By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ai la gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët për të NDALUAR NJË TERRORIST, policia e qëlloi gabimisht!
December 15, 2025
Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde
December 15, 2025
MKRS prezanton momente nga hapja e ekspozitës `Shtëpi`
December 15, 2025
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
December 15, 2025
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhetore
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U mbajt takimi i parë i Komisionit për Transformim Digjital
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U mbajt takimi i parë i Komisionit për Transformim Digjital
Lajme

U mbajt takimi i parë i Komisionit për Transformim Digjital

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 12:31 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Digjitalizimi i gjithmbarshëm është një nga objektivat kyçe të programit qeverisës dhe është pjesë e të gjitha shtyllave të Planit Kombëtar për Zhvillim 2030, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të Komisionit për Transformim Digjital.

Kryeministri Kurti theksoi se përmes zhvillimit të qeverisjes elektronike po synojmë rritjen e transparencës e llogaridhënies dhe përmirësimin e shërbimeve tona ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Me digjitalizimin, që është i ndërlidhur ngushtë me reformën dhe modernizimin e administratës publike, do të krijohen shërbime elektronike, që në qendër e kanë qytetarin, shtoi ai.

Duke pasur parasysh rëndësinë e transformimit digjital në të gjitha fushat e qeverisjes, dhe nevojën për avancim të mekanizmave qeverisës për realizimin e këtij transformimi, është themeluar Komisioni për Transformim Digjital, që do të mbikëqyrë dhe sigurojë mbarëvajtjen e procesit të transformimit digjital. Komisioni do të shqyrtojë dhe miratojë prioritetet strategjike dhe iniciativat e politikave të reja të Qeverisë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit, ofrojë drejtim strategjik, si dhe do të sigurojë koordinim ndërinstitucional në projektet me rëndësi të lartë në këtë fushë.

Në takim u theksua se gjatë këtij viti që po e lëmë pas, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë disa hapa të rëndësishëm në fushën e digjitalizimit:

Janë lansuar një sërë shërbimesh elektronike për qytetarë dhe biznese, duke u përqendruar në shërbimet më të përdorura, që kanë shkaktuar më së shumti radhë nëpër sportele.

Është lansuar sistemi elektronik për hartimin e legjislacionit dhe kemi filluar me pilotimin e projektit të rëndësishëm të ndërlidhjes së qytetarit me adresë.

Qeveria ka aprovuar strategjinë e re të arsimit, ku digjitalizimi në arsim është një nga 5 shtyllat e saj.

Është miratuar në Qeveri projektligji për sigurinë kibernetike dhe është lansuar sistemi për monitorimin e spektrit frekuencor.

Është promovuar lansimi i qendrës së të dhënave për Rrjetin Akademik dhe Hulumtues të Kosovës.

Vendi ynë për herë të parë u bë nikoqir i Samitit Digjital regjional.

Qeveria është në finalizim të dokumenteve kyçe strategjike të strategjisë së e-qeverisjes, strategjisë së sigurisë kibernetike dhe agjendës digjitale.

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të projekteve strategjike me partnerët zhvillimorë si USAID, GIZ dhe Banka Botërore.

Së fundmi, progresi jonë në fushën e digjitalizimit është njohur edhe nga Indeksi i Bankës Botërore të maturitetit të teknologjisë në qeveri (GTMI). Kosova këtë vit është kategorizuar në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale, që shënon përparim nga viti 2020, kur ka qenë e kategorizuar në grupin C të vendeve me fokus të kufizuar në qeverisje digjitale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde

MKRS prezanton momente nga hapja e ekspozitës `Shtëpi`

Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhetore

Gjendet sasi ari në Prishtinë, policia kërkon pronarin

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Atletët rusë e bjellorusë nuk do të marrin pjesë në paradën hapëse të Olimpiadës

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Analistët në Beograd: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të vazhdojë
Të katër ushtarët amerikanë u vranë pranë kufirit me Bjellorusinë
Horoskopi për datën 26 Mars
Një pacient i vdekur, pesë të lënduar nga një zjarr në QKUK
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?