By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 10 mijë euro vlera e fotografisë “Dita e Shën Valentinit”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > 10 mijë euro vlera e fotografisë “Dita e Shën Valentinit”
Lajme

10 mijë euro vlera e fotografisë “Dita e Shën Valentinit”

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 10:53 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Ilir MUHARrEMI kritik i artit

Arti ecën përtej kohës, arti nuk mund të vendoset mbi gjithçka. Arti skllavërohet në kohë, i shërben sepse varet nga ndjenja, mendimi, dhe vlerësimi i njeriut. Njeriu jeton në familje, përgatitet për kushtetutën dhe ligjin e krijuar nga vetë ai. Rëndomë, njeriu lufton me veten, i dorëzohet vetes, ngritë flamurin e bardhë nëse pamundësia për ta tejkaluar sfidën dhe shoqërinë i shfaqet. Atëherë ai kërkon veten e tij në pasqyrën e tjetrit. Jeta e tij nuk varet vetëm nga vetë ai,  shoqëria përcakton një pjesë të jetës së tij. Shoqëria e ngritë, shoqëria e vret artistin, fajtori duhet të kërkohet edhe te vet artisti sepse timoni i tij artistik nuk ecën në rrugën e duhur.

Art nuk është vetëm një pasqyre e bukur ngjyrash, formash, lëvizjesh, ritmesh, tonesh, konceptesh, nganjëherë  bëhet çekiç me të cilin i japim formë vetes edhe veprës, edhe pse shpesh veten e distancojmë nga vepra derisa jemi vet ne vepra.

Afro 80 vepra arti janë renditur në hapësirat e dy kateve të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Veprat ishin nga koleksioni i veprave të artit të blera nga Ministria e Kulturës. Aranzhimi, vendosja  e veprave nganjëherë ja zinin frymën njëra tjetrës sepse jo çdo pikturë qëndron afër me pikturën tjetër, jo çdo format është i përshtatshëm estetikisht me formatin afër. Është një baraspeshë e mendjes që të krijon rehati dhe qetësi nga vështrimi optik i një distance totale. Është si një shfaqje teatrale dhe aktorët fillojnë të veprojnë e të flasin të gjithë në të njëjtën kohë. Çdo vepër arti në vete ishte një aventurë e mendjes, ishte një djersë, talent, sfidë ndjenjash, veçim subjektesh, shpërfaqje dritës, pluskim i shpirtit me tone të ftohta, të ngrohta. Qe një mozaik ngjyror, pasuri personale dhe fuqi kolektive i të gjeneruarit objekte, forma, stile.

Jo të gjithë ishin profesionist, jo të gjithë ishin të fushës së artit, kishte autodidakt, kishte njerëz që vonë kanë filluar ta aplikojnë artin të cilët nuk e kanë pikturuar asnjë trëndafil për t’i harruar trëndafilat e tjerë. Para artit të gjithë shfajësohemi se është art dhe vetëm art, është hapësirë për të gjithë sepse të gjithë e vështrojnë por nuk e kuptojnë, e ndjejnë, por nuk ja dinë përmbajtjen, të gjithë kërkojnë ta kuptojnë pikturën, Picasso kishte me thënë pse nuk e kuptojnë këndimin e zogjve. Ndonëse nuk është e patjetër të kuptohet çdo vepër arti sikur lulet janë të bukura, por nuk i kuptojmë.

Piktura, skulptura, instilacione, fotografi, video-instilacione kushtuan 300 mijë euro. Hera e parë që artistëve pamor ju ofrohet ndihmë e tillë. Sytë e institucioneve u kthyen kah arti pamor, por matja matematikore që mund të bëhet nuk u bë e saktë sepse disa vepra u krijuan nga dora e artistëve me përvojë shumëvjeçare, janë emra të dëshmuar jashtë kufijve, temat në vepra, realizimet teknike arsyetojnë veten e tyre përballë kohës dhe opinionit. Këto vepra më herët në heshtje u votuan nga syri i publikut, dhe shija kolektive është më e fuqishme se shija e disa anëtarëve të komisionit. Nga antika populli zgjedh, ndonëse populli shërbehet nga një individ e ai person është njeri me shumë shije dhe zemra.

Artistët na edukojnë me shijet e tyre të cilat i pikasin nga lulet kolektive popullore. Jo të gjitha veprat janë peshuar ashtu siç vet vepra ruan peshoren në vete. “Dita e Shën Valentinit” realizuar nga një grup me titull Havei, pa emër të autorit (ai që e ka shkrepur fotografinë, sepse kuadrimi, shkrepja, aranzhimi i imazhit është art) nuk theksohet. Çmimi i ofruar për këtë vepër ishte me shifër më të lartë  pra prej 10.000 euro. Kjo fotografi është paguar rekord nga të gjitha veprat e prezantuara. Puthja është art, puthja skenike, edhe nëse duhet të puthemi vrazhdët në skenë, ajo duhet të duket e bukur dhe e veçantë. Nuk ka asgjë të keqe nëse puthen dy femra ose dy meshkuj ose një burrë dhe një grua. Biologjikisht njeriu është i përcaktuar, kjo kurrë nuk mund të ndryshoj. Ato puthen, le të puthen sepse e drejta është në anën e tyre, puthja le të ndodh edhe në shesh, hapësira të ngushta, këfeteri, transport publik… Askush nuk mund ta ndryshoj këtë. Komisioni me vlerësimin kaq të lartë tregon një vetëdije tonë kolektive të prapambetur duke vënë theksin se ende kjo te ne është temë tabu dhe duhet të qëndroj në mur si vepër arti, me qëllim të shikohet, të ngopemi me këto puthje dhe ledhatime derisa  e pranojmë si diçka të zakonshme. Shoqëria një pjesë e pranon, një pjesë nuk e pranon, koha do ta zbut këtë , por kjo nuk ka nevojë të lyhet me nuanca arti ngaqë tashmë te ne nuk shikohet më kështu. Na aspektin artistik nuk zgjon ndonjë shije dhe ndjenjë të veçantë kjo vepër, është sikur t’i renditesh dy çifte në rrugë, të ju japësh koordinatën të fillojnë të puthen, pastaj ta shkrepësh aparatin. Në prapavijë vërehen mimikat e këmbësoreve duke shikuar skenën e aranzhuar. Dhimbje e madhe është për disa piktura të thella që rënkojnë, të vlerësohet kjo fotografi me atë vlerë të lartë.

Nëse krahasojmë me fotografinë e artistit Hazir Reka “Refugjati” e cila ka kushtuar 7000 euro (më pak se Dita e Shën Valentinit) , dallimi është i madh në vlerësimin artistik, teknik sepse vepra ngjallë emocion, si në aspektin psikologjik, estetik, emocional, realiteti i plakut me plis në kokë e me rrudha shekullore tejkalon artin. Janë këto rrudha që nuk mund t’i peshojë koha e hiç më pak vlera ekonomike. Vuajtja e tij pasqyron plagën për të na kujtuar se e kaluara nuk është fjollë bore që shkrihet brenda natës, por ende ekziston. Është një plak që vuajtja tejkalon perëndimin e jetës së tij, dhimbja qëndron me shekuj mbi shpatullat. Është përzierje emocionesh së vetë ekzistencës së njeriut me zërin e të gjithëve përballë dhe kundrejt dallgëve gjakatare. Ai lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur më shumë nga vuajtja se vetë natyra dhe në fund del fitimtar. Kjo vepër është një grishje e njëmendë për rrugën e qartë të njeriut ndaj trazimit, përpjekjes në rrethana, kushte tejet të rënda përballë sulmit me zero mbrojtje. Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe okupatorit por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta.

Këta janë artistët pjesëmarrës: Afrim Hajrullahu, Afrim Spahiu, Agim Balaj, Agron Blakçori, Agron Mulliqi, Alban Muja, Alban Nuhiu, Albe Hamiti, Albulen Neziri, Altin Krasniqi, Anmansa Petroviç, Arbana Hajredinaj, Arben Llapashtica, Arbnor Karaliti, Argenita Fetahu, Armend Nimani, Artan Hajrullahu, Arton Behrami, Avni Demiri, Astrit Ismaili, Avni Rudaku, Bedri Haziraj, Biljana Veselinova Komoni, Blerta Hashani, Brilant Milazimi, Burim Myftiu, Dardan Zhegrova, Dion Zeqiri, Daors Hoxha, Doruntina Kastrati, Driton Hajredini, Enesa Xheladini, Enver Hoxhaj, Erblina Karaliti, Esat Valla, Eshref Qahili, Fatmir Jusufi, Fatmir Mustafa, Faton Mazreku, Fidan Bejtullahu, Fikrete Misini, Gëzim Brestovci, Haki Xhakli, Hazir Reka, Hekuran Sokoli, Haveit, Redon Kikaj, Hysni Krasniqi, Ilir Balaj, Jakup Ferri, Jehon Gallapeni, Jeton Gusia, Jetullah Sylejmani, Kaltrina Hoda, Liridona Gjuka Bogu, Lorik Sylejmani, Luan Bajraktari, Lulzim Zeqiri, Mal Myrtaj, Mehmet Behluli, Mehmed Vokshi, Mimoza Sahiti, Nevruz Musa, Nexhmi Bardhi, Nimon Lokaj, Remzi Limani, Renea Begolli, Rexhep Ferri, Rrezartë Bajrami, Roland Masurica, Rron Qena, Sali Musliu, Shkamb Jaka, Shyqri Nimani, Urtina Hoxha, Valdrin Thaqi, Violeta Xhaferi, Yll Xhaferi, Zana Begolli dhe Zeni Ballazhi.

You Might Also Like

Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

Promovohet libri Ushtria Çlirimtare e Kosovës-në shënjestër të vazhdueshme

Promovohet libri `Ushtria Çlirimtare e Kosovës-në shënjestër të vazhdueshme

SENSACION NË TURQI: Arkeologët zbuluan vendbanime të një qytetërimi dy herë më të vjetër se ai i Egjiptit

Zbulime arkeologjike në Zagor

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Sport

Sot fillon faza e eliminimeve direkte në Katar 2022, dy ndeshje tejet interesante

Kosova Times Kosova Times December 3, 2022
Gjashtë viktima nga zjarri në një bujtinë në Zelandë të Re
KPK reagon pas shkarkimit të Agron Bekës: Kuvendi bëri shkelje ligjore
Ukraina për marrëveshjen Trump-Putin: Nuk mund të flitet për ne pa ne
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?