By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale
August 27, 2025
Liburn Aliu jep dorëheqje, shkak zgjedhja e Bashës si kryeparlamentar
August 27, 2025
Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës
August 27, 2025
Ministri turk tejkalon shpejtësinë në autostradë. Ai dëgjoi popullore dhe fjalimet e Erdoganit
August 27, 2025
Aeroplanët gjermanë Eurofighter ngriten pas një aeroplani rus mbi Detin Baltik
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: D4D lanson raportin “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > D4D lanson raportin “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”
Lajme

D4D lanson raportin “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”

Kosova Times
Last updated: 2022/12/22 at 1:47 PM
Kosova Times Published December 22, 2022
Share
SHARE

Është mbajtur konferenca lansuese e Raportit Vjetor: “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”, ku janë prezantuar të gjeturat kryesore nga monitorimi i portaleve dhe rrjeteve sociale ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë me fokus gratë, komuniteti LGBTI+, minoritetet etnike dhe personat me aftësi të kufizuara, dhe shpërndarjes së tyre në rrjete sociale.

Rezarta Delibashzade Krasniqi, Drejtore Ekzekutive në Institutin D4D, ka treguar se për gjatë një viti sa është bërë monitorimi i 20,585 artikuj, prej të cilave janë analizuar 3461 lajme nga mediat. Nga ky raport janë dal gjithashtu edhe rekomandime për politikanë që synojnë luftimin e gjuhës se urrejtjes në platforma mediatike, ndër rekomandimet kryesore janë zhvillimi i një Kodi të Praktikës së Kosovës në përputhje me standardet e BE-së që gjendet në Kodin e Përforcuar të Praktikës për Dezinformim (KPPD) më 2022 dhe Shoqëria civile dhe organizatat e mediale duhet të krijojnë dialog të qëndrueshëm dhe formal, me synim për të mbështetjen zhvillimin e legjislacionit gjithëpërfshirës për dezinformim dhe lajme të rreme.

Ndërsa Edona Krasniqi, Drejtore e Departamentit për Grantdhënje është shprehur se zakonisht në media, po ashtu edhe në rrjete sociale është parë që deri tani dhe gjuha që përdoret deri tani për të përshkruar brengat e grupe të ndryshme, si të komunitetit LGBTI, personave me aftësi të kufizuar dhe grave kanë edhe një ndikim të madh edhe tek opinioni publik. Me c’rast edhe në raportin e realizuar do të shihen shembujt dhe komente nuk kanë lënë shumë për të dëshiruar.

Allen Meta, Menaxher i Projektit ka thënë se njëri nga rekomandimet dhe pika kyçe që ne jemi duke synuar si tek institucionet dhe tek akterët kyç është që të bëjmë një fushatë mbi edukimin medial. Ky rekomandim ka dal edhe nga takimet që i kemi zhvilluar edhe gjatë takimeve me gazetar dhe redaktor.

Kurse, Niman Hajdari, zëvendës Avokat i Popullit ka thënë se Çka është e rëndësishme është edukimi për të drejtat e njeriut sepse është domosdoshmëri për një shoqëri demokratike. E ky edukim duhet të ndodh si në shkolla, si në universitet sepse duke mos pasur një edukim kemi raste të tilla ku atakohen grupe të ndryshme shoqërore. Mirëpo duhet të dimë që lira e shprehjes është absolute mirëpo mbaron aty ku atakon tjetrin.

Ndërsa Marigona Shabiu, nga YIHR, kur është atakuar komuniteti LGBTI nuk kemi pas fare pak reagim dhe mbështetje publike, as nga aspekti politik, as nga kryeministri. Kemi gjuhën e urrejtjes edhe ndaj javës së krenarisë dhe ndaj ofendimeve që i bëhen këtyre komuniteteve e po ashtu edhe komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë nuk merret parasysh. Mirëpo ne si shoqëri civile duhet të jemi më vigjilent pa marr parasysh që institucionet duhet të bëjnë punën e tyre.

Bajram Ilazi, nga Voice of Roma, Ashkali dhe Egjiptian, pjesëtarët e komuniteteve romë ashkali dhe egjiptian nuk ndër veprojnë me komunitetin shqiptar, andaj kjo na len të nënkuptojmë që ata paragjykohen. Dhe disa nga portalet kosovare nxisin edhe gjuhë të urrejtjes duke përdorur terma ofenduese duke ju referua si maqum, shkije. Ne e kemi edhe ligjin kundër diskriminimit por nuk respektohet gjithashtu e kemi edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës të cilët nuk merren as shumë me këtë gjuhë që përdoret nga mediat dhe ne si Vorae vlerësojmë se duhet të punohet më shumë me media si dhe në aspektin e edukimit dhe teksteve shkollore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale

Liburn Aliu jep dorëheqje, shkak zgjedhja e Bashës si kryeparlamentar

Kapet një person në Prishtinë me 38 qese kokainë

FT: Vendet perëndimore diskutojnë krijimin e tre linjave të mbrojtjes për Ukrainën

Fluks në Merdarë, pritjet deri në 40 minuta në dalje

Kosova Times December 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA thotë se kanë nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
Fonseca i kërkon Milan që Sassuolo të merret seriozisht
Në seancë të mbyllur, dëshmon dëshmitari i 125-të
Zeqiri: Shpërthimi në Zubin Potok ka dëmtuar infrastrukturën jetike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?