By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: INPO publikon raportin: Përmbushja e premtimeve të Agim Aliut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > INPO publikon raportin: Përmbushja e premtimeve të Agim Aliut
Lajme

INPO publikon raportin: Përmbushja e premtimeve të Agim Aliut

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 12:12 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Organizata Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetje të Rockefeller Brothers Fund, sot nëpërmjet konferencës për media ka publikuar raportin me titull: “Përmbushja e premtimeve të Agim Aliut”.

Valmir Ilazi, autor i raportit dhe monitorues në Iniciativa për Progres (INPO), e hapi konferencën duke përshëndetur të pranishmit dhe duke i falënderuar për pjesëmarrjen e tyre. Z. Ilazi theksoi se INPO në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike ka monitoruar qeverisjen e Kryetarit Agim Aliu në Ferizaj, për të vlerësuar ecurinë e përmbushjes së premtimeve gjatë fushatës zgjedhore për mandatin qeverisës 2021-2025. Hulumtimi përfshin vitin e parë të mandatit, përkatësisht periudhën kohore 01 dhjetor 2021 deri më 01 dhjetor 2022.

Ilazi theksoi se Kryetari i Komunës së Ferizajt nga njëqind e tre (103) premtime, ka arritur që plotësisht t’i përmbushë vetëm katër (4), gjysmë të përmbushura pesë (5), ka filluar ti realizoj tridhjetë e shtatë (37) premtime, ndërsa pesëdhjetë e shtatë (57) premtime akoma nuk kanë filluar ose  nuk ka ndonjë iniciativë për fillimin e realizimit të tyre. Tutje z. Ilazi shtoi se fushat të cilat plotësisht nuk është realizuar asnjë premtim, pra zero (0) premtime të realizuara plotësisht janë fushat: 1. Gjelbërimi, 2. Arsimi, 3. Administratë Publike, Financa dhe Buxheti, 4. Infrastruktura, 5. Shëndetësia, 6. Urbanizëm dhe Mbrojtje Mjedisore, 8. Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi, ndërsa fusha me më së shumti realizime është fusha shtatë (7) “Kulturë, Rini dhe Sport”, ku nga shtatë (7) premtime, tetë (2) prej tyre janë realizuar plotësisht, me nga një (1) premtim të realizuar janë fusha nëntë (9) dhe dhjetë (10). Nga njëqind e tre (103) premtime të dhëna gjatë fushatës, pesëdhjetë e një (51) janë projekte kapitale.

Ilazi, vazhdoi duke potencuar se nga njëqind e tre (103) premtime, gjashtëdhjetë e tetë (68) prej tyre realizohen përmes procedurave të prokurimit ose të tenderimit. Në këtë drejtim njëzetë e katër (24) prej tyre janë të përfshira në Planifikimin Përfundimtar të Prokurimit për vitin 2022, ndërsa tridhjetë e gjashtë (36) nuk janë të përfshira, dhe pjesërisht të përfshira janë vetëm tetë (8) prej tyre. Nga njëqind e tre (103) premtimet, deri më tani vetëm për njëzetë e shtatë (27) prej tyre kanë filluar procedurat e prokurimit.

Pas paraqitjes së gjetjeve kryesore, fjala u kalua tek monitoruesja në INPO, znj. Leorenta Alija, e cili para të pranishmëve prezantoi rekomandimet e dala nga raporti.

Alija, rekomandoi që Kryetari i Komunës së Ferizajt t’i intensifikojë punët në mënyrë që të realizojë të gjitha premtimet, duke pasur parasysh se numri i premtimeve të realizuara plotësisht është shumë i ulët, edhe pse është përmbushur vetëm një vit i mandatit.

Të intensifikohen punët lidhur me premtimet që kanë të bëjnë me projekte kapitale sepse nga (103) premtimet, (51) janë projekte kapitale. Përparësi t’u jepet premtimeve të cilat kërkojnë kohë të gjatë të përmbushjes, sepse jo secili premtim mund të realizohet brenda një viti.

Për premtimet e filluara dhe ato gjysmë të përmbushura të vazhdohen punët në mënyrë serioze, në të kundërtën disa prej tyre mund të dështojnë si projekte. Gjithashtu, sa më parë të fillojnë së zbatuari premtimet të cilat ende nuk kanë filluar.

Alija, theksoi se prioritet të kenë premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore, sepse për atë edhe është marrë besimi nga qytetarët dhe se projektet të përfundohen brenda afateve të përcaktuara kohore.

Ajo gjithashtu vëri në pah se komuna në njoftimet e listave për përfitues për grante apo subvencione, përveç emrit dhe mbiemrit të përfituesit, duhet të publikoj vlerën apo sasinë e përfituar. Përveç kësaj, qytetarët të mbahen të informuar me ecurinë e projekteve dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e tyre.

Rekomandimet e znj. Alja për fund ishin se Kryetari i Komunës së Ferizajt, duhet të koordinoj dhe shpërndaj përgjegjësitë për secilin drejtor komunal, respektivisht t’i vë në përgjegjësi drejtorët e drejtorive në të cilat bëjnë pjesë premtimet e pa përmbushura.

Konferenca u përmbyll me rekomandimin se Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kuvendin Komunal t’i shikojnë mundësitë se si të tejkalohet problemi i mos ndërprerjes së punëve dhe investimeve kapitale, shkak i të cilit është rritje e çmimeve, përndryshe shumë premtime do të mbesin pa u realizuar, respektivisht nga kjo nuk do të mund të përfitojnë as qytetarët. Raportin e gjeni duke klikuar KËTU. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët pushtuan një lagje në një qytet kyç të Ukrainës: “Portën” për në qytetet e mëdha minerare të Donbass

Kosova Times Kosova Times July 3, 2024
Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren
Sulmuan një person në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar
Moti në Kosove me vranësira dhe intervale me diell
Izraeli dhe palestinezët: Cilat vende e mbështesin hakmarrjen izraelite dhe cilat e dënojnë atë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?