By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën
January 31, 2026
Ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë ndodhën në Ukrainë dhe Moldavi
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Programi përshpejtues BOOST x Kosovo shpall fituesit e granteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Programi përshpejtues BOOST x Kosovo shpall fituesit e granteve
Lajme

Programi përshpejtues BOOST x Kosovo shpall fituesit e granteve

Kosova Times
Last updated: 2022/12/21 at 4:08 PM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

BOOST x Kosovo, një program përshpejtues që promovon tranzicionin e gjelbër, shpalli fituesit e granteve të edicionit të parë të programit BOOST në Kosovë. Programi synon të ndihmojë bizneset të trajtojnë sfidat globale si pandemitë dhe ndryshimet klimatike, dhe të ndërtojnë qëndrueshmëri duke përqafuar praktika të afatgjata të gjelbra.

Secilit nga të pesëmbëdhjetë të shpërblyerit do t’u jepen 20,000 Euro për të zhvilluar zgjidhje inovative që promovojnë praktika të biznesit që janë të qëndrueshme, efikase dhe qarkore për rritje të gjelbër dhe të qëndrueshme – nga teknologjitë e menaxhimit të mbetjeve në bujqësi dhe prodhimin e ushqimit, deri tek prodhimtaria ekologjike dhe e gjelbër, tek aplikacionet e parkimit inteligjent, tek zvogëlimi i numrit të mallrave të kthyera në blerjet online duke përdorur Inteligjencën Artificiale, e deri në prodhimin digjital të modës për të zgjidhur mbikonsumin dhe mbiprodhimin.

Programi BOOST x Kosova filloi në mesin e shtatorit 2022 për të ofruar mundësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe për të promovuar një rritje më të gjelbër në sektorin privat në Kosovë. Gjithsej 50 ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga e gjithë Kosova janë përzgjedhur për të marrë pjesë në edicionin e parë.

Gjatë programit të përshpejtimit që zgjati tre muaj, 50 NVM patën mundësinë të thellojnë të kuptuarit dhe aftësitë e tyre përmes punëtorive dhe sesioneve individuale të mentorimit mbi udhëheqjen, biznesin dhe transformimin e gjelbër. Programi përbëhej nga katër module trajnimi: Matja e Ndikimit dhe Menaxhimi; Përshpejtimi i Biznesit të Sipërmarrjes; Transformimi i Gjelbër; dhe Transformimi Teknik dhe Digjital; dhe prezantimeve frymëzuese “Tokyo Talks” me sipërmarrës të suksesshëm dhe liderë globalë nga Japonia.

NVM-të e mëposhtme janë përfituesit e edicionit të parë të BOOST x Kosovo:

BOTANIC shpk, Bee Park LLC, Kosovo Glass Recycling, Hana Zeqa SH.P.K, Enchele sh.p.k, Greenergy, Bio365Kosova, GoBeyond, Smart Park LLC, PNC LLC, Eco Solution Research LLC, Masar Tocani b.i, Elea IT SH.P.K, Boronica e Sharrit, SUPERXPLORERS.

UNDP dhe partnerët dëshirojnë të përgëzojnë të gjithë të diplomuarit për përfundimin me sukses të programit përshpejtues BOOST x Kosovo. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare

Çipa: Kodi Penal i ri dhe “kurthi i statusit”: rrezik për gazetarët dhe investigimin

Delegatët e Kuvendit të LDK-së me qëndrime të ndryshme ndaj Abdixhikut

Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku: Ia kam lënë në duar anëtarësisë, LDK do të dal më e unifikuar

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosovarin e arrestuar ne Suboticë e përshkruajne si anëtarë të grupit të madh kriminal ndërkombëtar

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Horoskopi ditor për 1 shkurt
Lëviz me makinë ne samefor të kuq, godet dy vajza për vdekje që ishin ne ekskursion
Opozita: Me padëgjueshmërinë e saj, Qeveria tensionoi veriun
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?