By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19
Rajon / Botë

Blinken kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19

Kosova Times
Last updated: 2022/12/22 at 11:15 PM
Kosova Times Published December 22, 2022
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Kinës që të ndajë informacione për shpërthimin e ri me COVID-19 që po përjeton ky shtet, duke shtuar se rritja e numrit të rasteve ka ndikuar në botë.

Blinken sërish tha se ShBA-ja është e gatshme që t’i japë vaksina amerikane Kinës.

“Është e rëndësishme për të gjitha shtetet, përfshirë Kinën, të përqendrohen në vaksinimin e qytetarëve, që testimet dhe trajtimet të jenë të qasshme dhe më e rëndësishmja, të ndajnë informacionet me botën lidhur me problemet me të cilat po përballen”, tha Blinken gjatë një konference për media më 22 dhjetor.

“Ka ndikime jo vetëm për Kinën, por për gjithë botën”, tha Blinken.

Ai tha se Kina nuk ka kërkuar për ndihmë. Pekini është varur nga vaksinat e prodhuar në vend, që shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë argumentuar se kanë efekt më të vogël sesa vaksinat e prodhuara në ShBA.

“Ne jemi të përgatitur që të ndihmojmë këdo që kërkon ndihmë”, tha Blinken.

Blinken, që planifikon ta vizitojë Pekinin në fillim të vitit 2023 teksa tensionet mes dy shteteve kanë filluar të bien, tha se ShBA-ja ka interes humanitar dhe interes të vetin që të kufizojë shpërthimin e COVID-it në Kinë.

“Çdoherë kur virusi shpërndahet apo lëvizë nëpër botë, ka mundësi që të zhvillohet një variant i ri, një variant që përhapet më tej dhe vjen na godet ne dhe shtetet tjera”, tha ai.

“E keni parë se ka ndikime të qarta në ekonominë globale”, tha Blinken, duke iu referuar politikave për COVID-19 të Kinës, që është ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Kina, ku COVID-19 u zbulua për herë të parë tre vjet më parë, ka ndjekur një politikë të ashpër kundër virusit. Por, pas disa protestave gjatë këtij muaji, Pekini ndryshoi politikën e saj për koronavirus.

You Might Also Like

A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

Kosova Times December 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti deklarohet pas përleshjes në Kuvend

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Figaro për Vuçiqin dhe protestat kundër Rio Tintos: Për të fortin nga Beogradi, litiumi do të ishte ‘nafta serbe’
Masat e BE-së ndaj Kosovës, ekspertët: Dëmet do të jenë të mëdha
ASK-ja prezanton Regjistrimin e Popullsisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë
Putini Spastron Gjeneralët – gjahu pas parave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?