By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 maj
May 30, 2025
Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione `Made in Albania`
May 29, 2025
Air Serbia planifikon të rrisë fluturimet për në Rusi
May 29, 2025
Shtëpia e Bardhë falënderoi Elon Musk për punën e tij
May 29, 2025
Qeveria organizon takim mes bizneseve dhe furnizuesve të energjisë
May 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungon forca e ndryshimit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mungon forca e ndryshimit!
Opinion

Mungon forca e ndryshimit!

Kosova Times
Last updated: 2022/12/26 at 9:57 AM
Kosova Times Published December 26, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Entuziazmi i viteve të para të lirisë ishte i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm, saqë me të drejtë shumë organizata botërore na krahasonin si populli më optimist në rruzullin tokësorë. Rindërtimi i shpejtë i shtëpive të rrënuara, krijojë përshtypjen sikur nuk kishte ndodhur luftë në këto hapësira!

Pas 17 shkurtit 2008 fillon zbehja e entuziazmit

Pas ri-shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, me kalimin e viteve, filloj të venitet entuziazmi dhe shpresa për jetë në Kosovë!

Fakultetet u shndërruan në fabrika të cilat prodhojnë vetëm diploma, por jo edhe kuadro të mirëfillta, ndërsa fabrikat u mbyllen për të mos u hapur kurrë! Mungesa e zhvillimit ekonomik, i hapi rrugën zhvillimit të bizneseve komerciale, të cilat, përveç djersës, mundohen t’ua pinë edhe gjakun punëtorëve me orar të stërzgjatur dhe të pandërprerë shtatë ditë në javë për një pagë të vogël, e cila as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat për jetë të dinjitetshme të një familje mesatare në Kosovë.

Për çdo ditë shkollat po zbrazen nga nxënësit, universitetet po braktisen nga studentët, po shtohet numri i shtëpive të mbyllura, po zbrazen lagje e katunde, po varfërohen edhe qytetet nga të rinjtë entuziast. Spitalet publike po mbeten pa mjekë dhe infermierë, pleqtë dhe të sëmurët kronikë po mbeten pa përkujdesje mjekësore.

Tregu i punës pothuajse është inekzistent shkaku i ikjes së të rinjve me të përfunduar shkollat e mesme, studimet ndërpriten akoma pa filluar!

Kohëve të fundit kemi ikje masive të të rinjve të punësuar në sektorin publik, përkatësisht nga Policia e Kosovës dhe FSK-ja, ndërsa bartësit e institucioneve shtetërore dhe politikanët në përgjithësi bëjnë sehir sikur nuk është ndodhur asgjë në këtë vend!

Koha e një alternative të re

Mungesa e një alternative të re politike është duke e ndihmuar imigrimin dhe zbrazjen e Kosovës nga popullata e saj. Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët, Kosova njihej si vendi me popullatën më të re në rajon dhe më gjerë, tashmë është shndërruar në vendin me ngritjen më të lartë të moshës së pleqërisë.

Sipas statistikave të fundit, mbi 70 % e të rinjve nga mosha 18 deri 25 vjeç synojnë largimin nga vendi, bashkë me këtë edhe ankthin se Kosova do të shpopullohet shumë shpejt nga banorët e saj autokton.

Bazuar në këto të dhëna, së shpejti do të mbyllen shumë shkolla fillore në zonat rurale dhe ato do të konvertohen në shtëpi të të moshuarve, pasi kjo kategori po projektohet të jetë e “ardhmja” e vendit në pesë vitet e ardhshme!

ADN-ja forcë kreative dhe shpresë për ndryshime pozitive

Unë po shkruaj dhe po kritikojë pa ndalur si analist dhe vrojtues i ngjarjeve nga largësia, po mundohem ta bëjë më të mirën për shtetin dhe kombin, për qytetarët dhe bashkatdhetarët në mërgatë, por, po më mungon forca që ta ndërroj rrjedhën e lumit i cili rrëmbyeshëm po na dërgon në humnerën e pakthim!

Angazhimi im politik apo Alternativa Demokratike për ndryshim (ADN) është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën kemi punuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë duke ëndërruar dëshmorët e lirisë.

Me dashuri për vendin, me qëllim të mirë, përkushtim dhe vendosmëri, bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të shkurtër mund ta bëjmë kthesën e madhe dhe epokale, me ç’rast popullatës do t’i kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.

Kontributi për vendlindjen dhe bashkatdhetarët duhet të jetë i pandalshëm dhe i përhershëm, me dashuri të pastër dhe pa asnjë lloj interesi personal siç e ndjejnë prindërit për fëmijët e tyre dhe anasjelltas. Dashuria prindërore dhe dashuria ndaj shtetit janë të shenjta të bekuara nga Zoti.

Mbase është momenti i fundit t’i ndalim ata pak të rinj që kanë mbetur në Kosovë për t’i dhënë shpirt dhe dritë atdheut tonë të shenjtë. Ata që e respektojnë vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me vullnetin e tij i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!

You Might Also Like

Faktori i brendshëm determinues për funksionimin e shtetit të Kosovës

Si duhet lexuar urimi i Ambasadës Amerikane për zgjedhjet në Shqipëri?

Hetimi i ministrit Peci, të dyshuar edhe prokurorët e korruptuar

Reportazh: “Gjysmë shekulli kujtime në bankat e Gjimnazit e sokaket e Gjakovës

Maloku kërkon me urgjencë reformë të thellë zgjedhore: Votimit “ahtisarian” duhet t’i vije fundi!

Kosova Times December 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku merr mbështetje nga presidenti i EPP-së, Manfred Weber

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
NATO sot me udheheqes te ri
Gërvalla takohet me homologun malazez, diskutuan për sigurinë rajonale
Prishtina mposht Lirinë, Malisheva Gjilanin
Infrakos: Stacioni i Trenit në Pejë nuk do të ndryshojë, mbrohet nga trashëgimia kulturore e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?