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e qymyrit, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ku përfshihen: hidrocentralet, centralet e erës dhe panelet diellore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, efektet e kombinuara të ajrit të ndotur në ambient të jashtëm dhe të ajrit të ndotur në shtëpi shkaktojnë 6.7 milionë vdekje të parakohshme në vit.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka ndonjë plan të veçantë për parandalimin e ndotjes së ajrit këtë vit./REL

You Might Also Like

Serbi goditi me thikë partneren shtatzënë për një arsye të çuditshme

Deutsche Welle: Një çerek shekulli pas përfundimit të bombardimeve dhe luftës në Kosovë, jehona vazhdon edhe sot

50 kompanitë më të fuqishme në Evropë: Ja kush janë dhe çfarë bëjnë

Hendeku po thellohet. Pesë njerëzit më të pasur në botë po dyfishojnë paratë e tyre

Ekonomistët: Buxheti për 2024 nuk i përmbush kërkesat e qytetarëve

Kosova Times December 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Paraburgim ndaj tre të miturve të dyshuar për zjarrvënien në Kaçanik

Kosova Times Kosova Times March 16, 2024
Gruaja e Vladimir Kara-Murza bëri thirrje për një shkëmbim të të burgosurve
Sfidat kryesore në negociatat për armëpushim në Gazë
Takohen Krasniqi e Orav, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike
Ministrja e jashtme gjermane drejtoi gishtin drejt Kinës: “Ata i japin ndihmë ekonomike dhe të armatosur Rusisë, në vend që të marrin përgjegjësinë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?