By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik
January 9, 2026
Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin
January 9, 2026
Rusia me Oreshnik godet Ukrainen: “Kjo është hakmarrja për Valdajn!’
January 9, 2026
VIDEO Bukuroshet nëpër Kiev këndojnë ‘Të dua, Moskë!’, por ndëshkohen shumë shpejt
January 9, 2026
Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra të vdekur në ShBA dhe Kanada nga të ftohtët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhjetëra të vdekur në ShBA dhe Kanada nga të ftohtët
Rajon / Botë

Dhjetëra të vdekur në ShBA dhe Kanada nga të ftohtët

Kosova Times
Last updated: 2022/12/26 at 11:22 AM
Kosova Times Published December 26, 2022
Share
SHARE

Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 34 persona kanë vdekur në ShBA, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork.

Katër vdekje janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë afër qytezës Merit, në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike.

Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes.

Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet gjatë ditëve të ardhshme, mirëpo qytetarët këshillohen t’i shmangin udhëtimet përveç në raste emergjente.

Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të SHBA-së. Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites të së dielës, në krahasim me 1.7 milion që ishin në terr më parë, raporton AP.

Mijëra fluturime janë anuluar, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve kthimin në shtëpi në kohë për festën e Krishtlindjes.

Mbi 55 milionë amerikanë ishin paralajmëruar edhe për erëra me ngrica të dielën. Stuhia dimërore e “ciklonit bombardues” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimet nëpër ShBA.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Bufalo, tha: “Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese në Buffalo”.

“Është [si] të shkosh në një zonë lufte dhe veturat përgjatë rrugëve janë tronditëse”, u tha ajo gazetarëve të dielën në mbrëmje.

Banorët ende po përballen me një “situatë shumë të rrezikshme, kërcënuese për jetën” dhe kushdo që gjendet në atë zonë duhet të qëndrojë brenda, tha ajo.

Dymbëdhjetë vdekje u konfirmuan në zonën Erie, ku disa viktima u gjetën të vdekur në makina ose në dëborë.

Vdekje të lidhura me këtë stuhi u raportuan edhe në Vermont, Ohajo, Misuri, Uiskonsin, Kansas dhe Kolorado. Temperaturat në Floridën e Jugut ranë aq shumë, saqë iguanat u ngrinë dhe u rrëzuan nga pemët.

Shteti amerikan në pjesën perëndimore të vendit, Montana, ka qenë më i godituri nga të ftohtët, me temperatura që bien deri në -45 gradë celsius.

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Kuebekut kanë pësuar dëmet më të mëdha nga kjo stuhi.

Në Kuebek pothuajse 120.000 njerëz mbetën pa energji elektrike të dielën. Zyrtarët thonë mund të duhen disa ditë deri të lidhet sërish të gjithë shtëpitë me rrjetin elektrik.

You Might Also Like

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

Rusia me Oreshnik godet Ukrainen: “Kjo është hakmarrja për Valdajn!’

VIDEO Bukuroshet nëpër Kiev këndojnë ‘Të dua, Moskë!’, por ndëshkohen shumë shpejt

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Kosova Times December 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bala ndanë përvojat e luftimit të dhunës kibernetike ndaj grave në Kosovë

Kosova Times Kosova Times October 24, 2025
KQZ: Një javë afat për partitë politike për formim të koalicioneve
Recetë për kungull dhe arra me krem ​​djathi
BE: Kemi bërë një propozim modern evropian për Asociacionin
“Okupatorët rusë rrëmbyen 34 fëmijë nga rajoni Kherson”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?