By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF ndan çmimet vjetore 2022
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KOMF ndan çmimet vjetore 2022
Lajme

KOMF ndan çmimet vjetore 2022

Kosova Times
Last updated: 2022/12/21 at 2:28 PM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe Mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve” për kontribuuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.

KOMF këtë vit ndau tre çmime vjetore në fushën e gazetarisë në mbrojtje të fëmijëve dhe pesë mirënjohje vjetore me titull “Mik i Fëmijëve”, për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Paneli Vlerësues për shkrimet gazetareske, i përbërë nga Evliana Berani – gazetare, Luljetë Prekazi – psikologe dhe Imer Mushkolaj– gazetar, ka përzgjedhur tre gazetarë për tu vlerësuar me çmimin vjetor 2022 në fushën e gazetarisë, si më poshtë:

  • Dafina Halili, Kosovo 2.0, për hulumtimin “Shkolla fantazmë, shkolla geto e ndërrime të segreguara” fiton Çmimin Vjetor 2022.
  • Donjeta Murselaj, Klan Kosova, për reportazhin i cili trajton rastin e Florentit, të cilit i mohohet e drejta e regjistrimit në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë vetëm pse është në karrocë, fiton Çmimin Vjetor 2022.
  • Saranda Ramaj, Koha, për shkrimet me 17 vazhdime, që shpalojnë keqpërdorimet e shumta me mjetet e shtetit në emër të pacientëve të sëmurë rëndë, fiton Çmimin Vjetor 2022.

Ndërkohë që Paneli Vlerësues për nominimet Mik i Fëmijëve, i përbërë nga Blerta Perolli Shehu – Universiteti i Prishtinës, Anita Çavdarbasha – Zëvendëse e Avokatit të Popullit dhe Adelinë Sahiti – Drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, ka vlerësuar dhe ndarë pesë Mirënjohjet vjetore “Mik i Fëmijëve 2022”, për pesë personalitete të cilët përgjatë 2022, kanë ofruar mbështetje e kontribut në mbrojtje e mirëqenie të fëmijëve të cenueshëm.

Mirënjohjet u ndanë si më poshtë:

  • Burim Pira merr mirënjohjen vjetore “Mik i Fëmijëve 2022”, është një sipërmarrës i suksesshëm i cili drejton kompaninë Meka Halal Food në Dragash, për mbështetjen e vazhdueshme të iniciativës “Team Rijad”.
  • Familja strehuese Mejreme dhe Avdullah Kadriu nga Komuna e Vitisë, merr mirënjohjen vjetore “Mik i Fëmijëve 2022”, për strehimin e 30 fëmijëve pa kujdes prindëror.
  • Luan Sallahi, afarist, merr mirënjohjen vjetore “Mik i Fëmijëve 2022”, për kontributin e vazhdueshëm që ka ofruar për fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët marrin shërbime ditore pranë organizatës PEMA.
  • Shpresa Xhakli, filantrope, merr mirënjohjen vjetore “Mik i Fëmijëve 2022”, për avokimin, kontributin dhe mbështetjen e shërbimeve për fëmijët me autizëm, që marrin shërbime në organizatën “Autizmi”.
  • Atije Idrizaj, pronare dhe drejtuese e Kolegjit Rezonanca, merr mirënjohjen vjetore “Mik i Fëmijëve 2022”, për mbështetjen afatgjatë për tre vajza pa përkujdes prindëror të cilat marrin shërbime në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

KOMF falënderon të gjithë fituesit, gazetarët dhe Miqtë e Fëmijëve, individët, korporatat, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit të përbashkët fisnik të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre.

Kjo ngjarje u mundësua përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, si dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kabashi-Ramaj: Qeveria Kurti ka dështuar në garantimin e sigurisë kombëtare dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbrojtjes

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Ferizaj: Një femër dërgohet pa shenja jete në emergjencë
Britania i kërkon sërish Serbisë lirimin e tre policëve të rrëmbyer të Kosovës
Ukrainë, ofensivë tokësore ruse kundër Kharkiv-it
Kurti: Demokracia e Kosovës kërcënohet nga autokracia në Serbi e ndihmuar nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?