By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë
June 8, 2025
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
June 8, 2025
Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën
June 8, 2025
Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara
June 8, 2025
Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për fajde, detyrim, dhënie dhe marrje të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe mashtrim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për fajde, detyrim, dhënie dhe marrje të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe mashtrim
Lajme

Aktakuzë për fajde, detyrim, dhënie dhe marrje të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe mashtrim

Kosova Times
Last updated: 2022/12/22 at 1:39 PM
Kosova Times Published December 22, 2022
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: N.K., I.F., K.G., dhe të pandehurës A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Fajdeja” nga neni 331, “Detyrimi” nga neni 328, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 dhe “Mashtrimi” nga neni 323, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.K., prej marsit të vitit 2018 e në vazhdim e deri në ditën e arrestimit, pranon një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, e duke e ditur gjendjen e rëndë financiare të atij personi, në atë mënyrë që fillimisht e ndihmon të dëmtuarin M.B., nga fshati Zhur- Komuna e Prizrenit, që nga ai t’i largojë kanosjet e fajdexhinjve dhe e ndihmon të njëjtin për të kontaktuar me zyrtarët policor të krimeve ekonomike. Pasi që të njëjtit fajdexhi procedohen në procedurë penale, kërkon nga i dëmtuari shumën prej gjashtëmijë (6.000) eurove, si dhe kërkon që i dëmtuari të autorizojë në llogarinë e tij bankare, nga ku pas autorizimit muaj për muaj deri në ditën e arrestimit ka tërhequr mjete me ç’ rast e ka dëmtuar të dëmtuarin në shumë prej gjashtëdhjetë e tremijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë euro e dyzet cent (63,888.40) euro. Me këto veprime, i pandehuri N.K., ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri N.K., prej vitit 2018 e në vazhdim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke përdorur forcën dhe kanosjen serioze për ta detyruar të dëmtuarin M.B., të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që në momentin kur M.B., vullnetarisht nuk ia sillte paratë, shkonte tek i dëmtuari duke e kanosur se do ta vret, e merrte atë për krahu, e fuste në automjetin e tij dhe e dërgonte në ndonjë nga bankomatet e njërës prej bankave, nga ku e detyronte të dëmtuarin të tërheqë para dhe t’ia dorëzojë atij, duke shkaktuar dëm në vlerë prej tetëdhjetë e tre mijë e pesëqind euro (83,500.00 euro). Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Gjithashtu, i pandehuri N.K., në mënyrë të drejtpërdrejtë për të dëmtuarin M.B., jep dhuratë të paarsyeshme personit zyrtar – të pandehurit I.F., në mënyrë që ky i pandehur të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare – edhe atë për punën që e ka trajtuar në cilësi të hetuesit të Njësisë rajonale të krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, ku M.B., ka qenë i dëmtuar, saktësisht i jep dhuratë të pandehurit I.F., dy vetura të prodhimit 2009, “Volswagen Tauran”, dhe veturën “Volswagen Golf”, vetura këto të marra përmes kontratave të Lizingut financiar, të cilat i ka nënshkruar i dëmtuari M.B., e që kapin vlerën totale shumën prej njëzet mijë e njëqind e nëntë euro e tetëdhjetë e nëntë cent (20.109.89) euro. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri I.F., në cilësinë e personit zyrtar – hetues i Njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, pranon dhuratë për vete dhe personin tjetër, në mënyrë që ka vepruar në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që pranon nga i pandehuri N.K., dhuratë dy veturat e lartpërmendura. Me këto veprime, i pandehuri I.F., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri K.G., me datë 09.08.2020 në orën 08:04 minuta, në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, në cilësi të personit zyrtar – polic në pikën kufitare të Vërmicës, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij dhe me dashje e shkel ligjin lidhur me detyrat e tij zyrtare dhe me dashje nuk e kryen detyrën e tij të përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që pas marrëveshjes me të pandehurin N.K., i mundëson drejtuesit të automjetit “Peugeot” me targa gjermane, kalimin e kufirit, edhe pse për të njëjtin kishte qenë në dijeni se nuk posedon dokumentacion valid, me këtë rast i sjellë drejtuesit të automjetit dobi në formën e qarkullimit me automjet. Me këto veprime, i pandehuri K.G., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit A.K., dhe N.K., nga data 29.08.2020, e deri 09.12.2020 në Prizren, në bashkëveprim, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtrojnë të dëmtuarin M.B., në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri N.K., merret vesh me të pandehurën A.K., që e njëjta të krijoj lidhje dashurie me të dëmtuarin M.B., dhe më pas e pandehura të kërkoj nga i njëjti t’i jep Autorizim të pandehurës A.K., që nga xhirollogaria e M.B., të transferoj mjete monetare si dhe të bëjë pagesa. E njëjta, ka transferuar dhe ka kryer pagesa në shumë totale prej katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë (4,395.00) euro. Me këto veprime, në bashkëkryerje N.K. dhe A,K., kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka propozuar që të konfiskohet automjeti i markës “Volswagen Golf”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Siguria në veri është përmirësuar, Serbia ka humbur ndikimin

Defender 2025` mbyllet me sukses, Vengu vlerëson Forcat e Armatosura

Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë

Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Kosova Times December 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vëllaznimi fiton ndaj Pejës

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Kosovarin e arrestuar ne Suboticë e përshkruajne si anëtarë të grupit të madh kriminal ndërkombëtar
KOSTT: Nënstacioni Prishtina 3 bëhet funksional
Izraeli sulmon Gazën qendrore teksa synon zgjerimin e ofensivës
Ursula von der Leyen dhe Josep Borrell në një vizitë zyrtare në Kiev
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?