By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani
October 31, 2025
Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”
October 31, 2025
Në Sarajevë, shefat e policisë së Serbisë dhe të Kosovës grinden: Daçiç e quajti Kosovën Prishtina, Sveçla u përgjigj
October 31, 2025
Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin
October 31, 2025
Tre persona përdhunuan një 18-vjeçare në Hungari për orë të tëra. I njohuri i saj filmoi gjithçka
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Organizata dhe segmente te opozites ragojnë pas miratimit të Ligjit për paga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Organizata dhe segmente te opozites ragojnë pas miratimit të Ligjit për paga
Lajme

Organizata dhe segmente te opozites ragojnë pas miratimit të Ligjit për paga

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 1:49 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Pas miratimit të Projektligjit të Pagave në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, disa parti opozitare kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, sipas organizatave të ndryshme, nuk janë marrë parasysh komentet e tyre dhe se Ligji i miratuar ka probleme të theksuara kushtetuese që nuk përkon me standardet ndërkombëtare. Ndërkohë, ekspertët thonë se kjo nuk i bën nderë Kuvendit, duke iu drejtuar vazhdimisht Kushtetueses.

Organizata e institute të ndryshme kanë dërguar një numër të madh të komenteve në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit për Projektligjin e Pagave, por që sipas tyre nuk janë marrë parasysh. Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha për Radio Kosovën se procedurat dhe praktikat e ndjekura në drejtim të miratimit të Ligjit të Pagave ishin të këqija, derisa theksoi se Ligji i miratuar ka probleme të theksuara kushtetuese dhe ligjore që nuk përkon me standardet ndërkombëtare.

“Sipas Projektligjit për Pagat, nëpunësit e institucioneve publike nuk kanë siguri juridike, për faktin se po në këtë Ligj nuk është e përcaktuar vlera e koeficientit. Përkundër që parashihet me buxhetin vjetor, kjo i bie që zyrtarët do të jenë në një pasiguri të theksuar. Partitë opozitare si dhe institucionet e pavarura, si Institucioni i Avokatit të Popullit e kanë për detyrim që këtë Ligj ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Shala.

Shala foli edhe për shumë mangësi të tjera në këtë Ligj, ndërsa, theksoi se nëse ai shkon në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit ka afat 60 ditë që të vendosë për këtë çështje.

Ndërkohë, eksperti i fushës, Safet Gërxhaliu, tha për Radio Kosovën se duhet të ketë një harmonizim të sistemit të pagave, por që duhet të jetë në koordinim me të gjithë akterët relevantë, derisa theksoi se po dëmtohet edhe performanca e Kuvendit, duke dërguar ligje në Gjykatën Kushtetuese.

“Vet fakti që miratohet një ligj dhe nuk dihet koeficienti paraprak, është një hendikep, i cili vërtetë do ta zhvlerësoj vlerën e Ligjit në fjalë. Unë besoj që Ligji duhet të bazohet në dialog, nuk duhet që të paralajmërohet që duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, dhe në këtë drejtim duhet të ketë një qëndrim unanim. Kam dronë që partitë opozitare do ta shfrytëzojnë këtë momentum për t’iu adresuar Gjykatës Kushtetuese. Përkundër paralajmërimit që një ligj i tillë mund të fillojë të zbatohet në mars të vitit 2023, do të jetë prapë në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë drejtim, vetëm po dëmtohet performanca e Kuvendit dhe institucioneve, sepse nuk i bëhet nderë Kosovës  që të kemi gjithmonë ligje që adresën e parë Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Gërxhaliu.

Por, miratimin e Ligjit të Pagave, e kanë mirëpritur sindikatat. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën, se shqetësim mbetet ende përcaktimi i vlerës së koeficienteve.

“Miratimi i Ligjit në lexim të dytë është një lajm i mirë, ngase kryesisht shumica e propozimeve tona për koeficientet janë përfshirë. Urojmë që së shpejti të dalë edhe vlera e koeficientit që është një shqetësim për të gjithë. Por, jemi të sigurt që Qeveria të dalë me vlerën, e cila do të jetë ajo që do të garantojë ngritje të pagave. Uroj që Ligji të jetë në funksion sa më shpejt”, ka thënë Jasharaj.

Në Projektligjin e Pagave, i miratuar në lexim të dytë nuk përcaktohet vlera monetare e koeficientit, por thuhet se vlera e tij, përcaktohet me Ligjin vjetor të buxhetit. Për këtë dhe disa pika të tjera, partitë opozitare nuk e kanë mbështetur këtë Projektligj, derisa disa prej tyre kanë paralajmëruar se mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji i pagave ishte miratuar një herë në shkurt të vitit 2019. Por, në janar të viti 2020, Avokati i Popullit e pati dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata, më pas, konstatoi se ligji i miratuar nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkaktonte “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

You Might Also Like

Dogana ndalon sasi të fillerëve të padeklaruar në Vërmicë

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën

Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet

Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë

Kurti për rritjen ekonomike: Politikat tona po ndikojnë pozitivisht

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Të riparohet a të mbyllet? Dilemat për Kosovën A

Kosova Times Kosova Times June 20, 2024
Avokati i Popullit i Taxhikistanit: në Rusi emigrantët shahen dhe rrahen
Në Dubai, qytet ku dielli shkëlqen 350 ditë në vit, ka rrebeshe të dendura. Një nga qendrat tregtare më të mëdha në botë u përmbyt, aeroporti nuk pranoi fluturime
Protesta anti-Trump priten në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, me më shumë se 200 aktivitete të planifikuara
Hoti: RTK-ja nuk duhet të mbetet pa buxhet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?