By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MSh: OShP me vendimet e saj po lejon importin e pakontrolluar të barnave dhe po u ndihmon kompanive farmaceutike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > MSh: OShP me vendimet e saj po lejon importin e pakontrolluar të barnave dhe po u ndihmon kompanive farmaceutike
Shëndetësi

MSh: OShP me vendimet e saj po lejon importin e pakontrolluar të barnave dhe po u ndihmon kompanive farmaceutike

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 8:50 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës reaguar ndaj siç thuhet disa vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit duke thënë se po tentojnë të lejojnë prokurimin e barnave pa Autorizim të Marketingut në Kosovë, përkundër se kjo është e ndaluar shprehimisht me Ligj.

Sipas MSh-s, në këtë mënyrë OShP është duke i “ndihmuar kompanitë farmaceutike të cilat refuzojnë qe shumë vite regjistrimin e barnave dhe rrezikojnë të krijojnë kaos farmaceutik në vend”

Ministria thekson se vendime i ka kundërshtuar nëpërmjet padive gjyqësore dhe ka kërkuar pezullimin e tyre deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor.

“Jemi të bindur se gjykata do t’i konsiderojë si të kundërligjshme” thekson kjo ministri.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin

Ministria e Shëndetësisë nuk lejon rrezikimin e shëndetit publik

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me disa vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit (Vendimet nr. 397, 409/22, Vendimin nr. 425/22 dhe Vendimin nr. 596/22) përmes të cilave vendime të kundërligjshme, OSHP po tenton të lejojnë prokurimin e barnave pa Autorizim të Marketingut në Kosovë, përkundër se kjo është e ndaluar shprehimisht me Ligjin Nr. 04/L -190 për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Autorizimi për Marketing është Leje e dhënë nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale për aprovimin e barit për treg bazuar në plotësimin e kërkesave për kualitet, siguri dhe efikasitet për përdorim human në tretmanin terapeutik.

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik se të gjitha këto vendime i ka kundërshtuar nëpërmjet padive gjyqësore dhe ka kërkuar pezullimin e vendimeve deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor, e që jemi të bindur se gjykata do t’i konsiderojë si të kundërligjshme. Rreziku që i kanoset përdoruesve të barnave pa Autorizim Marketing është i lartë, pasi që në rast se ne zbatojmë vendimet e lartëcekura të OSHP-së, atëherë Republika e Kosovës efektivisht do të në vendin tonë dhe për çdo efekt të padëshiruar të barnave askush nuk do të mund të mbahet përgjegjës. Ky Autorizim është  kusht bazik i patejkalueshëm për verifikimin e sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të barnave.

Ne si institucion kemi ndërmarrë të gjitha masat që të ndalojmë prokurimet pa Autorizim Marketing, kemi ndryshuar një Udhëzim Administrativ 02/2014 që në të kaluarën ka krijuar ambiguitet në importin e barnave dhe kemi kërkuar nga të gjitha njësitë e kërkesës që prokurimet të bëhen vetëm me Autorizim Marketingu, respektivisht në përputhje me dispozitat që ka përcaktuar ligji respektiv.

Për fat të keq, në këtë reformë të sigurimit të cilësisë, jemi duke u ballafaquar me rezistencën e pakuptimtë të OSHP-së e cila paradoksalisht ka mision që të mbrojë ligjshmërinë në prokurim publik e në anën tjetër me këto vendime është duke ndihmuar kompanitë farmaceutike të cilat refuzojnë qe shumë vite regjistrimin e barnave dhe rrezikojnë të krijojnë kaos farmaceutik në vend. Nuk ka asnjë arsyetim valid dhe të pranueshëm që qarkulluesit e produkteve medicinale mos të pajisen me Autorizimin e Marketingut sipas kërkesave të Ligjit por edhe të çdo standardi për sigurinë e barnave.

Ministria e Shëndetësisë është autoriteti qe harton politikat dhe monitoron zbatimin e tyre. Si autoritet i tillë nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që në Republikën e Kosovës të vendoset në pikëpyetje protokolli bazik i kontrollit të qarkullimit të barnave. Rikujtojmë që kjo nuk është një çështje komerciale, por një çështje thelbësore e mandatit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencive të saj.

Veçanërisht, shqetësues për Ministrinë e Shëndetësisë ishte raportimi i anëtarëve të Bordit të OSHP para Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, ku u diskutua edhe për këtë çështje, dhe nga anëtarët e OSHP-së u tentua që të paraqiten të dhëna të pasakta me pasojë vendosjen në lajthitje të anëtarëve të këtij komisioni, me arsyetimin se vlerësimi i OSHP-së është thjeshtë procedural.

OSHP me vendimet e veta, jo drejtë, ka bërë interpretime të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Udhëzimeve Administrative dhe Ligjit të Prokurimit Publik dhe ka konstatuar se produktet mund të prokurohen edhe pa Autorizim Marketingu, për këtë mund të shihni vendimin nr. 397, 409/22, ku OSHP ka konstatuar se një Udhëzim Administrativ ka vlerë më të madhe se sa Ligji për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe e ka devijuar edhe përmbajtjen e udhëzimit.

Po ashtu, OSHP i mori të gjitha këto vendime, pa konsultim me organet përgjegjëse, pa angazhuar ekspertë të fushës së farmacisë dhe në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve

Protesta e punëtorëve, QKUK: Shkëputja e kontratës lidhet me OSHP-në

Nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë

Trenjake në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Koçiu: Përkushtim i stafit për lindjen e veçantë

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ShSKUK: Të merren masa ndaj logopedit që keqtrajtoi pesëvjeçaren

Kosova Times Kosova Times November 27, 2022
Jake Paul mposht Mike Tyson në meçin e shumëpritur të boksit
Tokayev tallet me propozimin e Lukashenkës për të hyrë në një aleancë me Rusinë dhe Bjellorusinë
Ahmeti e Sarrazin flasin rrugën evropiane të Kosovës e bashkëpunim rajonal
Kuzhina shqiptare në fund të listës. Turizmi shqiptarë ka nevojë për brendet e tyre ushqimore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?