By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Promovohet libri ‘Klithma’ i autores Alketa Gashi Fazliu
January 30, 2026
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petkoviq: Patriarku Porfirije nuk u lejua të hynte në Kosovë përmes Merdares
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Petkoviq: Patriarku Porfirije nuk u lejua të hynte në Kosovë përmes Merdares
Rajon / Botë

Petkoviq: Patriarku Porfirije nuk u lejua të hynte në Kosovë përmes Merdares

Kosova Times
Last updated: 2022/12/26 at 5:31 PM
Kosova Times Published December 26, 2022
Share
SHARE

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije, është ndaluar që të hyjë në Kosovë nga pika kufitare e Merdares.

“Të mohosh të drejtën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, një njeriu që predikon dashurinë dhe paqes, që të qëndrojë në shtëpinë e tij në Patrikanën e Pejës, ku ndodhet selia shekullore e patriarkëve serbë, është krim modern që qytetërimi nuk ka parë më parë”, shkroi ai në Twitter më 26 dhjetor.

Ky njoftim vjen vetëm disa orë pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, tha se Porfirijes i është kërkuar që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po i ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në atë pjesë.

MPJD tha se Porfirije kishte bërë kërkesë më 23 dhjetor që të qëndrojë në Kosovë për tri ditë (26-28 dhjetor).

“Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe [KOS] dhe mediat serbe, por është ndërlidhur me deklaratën paraprake të distancimit nga veprimet dhe aktet e lartpërmendura”, thuhet në njoftim.

Patriarku Porfirije kishte planifikuar të vizitonte Patrikanën e Pejës dhe disa objekte të tjera ortodokse në Kosovë.

Sipas MPJD-së deri te ky vendim institucionet kanë ardhur pasi, siç thanë, prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas, afër Beogradit, së fundi kishte pranuar se “ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar kufirin me Republikën e Kosovës ilegalisht, dhe duke përdorur rrugët anësore – sipas tij – për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it i kishte vizituar protestuesit në barrikadat ne Leposaviq”.

Kisha Ortodokse Serbe tha më 25 dhjetor se Porfirije u “trondit” kur mori lajmin se autoritetet në Kosovës i kishin “ndaluar” vizitën e planifikuar në Kosovë.

Sipas njoftimit, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, fillimisht kishte kontaktuar përfaqësuesit e misioneve diplomatike të vendeve të QUINT-it, për t’ua sqaruar se “deklarata e KOS-it është e pavërtetë, pasi kërkesa si e tillë nuk është refuzuar, por është ndërlidhur me deklarimin nga KOS-i që distancohet dhe nuk qëndron prapa veprimeve të përfaqësuesve të saj”.

Ndryshe, që nga 10 dhjetori në rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – janë bllokuar nga barrikadat e vendosura nga disa serbë lokalë.

Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës. Autoritetet në Prishtinë argumentojnë se ish-polici Dejan Pantiq, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times December 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gruaja e zhdukur pranë Milanos, gjendet e vdekur 11 ditë më vonë. Rasti është plot me detaje të çuditshme

Kosova Times Kosova Times July 23, 2025
Oscar Piastri triumfon në garën e Hungarisë
Prokuroria Speciale do të ftojë për intervistim Haki Abazin
Presidentja Osmani ka bërë homazhe në Prekaz
“Dhjetëra mijëra kamionë janë bllokuar.” Bllokim trafiku në kufirin ruso-kazakistanez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?