By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinës
January 28, 2026
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin kërkon nga industria e mbrojtjes të përmirësojë armët për ushtrinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin kërkon nga industria e mbrojtjes të përmirësojë armët për ushtrinë
Rajon / Botë

Putin kërkon nga industria e mbrojtjes të përmirësojë armët për ushtrinë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 8:38 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkoi nga shefat e industrisë së mbrojtjes ruse që të përmirësojnë punën e tyre dhe të sigurohen që ushtria ruse të marrë të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake që i duhen për të luftuar në Ukrainë.

Putin i bëri këto komente të premten gjatë vizitës në Tula, që është një qendër e prodhimit të armëve.

“Detyra kryesore për industrinë tonë ushtarake është që të ofrojë për njësitë dhe forcat që janë në vijën e frontit, gjithçka që ata kanë nevojë: armë, pajisje, municione, në sasi dhe cilësi të duhur në kohën më të shpejtë të mundshme”, tha Putin.

“Është e rëndësishme që të përmirësohen karakteristikat teknike të armëve dhe pajisjeve për luftëtarët tanë, bazuar në përvojën ushtarake që kemi fituar”, tha ai.

Gjatë kësaj jave, Putin tha se ushtria ruse u desh që të mësonte dhe tejkalonte problemet me të cilat është përballur në Ukrainë, dhe premtoi se ushtria do të ketë gjithçka që i duhet për të vazhduar luftën në Ukrainë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe deri më tani dhjetëra mijëra ushtarë janë dërguar në vijat e frontit.

Por, së fundi ushtria ruse është përballur me ngecje në fushëbetejë.

Gjatë takimit me shefat e industrisë së mbrojtjes, Putin tha se dëshiron të dëgjojë nga ta se si mund të përmirësohen disa probleme – të cilat nuk i specifikoi – dhe shtoi se dëshiron që specialistët e mbrojtjes të punojnë direkt me forcat në terren për të rregulluar armët dhe pajisjet në baza ditore.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Recetë për sallatë patateje me krem

Kosova Times Kosova Times December 21, 2025
Rama pas tensioneve në veri: BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut
Ministrja gjermane mbështet dëbimin e përkrahësve të Hamasit
Fondacioni Nobel: Çmimi Nobel për Paqe është i pandashëm nga laureati
Skulptura e Bilbil Mazrekut dhe e Arton Behramit ndajnë çmimin e parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?