Sot në orën 09:00 në ambientet e kinemasë ABC në Prishtinë, RTK-Radio do të organizojë mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, komentatorit sportiv, redaktorit e punëtorit shumëvjeçar të Radio Kosovës, Milaim Krasniqi.
I ndjeri ndërroi jetë të premten në Francë, ku kishte shkuar pak ditë më parë për trajtim mjekësor, pasi ishte diagnoztifikuar me kancer. Milaim Krasniqi u vlerësua si zëri ikonik i radios, derisa pas vetës la një arkiv të pasur me komentime të ndeshjeve sportive, por edhe me udhëheqjen e shumë emisioneve e spektakleve argëtuese.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Makoc