By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përplasje mes kryetarit të ASHAK-ut dhe Seksionit të Shkencave Shoqërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përplasje mes kryetarit të ASHAK-ut dhe Seksionit të Shkencave Shoqërore
Lajme

Përplasje mes kryetarit të ASHAK-ut dhe Seksionit të Shkencave Shoqërore

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 9:09 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Përplasje deklarimesh po ndodhin mes kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja dhe Seksionit të Shkencave Shoqërore që vepron në kuadër të kësaj akademie.

 

Kjo e funidt, pas publikimit të dokumentit “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” nga Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka reaguar ashpër duke u distancuar  nga një dokument i tillë, që sipas këtij organi,  që është publikuar në faqen e ASHAK-ut.

Ky Seksion  sqaron se ai tekst është i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja dhe se i njëjti nuk ka qenë i autorizuar për publikim.

“Seksioni, që në fillim e ka kundërshtuar publikimin e këtij teksti joshkencor në emër të Akademisë, që shihet nga Procesverbali i mbledhjes së 26 janarit 2022!”, shkruan në reagim.

“Seksioni i Shkencave Shoqërore rikujton se ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit të ASHAK­ut, Mehmet Kraja, për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është ai.

“Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjell përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë”, shkruan në komunikatën e dërguar nga email-i zyrtar i ASHAK-ut.

“Për shkak të papërgjegjësisë dhe veprimeve imponuese dhe arbitrare, Seksioni i Shkencave Shoqërore kërkon nga z. Kraja reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”, shkruan në këtë reagim, të nënshkruar nga Gjyljeta Mushkolaj, anëtare korrespodente e ASHAK-ut.

Seksioni i Shkencave Shoqërore deklaro se nëse Kraja nuk reflekton karshi përgjegjësisë institucionale dhe morale, atëherë ky Seksion do të iniciojë veprime tjera statutore.

Ndërkohë, nëorët e sotme të mbrëmjes, ka reaguar vetë kryeakademiku Mehmet Kraja.

Lidhur me deklaratën e Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK rreth tekstit të analizës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ai deklaron

si kryetar i ASHAK-ut,  nuk është në pozitë të imponojë, e as nuk ka imponuar asnjë sjellje arbitrare, përveç se ka kërkuar të shtohet aktiviteti i seksionit dhe të vendoset ligjshmëri për mbarëvajtjen e punëve në Akademi.

Lidhur me reagimin rreth analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, Kraja deklaron se me datë 17 janar 2022, në mbledhjen e Kryesisë së Akademisë, është diskutuar teksti i analizës dhe, mbështetur në procesverbalin e mbledhjes.

Kraja deklaron se në atë takim, Justina Shiroka-Pula, nënkryetare, e përkrah si iniciativë dhe thotë se ia ka përcjellë kryetarit disa sugjerime.

Ai shkruan se  Luan Mulliqi, sekretar shkencor, e mbështet analizën dhe kërkon që ajo të publikohet menjëherë.

“Sabri Hamiti, sekretar i seksionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, analizën e quan politike dhe shprehet i rezervuar për shpërndarjen e saj,  Gjylieta Mushkolaj, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, e përkrah iniciativën dhe analizën, duke sugjeruar që ajo të plotësohet me referenca,  Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës, e përkrah iniciativën dhe analizën, duke sugjeruar që ajo të plotësohet me referenca,  Rauf Dhomi, sekretar i Seksionit të Arteve, e mbështet analizën dhe sugjeron që ajo të publikohet menjëherë dhe Mehmet Kraja, kryetar, e mbështet analizën dhe publikimin e saj”, rikujton Kraja detaje nga ajo mbledhje.

Ai shprehet se ndonëse nuk e kishte obligim statutor, me propozimin e kryetarit, Kryesia vendosi që teksti i analizës t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Akademisë dhe me mesazhin e bashkëlidhur, iu kërkua anëtarëve që për vërejtjet eventuale të shprehen me shkrim në një afat prej 10 ditësh (24 janar 2022).

“Nga të gjithë anëtarët e Akademisë (38 anëtarë), janë përgjigjur me shkrim dy anëtarë: akademik Isa Mustafa dhe anëtari korrespodent Arsim Bajrami”, shkruan Kraja në reagimin e tij.

Ai shprehet se  gjatë publikimit në ueb-faqen e Akademisë, për ndonjë arsye teknike, mund të jetë shfaqur edhe versioni im i paredaktuar i tekstit, por së fundi në ueb qëndron teksti i përfundimtar, i autorizuar.

“Në fund, edhe përkundër koncensusit të gjerë mes anëtarëve të Akademisë dhe mbështetjes nga anëtarët e Kryesisë, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, me qëllim të ruajtjes së institucionit, sot kam kërkuar nga shërbimet teknike që të vihet emri im në krye të tekstit analizës në ueb-faqen e Akademisë, që domethënë se unë marr përgjegjësinë për çdo shkronjë të këtij teksti”, deklaroi kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

 

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 2144 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Sulmon gruan dhe vjehrrën në piceri, arrestohet 38-vjeçari
Gërvalla dhe zëvendëskancelari gjerman diskutuan për situatën në Kosovë
Takimi ne Ankara: Dodik diskutoi me Erdoganin “ndikimin e Perëndimit te politikanët boshnjakë”
Zyrapi: Çështja e të burgosurve nuk ishte kompetencë e drejtorisë operative, por e komandantëve të zonave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?