By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barometri patriotik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Barometri patriotik!
Opinion

Barometri patriotik!

Kosova Times
Last updated: 2022/12/25 at 10:33 AM
Kosova Times Published December 25, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Përderisa niveli diplomatik matet me suksesin në fushën e politikës dhe diplomacisë, niveli patriotik matet me respektin dhe mirënjohjen e vlerave të individit nga shumica qytetarëve (mërgimtarëve) në një vend.

Populli barometri më i saktë

Më një fjalë, populli është barometri më i mirë patriotik për secilin dhe në çdo periudhë kohore. Që niveli i barometrit patriotik të jetë i kënaqshëm, secili veprimtar, aktivist apo politikan duhet të respektojnë disa rregulla të pashkruara të KODIT patriotik siç janë; transparenca dhe llogaridhënia ndaj anëtarësisë, morali, sinqeriteti, besnikëria, dhe shumë vlera të tjera njerëzore dhe kombëtare.

Më një fjalë patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, është forca shpirtërore e një kombi, ndërsa pseudopatriotizmi është hipokrizia apo mashtrimi i elektoratit (anëtarësisë) me fjalë të mëdha të mbështjella më petkun patriotik!

Populli është barometër aktiv dhe i përhershëm. Edhe atëherë kur nuk flet, vlerëson saktë dhe drejt. Secili që nuk i respekton rregullat e pashkruara të kodit patriotik, barometri në fjalë, pra populli e ndëshkon qoftë përmes votës së lirë apo anashkalimit dhe harresës, si njerëz të pavlerë dhe panderë!

Populli i ngjet një fëmije të vogël, i cili edhe kur nuk flet e shprehë në forma të ndryshme dashurinë dhe mirënjohjen për atë që e donë dhe ledhaton, ushqen dhe mbron nga të këqijat e ambientit që e rrethon.

Rënia e interesimit të qytetarëve (mërgimtarëve)

Sikurse që kemi rënie të interesimit të qytetarëve për votim të partive aktuale politike, kemi rënie enorme të anëtarësimit të mërgimtarëve nëpër shoqata. E gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies së aspekteve financiare.

Për më tepër se kaq, kapja e partive politike në Kosovë dhe shoqatave në Diasporë nga grupet e interesit, i ka irrituar qytetarët (mërgimtarët). Mosmbajtja e zgjedhjeve të rregullta dhe moslëshimi i postit të kryetarit, i ka shndërruar partitë (shoqatat) në korporata fitimprurëse për kryetarët historik dhe sejmenët e tyre përreth.

Mirëpo, për fatin e mirë, kemi parti dhe shoqata që mbajnë kuvende të rregullta zgjedhore, të cilat reflektojnë suksese dhe mirëbesim të ndërsjellë, gjegjësisht me ngritje të anëtarësimit nga ana e qytetarëve (mërgimtarëve).

Aty ku mbahen zgjedhje të rregullta nëpër parti dhe shoqata sukseset flasin vet, gjithnjë ka ngritje të numrit të anëtarësisë dhe shtim të aktiviteteve, bashkë me këtë edhe rritje të numrit të nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.

Kryetari historik

Kur e pyetën një kryetar historik të një shoqate, sa vite keni që jeni kryetarë?

Përgjigja ishte e shkurtër dhe e prerë, ka shumë vite, nuk e di!

Kur e pyetën sa anëtarë të rregullt i keni?

Përgjigja përsëri ishte e njëjtë, nuk e di!

Për më tepër se kaq, nuk e dinte as numrin e saktë të anëtarëve të kryesisë!

Në pyetjen, cilat janë shkaqet e rënies së numrit të nxënësve nëpër shkollat shqipe, fajin ua hodhi prindërve të “pa interesuar” për fëmijët e tyre!

Atij i bënte përshtypja vetëm shkronja “K”, e cila ngërthen në vete shumë emra të përveçëm dhe të përgjithshëm, por vetëm një i bënte përshtypje, ajo e kryetarit!

Andaj pandërprerë, e përsëriste të njëjtin refrenin:

Unë jam kryetari,

unë jam kryetari,

unë jam kryetari!

Kryetarët historik fajtorin për shkaqet e rënies së numrit të anëtarësisë duhet ta gjejnë tek vetja e tyre e jo ta hedhin tek të tjerët. Ngase aty ku ka largim të anëtarësisë, faji nuk është i atyre që ikin, por i atyre që i detyrojnë të largohen!

Në një shoqëri, kur të gjithë janë të verbër, njëri me një sy bëhet mbret!

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kosova Times December 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë pa institucione të reja

Kosova Times Kosova Times August 10, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari me disa emra
Kurti: Programi për Diplomaci Qytetare përfshinë të rinjtë e diasporës në zhvillimin e mëtutjeshëm të diplomacisë
Kurti në Belfast takon O`Toole, temë edhe rreziku nga mospajtimet etnike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?